Pano me emrin e Enver Zymberit e Selver Haradinajt

Seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë vetëm disa minuta pas fillimit të saj pas deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje shpalosen para deputetëve tjerë një pano ku në të ishin të shkruar emrat e Selver Haradinajt e Enver Zymberit të vrarë në veri. Ky veprim i Vetëvendosjes detyroi kryetarin e Kuvendit që të ndërpresë seancën dhe të thirr në një takim urgjentë kryesin dhe shefat e grupeve parlamentare. Ky veprim i Vetëvendosjes vjen pasi nuk kishte pajtim të plotë mes partive tjera që në Kuvend të zhvillohet një seancë e veçantë ku do të diskutohej gjendja e fundit në veri të vendit