Publikuar me datën: Wed, May 15th, 2013

Pandeli Majko e Kastriot Islami përplasen në Facebook

Dy themeluesit e Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe Kastriot Islami kanë replikuar me njëri-tjetrin në Facebook.  Fjala “tradhtar”, më e përdorura që prej largimit të tre deputetëve socialistë nga Grupi i PS dhe kandidimi i tyre në listën e PD, duket se ka ashpërsuar tonet edhe mes atyre që kanë qenë bashkë për vite me radhë. Në faqen e tij në Facebook, i pari i listës së PS-së në Tiranë, Pandeli Majko shkruan se fjala tradhtar është kryefjala e fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit. “Oh sa mirë me qenë tradhtar!… Fushata elektorale që sapo ka filluar e ka të shkruar në ‘ballë’ këtë fjali turpëruese. Ky është shembulli më denigrues për mjerimin e politikës në këto ditë me shkëlqim publicitar. Paturpësia është kthyer në një pikë vajguri në pjatën e ‘supës’ së premtimeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Respekt për të gjithë miqtë dhe kolegët e djathtë dhe të majtë që i qëndrojnë besnikë vetvetes dhe historisë nga vijnë. Mirëmëngjes!”, shkruan Majko në adresën e tij në Facebook, si një postim për të nisur ditën.

Por kolegu i tij, Kastriot Islami, të cilit i drejtohej ky mesazh, nuk mbeti në heshtje dhe iu përgjigj Majkos. Po në Facebook, Islami i kërkon Majkos që të distancohet nga Rama, të cilin e cilëson mediokër dhe të paaftë. Islami i kërkon Majkos që të konsiderojë të keqen më të madhe të tyre dyshen Koço Kokëdhima dhe Edi Rama. “Oh sa mirë me qenë inferior dhe mediokër! Turp me pas në krah personazhe që vijnë dhe kërcënojnë nënën e sëmurë, babain 85-vjeçar dhe familjen time. Turp për ty! Tradhtar është term stalinist. Armik është term i Luftës së Ftohtë. Turp! Distancohu se është turp për një personazh të cilit më 1995 i jam gjendur në krah kur e kishin shpallur tradhtar! Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh, së paku mos u bëj pjesë e maskaradës. Nëse ke guxim, jam gati të ballafaqohem, por unë dhe ti ballafaqimin e kemi me të keqen e madhe, që mban emrin Koço dhe Edi. Do të vijë dita që do ta kuptosh, por do të jetë vonë. Unë kam shpëtuar…”, shkruan Islami, transmeton Panorama.

Majko, i pari i listës së Tiranës, mbulon njësinë bashkiake nr. 5, duke pasur përballë Kastriot Islamin, i cili mbulon po këtë njësi bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Halim Kosova.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close