Publikuar me datën: Thu, Apr 8th, 2010

Pacolli thotë se Swazilandi njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 8 prill – Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar të enjten se Kosova është njohur nga Mbretëria e Swazilandit, ndërkaq nota verbale e kësaj njohjeje sipas Pacollit do të arrijë të hënën.
Siç ka njoftuar AKR-ja, kjo njohje ka ardhur pas shumë takimeve që Pacolli kishte zhvilluar me ministrin e Jashtëm të këtij shteti F.M. Lutfo E Dlamini, dhe shumë personalitete të tjera të Mbretërisë së Swazilandit.
“Nota verbale e njohjes nga Swazilandi do të arrijë në Kosovë të hënën, i ka thënë ministri Dalmini Pacollit”, ka bërë të ditur AKR-ja.
Pacolli ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për mungesën e strategjisë për lobim, duke e vlerësuar ngecje faktin se këtë vit vendi ynë është njohur nga vetëm një shtet.
Presidenti i AKR-së ka prezantuar para gazetarëve edhe një letër për njohje nga Guineja e Re. AKR-ja kishte paralajmëruar këtë njohje në muajin dhjetor, pasi kishte pranuar një letër zyrtare ku thuhej se edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni është njoftuar për këtë njohje që i vjen Kosovës.
Sipas njoftimit, Pacolli kërkoi përgjegjësi nga Ministria e Jashtme e Kosovës për këtë njohje dhe sqarime për mosveprim dhe moskrijim të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet. Kryetari i AKR-së tha se e ka intensifikuar fushatën lobuese, veçanërisht në Afrikë dhe se së shpejti, sipas tij, Kosovën do ta njohin edhe tri vende të tjera. Ndryshe, Kosovën deri tani e kanë njohur 65 vende. Njohja e fundit, njëkohësisht e vetmja gjatë këtij viti është nga Republika Islamike e Mauritanisë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close