Publikuar me datën: Sun, Feb 27th, 2011

Pacolli votoi qeverinë, shkeli Kushtetutën

Prishtinë, 27 shkurt – Vetëm pak minuta pasi është zgjedhur president, Behgjet Pacolli ka shkelur Kushtetutën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në cilësinë e kreut të shtetit, ai ka votuar kabinetin qeveritar gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila është mbajtur me 22 shkurt.
Pacolli shihet në xhirimin televiziv dhe në shumë foto me dorën e ngritur lart, duke e votuar kabinetin “Thaçi 2”.
Presidentin i ri duket se nuk e ka pasur parasysh faktin se Kushtetuta nuk ia lejon që të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik, pas dhënies së betimit.
E në fakt, posti i deputetit kualifikohet si funksion i tillë.
Pacolli ka ndikuar në rezultatin e votimit të Qeverisë. Ka bërë që numri i mbështetësve të qeverisë së re, të rritet në 65. Se Pacolli ka votuar atë ditë, konfirmohet në bazë të numrit të përgjithshëm të deputetëve në sallë.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, para se t’i ftonte deputetët në votim, saktësoi se të pranishëm ishin 66 deputetë.
Pas votimit, në të cilin merr pjesë edhe Pacolli, Krasniqi konfirmon se 65 deputetë kanë votuar për dhe vetëm një kundër.
Rada Trajkoviq ka qenë ajo që e ka kundërshtuar përbërjen e qeverisë, bile duke i ngritur tre gishtërinj lart.
Gjatë votimit të qeverisë, shihet se mungon një deputet që ka qenë i pranishëm, kur është zgjedhur presidenti. Mësohet se ai ka qenë i komunitetit serb.
Ushtruesi i detyrës së presidentit të AKR-së, Ibrahim Makolli, nuk është në dijeni, nëse Pacolli ka votuar për qeverinë.
“Them sinqerisht se nuk e di”, ka thënë ai.
Por kur i është sqaruar se pamjet televizive dëshmojnë se ai ka votuar, Makolli është përgjigjur: “Ndoshta në atë kohë, Pacolli ka qenë ende në mandatin e deputetit”.
Mirëpo, profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë se presidenti nuk ka mundur të votonte në Kuvend, pas dhënies së betimit.
“Prej momentit, kur ai (presidenti v.j) e jep betimin, fillon t’i rrjedhë mandati. Dhe, në bazë të Kushtetutës, ai nuk mund të këtë asnjë funksion në parti politike e as ndonjë funksion tjetër publik”, ka deklaruar ai, nëpërmjet një bisede telefonike.
Bajrami ka sqaruar se momenti i betimit të presidentit shënon edhe fillimin e kufizimeve kushtetuese për njeriun e parë të shtetit.
Edhe pse ka qenë njëri nga anëtarët e Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Bajrami nuk ka parapëlqyer që ta bënte vetë kualifikimin e shkeljes që ka bërë Pacolli.
“Unë vetëm mund t’ju garantoj se nga momenti kur e jep betimin, ai është president i zgjedhur. Kualifikimin zyrtar, në bazë të Kushtetutës, e bën Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.
Një njohës tjetër i çështjeve juridike-kushtetuese, duke mos dashur t’i përmendet emri në gazetë, e ka ndërlidhur rastin e Pacollit më atë të pararendësit të tij, Fatmir Sejdiu.
“Nëse ish-presidenti Fatmir Sejdiu e ka shkelur pikën 2 të nenit 88 të Kushtetutës së Kosovës, Behgjet Pacolli e ka shkelur pikën 1 të po të njëjtin nen. Pasi Sejdiu, ka bërë shkelje duke kryer funksionin e kryetarit të LDK-së, Pacolli ka bërë shkelje duke e mbajtur postin e deputetit. Prandaj, nëse ngrihet ky rast në Gjykatë Kushtetuese, atëherë edhe verdikti i kësaj gjykate do të ishte i njëjtë si në rastin e Sejdiut”, ka thënë ky ekspert kushtetues.
Në nenin 88, pika 1 të Kushtetutës thuhet në mënyrë decidive: “Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik”.
Ndërsa pika 2 e të njëjtit nen, precizon: “Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”.
Ndryshe prej Sejdiut, Pacolli ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësia dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën Kosova e Re, brenda pak orësh pasi është zgjedhur president. Mirëpo, në momentin kur ka votuar për zgjedhjen e qeverisë ai ende ka qenë president i AKR-së.
Atë ditë, ai e ka pranuar se po e merrte një detyrë sa të rëndë, po aq edhe sfiduese.
“Nuk e them se dikush tjetër do ta kishte më të lehtë, sfidat janë për t’u tejkaluar, e detyra ime e re është sfida e radhës”, ka thënë Pacolli gjatë fjalimit në Kuvend. “Institucioni të cilin përfaqësoj do të garantojë unitet, stabilitet dhe jam tërësisht i dedikuar t’i shërbej atij funksioni”.
Zgjedhja e Pacollit president është duke u përcjellë me reagime negative, jo vetëm nga partitë opozitare dhe një pjesë e madhe e shoqërisë civile, por edhe nga personalitete që kanë ndikim në PDK.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, edhe publikisht kanë deklaruar se kanë votuar kundër tij.
Krasniqi ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, u ka bërë presion deputetëve që t’ia jepnin votën Pacollit, duke u thënë se, nëse votojnë kundër tij dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, ata nuk do të futeshin në listat e kandidatëve për deputetë.
Nisur nga kjo, ai ka thënë se vota reale për Pacollin ka qenë ajo e raundit të parë. E në atë raund, Pacollin e kanë mbështetur vetëm 54 deputetë.
Ndërkohë, LDK-ja dhe AAK-ja kanë paralajmëruar se do të kërkojnë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse zgjedhja e presidentit është bërë konform Kushtetutës dhe Rregullores së punës së Kuvendit.
Si çështje kontestuese, këto dy parti i marrin: mungesën e kuorumit në dy raundet e para të votimit si dhe ndërprerjen e procesit të votimit para raundit të tretë. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka paralajmëruar se “rasti Pacolli”, do të përcillet në Kushtetuese javën e ardhshme.
Mirëpo, Pacolli një ditë më herë është shprehur i gatshëm që të përballet me Kushtetuesen.
“Unë kam kaluar me 90 për qind të votave të deputetëve, të cilët ishin në sallë”, ka thënë ai, të premten.
Por, atë ditë, ai nuk e ka pasur parasysh faktin se ka votuar në cilësinë e presidentit.

Legjenda1: Behgjet Pacolli, duke votuar Qeverinë, pasi është zgjedhur president. Kjo është kundër pikës 1 të nenit 88 të Kushtetutës së Kosovës, e cila thotë: “Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik” dhe pikës 2 të po të njëjtit nen që thotë: “Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”

Legjenda2: Vetëm pak minuta pasi është zgjedhur president, Behgjet Pacolli ka shkelur Kushtetutën. Pamje televizive gjatë votimit të Qeverisë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close