Publikuar me datën: Mon, Mar 21st, 2011

Pacolli: Kosova e Shqipëria të unifikojnë ligjet, tregun

Tiranë, 21 mars – Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli vizitën e tij të parë zyrtare jashtë shtetit e bëri në Shqipëri. Sot ai ndodhet në Tiranë. I pritur me një ceremoni solemne në Pallatin e Brigadave serinë e takimeve të  parapara me agjendën dyditore të qëndrimit në Shqipëri, e nisi me takimin me Presidenti Bamir Topi, pas të cilës ata dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp para përfaqësuesve të mediave.
Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, propozoi sot një nismë në Tiranë, sipas të cilës dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria do të përfitonin shumë si në aspektin ekonomik, por dhe në atë të integrimit, njofton Balkanweb.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentit Bamir Topi, Pacolli theksoi se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri duhet të plotësohet edhe më shumë, sidomos sa u përket lëvizjes së lirë të mallrave dhe ligjeve që asistojnë në këtë pikë.
“Rrugë që më parë për ta kaluar qytetarëve u nevojiteshin 10 orë, Rruga e Kombit sot bëhet për 3 orë. Por, ajo nuk është përplot, e ngarkuar sa duhet me lëvizje të mallrave dhe njerëzve. Ne do e bëjmë këtë për të formuar një treg të përbashkët. Por, kjo bëhet nëse ne që tani do heqim tarifat doganore, që përcjellësit e këtyre mallrave të kenë licenca të unifikuara. Të bëjmë ligje të njëjta, standarde të njëjta dhe kjo do na çojë drejt integrimit në BE. Ne me këtë nuk do lëndojmë askënd, do respektojmë normat me komunitetet e tjera”.
Sipas Pacollit, kjo ide dhe nismë e tij, duhet të realizohet sa më shpejt, pasi nuk ka më kohë për Kosovën.
“Lëvizja e lirë, kjo është ide e imja dhe pres shumë të realizohet dhe kështu ne do integrohemi në rajon, që në të ardhmen të integrohemi dhe në BE. Forumet që përmenda, ne do të insistojmë që ne të kemi një axhendë, dhe unë jam shumë i bindur se do kem sukses me këtë ide. Do bisedojmë për tarifat doganore që ato të mos ekzistojnë, që të jenë veprimtari plotësuese, që ajo që është në Kosovë dhe jo në Shqipëri të sillet këtu dhe ansjelltas, si p.sh, patatet, rrushi ynë që shkojnë kudo në rajon të jenë dhe në tregun shqiptar. Por jo vetëm kaq dhe lëvizje të lirë të ideve, unifikimin e teksteve shkollore, këto të ndodhin se ne duhet t’ia fillojmë tani, jemi vonë”, është shprehur Presidenti Pacolli para gazetarëve në Tiranë.

Presidenti Bamir Topi nga ana e tij theksoi se në bisedën mes dy presidentëve ishin pikërisht pikat sesi dy vendet të rritin dimensionin e komunikimit mes tyre, por edhe tema të ndjeshme, siç janë problemet me tekstet.
“Lindin probleme për përsosjen e teksteve që kanë të bëjnë me dimensionin e arsimit, për të rritur standardin e arsimit. Diskutova me presidentin që Rruga e Kombit, një element ifrastrukturor tej i rëndësishëm të shfrytëzohet me mirë për lëvizjen e mallrave me një element shumë simbolik. Pacolli e konsideroi rrugën dhe si shkëmbim të ideve, mundësi e madhe për të komunikuar për interesat tona politike, personale, ekonomike, ku dimensioni i lirisë të jetë i shprehur në mënyrë të veçantë”.

Topi theksoi se edhe pse pati një gëzim shumë të madh kur Shqipëria mori përgjigjen për lëvizjen e lirë në vendet e BE, por një brengë të madhe për Kosovën. Presidenti i Shqipërisë garantoi se Shqipëria në çdo tryezë do insistojë në këtë pikë për Kosovën.
“I thashë Presidentit se ne patëm një gëzim të madh, kur shqiptarët morën të drejtën për të lëvizur të lirë, dhe brengën time që kjo mundësi nuk u realizua për Kosovë. Në të gjitha tryezat ku do jemi të ftuar do diskutojmë që kjo të bëhet e mundur për kosovarët të cilët nuk duhet të mbesin të izoluar, kjo të bëhet e vlefshme dhe për Kosovën”.
Në këtë pikë Topi përmendi tryezat rajonale, ku vlerësoi se së shpejti një e tillë do shtrohet në Ohër nga Presidenti Ivanov.
Topi theksoi se Shqipëria do të bëjë të mundur të krijohet një reputacion i ri dhe Kosova të njihet nga sa më shumë shtete.
Një pikë tjetër delikate dhe aktuale në Kosovë, ka qenë dhe ajo për bisedimet me Serbinë, ku shumë janë shprehur skeptikë. Pacolli sot garantoi se bisedimet mes dy vendeve do jene vetëm në nivel teknik dhe kurrë nuk do të debatohetçështja e pavarësisë apo territoreve.
“Kosova hyn në një fazë tjetër, ka nisur bisedimet me Serbinë, për ardhmërinë politike të Kosovës. Nuk mund të ketë Kosova 66% të kufijve të blinduar, nuk mund të vuajë nga bandat kriminale dhe sot Kosova ka nevojë për bisedime me fqinjin tonë se humbësi më i madh ka qenë Kosova. Serbët morën çdo gjë me vete, shkatërruan fabrikat tona, lekët tanë, pensionet tona. Dhe llogaritë tona nuk mund të kërkohen në kohë paqeje me dhunë, por me biseda. Nuk do ndalemi së biseduari”, tha Pacolli duke shtuar se  “është e mbrapshtë ideja kur nuk bisedohet. Kemi shumë gjëra për të biseduar. Garantoj se kurrë nuk do të bisedohet për statusin tonë, integritetin tonë, asnjëherë nuk do bisedohet për kufijtë tonë. Çdo gjë tjetër do të jetë e nevojshme, por jam iI bindur se bisedat do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Presidenti Pacolli.

Edhe Presidenti Topi nga ana e tij ndau të njëjtin qëndrim. Në fjalën e tij Topi tha se “Shqipëria e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin rajonal dhe me vende si Serbia, edhe pse me këtë shtet na ndan një gjë shumë e madhe që ka të bëjë me Kosovën, në kontekstet europiane nuk do të thotë të mos kemi një bashkëpunim. Jam i bindur që dhe bisedimet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë, bëhen në këtë kontekst, respekt për këto bisedim”.
Ndërsa zgjedhja e Behxhet Pacollit në Kosovës solli shumë polemika, një pyetje për mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit iu bë sot të dy presidentëve, ku ideja ishte dhe ajo për zgjedhjen me referendum nga populli. Pacolli nuk përjashton se në një mandat të ardhshëm do të rikandidohet si president.
“Javën e kaluar kam nisur bisedime me njerëz që janë njohës të mirë të kushtetutës dhe ju garantoj se do promovoj me gjithë fuqinë institucionale, që më lejon Kushtetuta, në atë pikë ku flitet për zgjedhjen e presidentit dhe presidenti të zgjidhet nga qytetarët, vetëm atëherë do jem një president legjitim nga qytetarët dhe personalisht të mos e kontestojnë.
E pranoj jam ndier jokomod, unë do jem promovues i madh i ndërrimit të kësaj pike dhe besoj se do rikandidohem për President të Kosovës.
Kurse kreu i shtetit Bamir Topi theksoi se si qytetar do ishte pro referendumit nga populli, kurse si president, kjo çështje tha ai i takon Parlamentit për diskutim.
“Mendoj se në kontekstin konstitucional ka rrugë të ndryshme, por besoj se është politika parlamentare ajo që ka pasur shansin dhe atributet që nëse e sheh të arsyeshme mund të bëjë ndryshime. Si qytetar jam i parimit që presidenti të zgjidhet nga populli, jo se rruga në parlament nuk konsiderohet legjitime, por nuk më takon mua të jap orientime për politikën, por si qytetar mbetet opsioni që si qytetar kur t’i hedh një opsion, kjo duhet marrë në shqyrtim”.

Gjatë vizitës së tij Presidenti i Republikës së Kosovës, Pacolli do të zhvillojë takime të veçanta me personalitete të larta të shtetit dhe të politikës shqiptare.
Presidenti Pacolli do të ketë takime të veçanta edhe me kryeministrin Sali Berisha si dhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë vizitës së tij ai do t’i drejtohet me një fjalë përshëndetëse Parlamentit shqiptar. Presidenti i Kosovës do të takohet dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”.

Në ditën e dytë të vizitës së tij (22 mars) në Shqipëri, presidenti Pacolli do të takohet me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Pas ceremonisë së vendosjes së kurorës për nder të të rënëve në Monumentin “Nënë Shqipëri”, presidenti i Kosovës do të jetë i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës, ku do t’i dorëzohet çmimi “Honoris Causa”.

Agjenda e tij vijon me pjesëmarrjen në punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Kosovë, për t’u pasuar nga një vizitë në qytetin e Krujës ku do të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër. Gjithashtu, presidenti Pacolli do të vendosë dhe një kurorë në “Varrin e Skënderbeut”, në qytetin e Lezhës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close