Publikuar me datën: Sun, Jun 5th, 2011

Parlamenti alarmohet nga policizimi i FSK-së

Prishtinë, 5 qershor – Anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë të Kosovës janë alarmuar nga nisma e ministrave Agim Çeku e Bajram Rexhepi për ta involvuar FSK-në në aktivitete policore.
Zëvendëskryetari i parë i këtij komisioni, Rexhep Selimi, ka paralajmëruar se të hënën do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e komisionit jo vetëm për ta trajtuar këtë çështje, por edhe për të dalë me qëndrim zyrtar, nëse FSK-së i duhet lejuar që të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës, në sferat që janë specifikuar në draftmemorandumin mes MFSK-së dhe MPB-së.
Në këtë draft, një kopje e të cilit është zbardhur para tri ditësh në “Kohën Ditore” parashihet “politizimi” i FSK-së, që pos tjerash të përfshihet: në kontrollin e trafikut gjatë ndërtimeve të mëdha rrugore; në patrullimin dhe kontrollin e përbashkët të trafikut; në mbrojtjen e afërt dhe përcjelljen e eskortave të personaliteteve të rëndësisë së lartë vendëse e ndërkombëtare; në kontrollin e turmave në rrugë dhe në tubime, si dhe në menaxhimin e përbashkët të situatave në rastet e eskalimit të dhunës.
Në rast se ministri i FSK-së dhe ai i MPB-së e nënshkruajnë një memorandum të tillë, atëherë FSK-së do t’i jepet edhe mundësia që të
vendosë pika kontrolli në raste të jashtëzakonshme; të bëjë evakuimin e popullatës në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera; të përcjellë trafikun në rast të paraqitjes së ndonjë rreziku gjatë transportit të ndonjë materieje të rrezikshme, si dhe të bëjë ndaljen, identifikimin dhe mbajtjen e personave të dyshuar në hapësirat e veçanta deri në dorëzimin e tyre në Policinë e Kosovës.
Selimi ka parapëlqyer që qëndrimin personal rreth draftmemorandumit ta shprehë tek pas mbledhjes së komisionit. Por, ky deputet i “Vetëvendosjes” ka shfaqur bindjen se edhe komisioni si trup parlamentar do të dalë me një qëndrim objektiv e jo politik për këtë çështje.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në mbledhjen e së hënës të merret vendimi për t’i ftuar dy ministrat për t’i dhënë shpjegimet e tyre në një takim tjetër para anëtarëve të Komisionit.
Më i hapur se Selimi është treguar anëtari i të njëjtit komision, që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni. Ai ka thënë prerazi: “Cili do angazhim i FSK-së jashtë misionit të paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës është i papranueshëm në aspektin politik, juridik, ushtarako-policor, psikologjik etj., posaçërisht në gjendje të zakonshme dhe të qetë”. Quni ka deklaruar se nuk është në natyrën dhe në praktikat e armatave perëndimore që të merren me detyra policore. “Posaçërisht për ne si pretendues të organizatave euroatlantike nuk është e mirë të reflektojmë me simptomë të totalitarizmit, centralizmit apo çfarëdo veprimi antidemokratik dhe antikushtetues”, ka shtuar ky deputet. FSK-ja, sipas tij, nuk mund të kryejë detyra të karakterit policor nga faktet që: nuk është në mandatin e saj; nuk është e trajnuar për detyra policore; nuk posedon procedura standarde operative për kapjen dhe ndalimin  e delikuenteve; nuk i ka pajisjet dhe ambientet (objektet) për ushtrimin e detyrave policore dhe shumë mungesa tjera dhe  limite, filluar nga ato praktike deri tek ato politike.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close