Publikuar me datën: Fri, Aug 19th, 2011

Pakoja dhe gjashtëpikëshi ofrohen si bazë e zgjidhjes për veriun

Prishtinë, 19 gusht – Aranzhimet për veriun e Kosovës do të kenë për bazë Pakon e Ahtisaarit dhe gjashtëpikëshin e sekretarit të OKB-së, Ban Ki-moon, shkruan sot “Koha Ditore”.Një diplomat i lartë ndërkombëtar ka shpjeguar në kushte anonimiteti se mundësitë që krijon Pakoja e Ahtisaarit janë aq të mëdha, saqë për integrimin e veriut të Kosovës nuk do të ketë nevojë të shpiket asgjë e re. Të drejtat që u jepen komuniteteve në Pakon e Ahtisaarit e edhe të drejtat në gjashtë fushat që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki- moon, i pati propozuar të krijonin realitetin e mjaftueshëm për integrimin e serbëve të veriut. Të njëjtat të drejta, sipas të njëjtit diplomat, do të duhej t’u garantoheshin edhe serbëve në pjesët e tjera të Kosovës.

Në këtë mënyrë komunat veriore serbe do të kenë një këshill regjional ku do të merreshin vendimet e krijuara mbi Pakon e Ahtisaarit. Autonominë financiare do ta fitonin edhe nga Pakoja e edhe nga pikat e Ban Ki-moonit. Komunat serbe në veri të vendit do të merrnin një pjesë të të hyrave nga doganat, do të kishin të drejtë në emërimin e komandantëve lokalë të policisë dhe gjykatat që do të funksionojnë në veri do të kenë përbërje të ndryshme nga ato në jug të lumit Ibër.

“Kur të eksplorohet Plani i Ahtisaarit deri në detaje do të ketë një ambient shumë të favorshëm. Pastaj do të varet nga Qeveria e Kosovës nëse dëshiron të bëjë lëshime të vogla në mënyrë që shteti të jetë më i pranueshëm atje. Për shembull, mund të kemi një situatë që autoritetet lokale atje kërkojnë që policia në veri të ketë një shenjë që dallohet se janë nga ai rajon i Kosovës. Në këtë rast do të ishte Qeveria e Kosovës ajo që do të vendoste në dialog me ta”, ka shpjeguar ky diplomat.

Sipas të njëjtave burime, dialogu në Bruksel i lehtësuar nga Coooper do të duhej të shfrytëzohej për zgjidhjen e çështjeve teknike ndërmjet të dyja vendeve, dhe vetëm pas krijimit të besimit do të duhej kaluar në çështjet më të ndjeshme.

“Megjithatë disa aspekte të funksionimit dhe të jetës në veri tashmë do të duhej të adresoheshin në dialog për shkak të rrethanave të krijuara. Çështja e vulave dhe e funksionimit të pikave doganore do të duhej të jetë që nga shtatori pjesë e dialogut”, ka thënë burimi.

Sipas të njëjtit zyrtar, kalimi deri tek aranzhimet duhet të mundësohet me anë të kompetencave të zgjeruara të EULEX-it në aspekte të ndryshme.

Sipas të njëjtave burime, mënyra e zbatimit të Planit të Ahtisaarit nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, sa duhet të jetë pjesë e dialogut me autoritetet lokale që do të krijohen në veri.

Edhe burimet e tjera ndërkombëtare në vend i kanë thënë gazetës se Pakoja e Ahtisaarit lë shumë hapësira për mënyrën e organizimit të jetës nga bashkësitë komunitare.

Zyrtarët ndërkombëtarë vazhdimisht ngurrojnë të mos e përdorin fjalën “status special”, kur flitet për aranzhimet që do të çojnë tek autonomia substanciale.

Që nga viti i kaluar, në qarqe diplomatike është diskutuar për modele të ndryshme, të cilat do të mund të përdoreshin si model për integrimin e serbëve të veriut të Kosovës. përderisa ndarja e Kosovës është e papranueshme, diplomatët ndërkombëtarë janë të hapur për zgjerimin e kompetencave dhe autonomi substanciale për qytetarët e asaj pjese, në mënyrë që të pranojnë integrimin në shtetin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe partitë politike në vazhdimësi kanë kundërshtuar çfarëdo autonomie dhe kompetence të zgjeruar për qytetarët e veriut të Kosovës, me arsyetimin se një gjë e tillë do të defunksionalizonte shtetin

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close