Publikuar me datën: Wed, Mar 23rd, 2011

Pack: Prishtina ka keqkuptuar dialogun teknik

Prishtinë, 23 mars – “Dialogu teknik nuk nënkupton zgjidhjen e çështjeve politike e kushtetuese”, thotë Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, të publikuar sot. Fillimisht duhet të ketë një rezultat. Nuk jam e sigurt nëse ka deri më tani ndonjë rezultat, sepse ekzistojnë probleme teknike. Ju e dini se librat kadastral janë ende në Beograd – gjë që krijon probleme për investime dhe shitjen e pronave… e kështu me radhë. Nuk e di se a është zgjidhur ky problem. Është gjithashtu çështja e lëvizjes së lirë dhe e kufijve – nuk mendoj se është zgjidhur diçka. Mendoj se kanë qenë bisedimet e para, tani do të kemi sërish bisedime dhe vetëm mund të shpresojmë që të dalë diçka nga ato. Unë gjithmonë mendoj se gjithçka është konstruktive, por nëse nuk ka ndonjë rezultat nuk shoh konstruktivitet, u shpreh ajo. Problemet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, të cilat mund të zgjidhen në nivel teknik, do të duhej të zgjidheshin, thotë ajo. I përmenda një apo dy të tilla. Ka shumë mundësi për ta bërë këtë – për të mos i penguar më serbët e Kosovës që të jenë qytetarë të rëndomtë të Kosovës. Ka shumë mënyra që Beogradi të tregojë sjellje miqësore karshi fqinjëve – gjë që duhet ta bëjë po qe se dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Çështjet tjera, si ajo e statusit të Kosovës, nuk janë çështje e dialogut aktual. Mendoj se çështjet teknike janë një pjesë e tyre dhe ato politike një tjetër. Kur të jenë zgjidhur çështjet teknike, mendoj se duhet të ketë një përpjekje të re për t’i zgjidhur problemet e tjera – për të nisur zgjidhjen e problemeve të tjera. Nuk besoj se ato mund të zgjidhen shpejt, kam fjalën për çështjen e statusit. E njihni kushtetutën e Serbisë, e cila është shumë e qartë, andaj duket se kjo do të marrë më shumë kohë. Eurodeputetja Doris Pack pohon se struktura e këtij dialogu është rezultat i diskutimeve ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare, Bashkimit Evropian dhe Beogradit, që do të thotë se duhet treguar një lloj vullneti para se të sigurohet një hap më shumë drejt BE-së. Serbia e bëri këtë, duke thënë se po nis një dialog teknik. Mendoj se ia doli me këtë, por ende nuk ka ndonjë rezultat. Pra, shpresoj shumë që të ketë rezultate para vjeshtës, sepse vetëm diskutimet teknike pa ndonjë rezultat nuk mendoj se mund të shpërblehen me një qasje të re. Çështja tjetër është se në momentin kur Prishtina nisi këtë dialog, ishte më shumë në interesin e qytetarëve të Kosovës që të ketë rezultate. Mendoj se nuk do të duhej ta ndërlidhnim këtë dialog me lehtësimin e regjimit të vizave. Lehtësimi i regjimit të vizave nuk ka të bëjë me Beogradin – ka të bëjë me Bashkimin Evropian e vendet e tij anëtare që duhet ta sigurojnë atë dhe me Prishtinën, e cila duhet të përmbush kërkesat për liberalizimin e vizave. Prishtinës i duhet një udhërrëfyes, por kjo nuk ka të bëjë me dialogun teknik. Ne duhet të avancojmë në dialogun tonë me Kosovën dhe t’i japim mbështetje. Për mua, është e qartë se duhet që, vendit të fundit në rajon, së paku t’ia japim një mundësi për të marrë udhërrëfyesin dhe për të nisur përmbushjen e kushteve për të hyrë në regjimin pa viza. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo, por nëse nuk niset kjo punë, as nuk mund të përfundohet. Sipas saj ky dialog është i rëndësishëm për të dyja palët. Nëse nuk ke marrëdhënie të mira fqinjësore, si mund të hyjsh në Bashkimin Evropian, – pyet. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga parakushtet, sidomos për vendet që kanë pasur mosmarrëveshje në vitet e 90’ta, do të duhej të ishte e mundshme që të ulen së bashku dhe ta zhvillojnë një dialog në mes vete, të kenë marrëdhënie normale edhe pse njëri nga ata nuk mund ta njohë Kosovën si shtet të pavarur në këtë moment. Mendoj se ka shumë mundësi të tjera për të pasur marrëdhënie të mira. Kjo duhet të bëhet dhe kur të jetë bërë, atëherë krijohet një fillim i mirë për një hap të ri të Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Ne e kemi këtë interes, por Serbia duhet të përmbushë kushtet. Kështu ka qenë me Kroacinë dhe me vende të tjera, e kështu do të jetë edhe me Serbinë. Pa marrëdhënie të mira fqinjësore, ata nuk do të hyjnë në Bashkimin Evropian. Rreth pohimeve të autoriteteve kosovare se presin që në përfundim të këtij dialogut, Kosova do të njihet nga Serbia, z-nja Pack u shpreh se ata kanë keqkuptuar dialogun teknik. Dialogu teknik nuk nënkupton zgjidhjen e çështjeve politike e kushtetuese. Dialogu teknik është një gjë dhe Prishtina do të duhej të ishte e kënaqur nëse arrin rezultatet e nevojshme. Çështjet tjera duhet të zgjidhen me kohë – hap pas hapi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close