Publikuar me datën: Fri, Jun 11th, 2010

Pack: Beogradi do ndarjen e Mitrovicës, jo përmirësimin e jetës së serbëve atje

Berlin, 11 qershor – Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka kritikuar ashpër politikën e Beogradit ndaj Kosovës. Në një intervistë për portalin informativ “euractiv.de”,të cilën e transmeton sot “Koha Ditore”,  Pack ka deklaruar se “serbët po koketojnë me idenë e ndarjes së Mitrovicës”. Sipas saj, Serbia synim kryesor ka territorin dhe jo mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, siç theksojnë politikanët e Beogradit. Pack tha se objektet e trashëgimisë kulturore serbe gjenden përtej lumit Ibër dhe jo në veri të Kosovës. Sipas deputetes evropiane, serbët “dikur duhet të mësohen që të sillen mirë me fqinjët e tyre. Nëse Beogradi përkrah strukturat paralele në Kosovë dhe i trajton si tradhtarë ata serbë që duan të bashkëpunojnë në Kosovë dhe marrin pjesë në zgjedhje, atëherë një gjë e tillë është vështirë të përpihet. Serbët duan të jenë pjesë e BE-së dhe para së të bëhen anëtarë, ata duhet t’i zgjidhin këto probleme, në mënyrë që të jetë i mundshëm bashkëpunimi rajonal”. Momentalisht, shtoi Pack, politikanët serbë, sikur ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq synojnë që në Kosovë të shkaktojnë vetëm probleme dhe t’i mbajnë tensionet të ngritura. “Beogradi nuk dëshiron të përmirësohet jeta e serbëve në Kosovë. Serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër – për dallim prej atyre në veri që patjetër duan trazira – duan thjesht të marrin fatin e tyre në duar të veta dhe të ndërtojnë të ardhmen e komunitetit dhe të fëmijëve të tyre. Një gjë e tillë për Beogradin është halë në sy”.
Duke folur për punën e misionit të BE-së, EULEX, në Kosovë, Pack nënvizoi se “EULEX-i gjendet para grumbujve të dosjeve, që ia ka lënë UNMIK-u. UNMIK-u për dhjetë vjet me radhë nuk ka sqaruar asnjë rast gjyqësor. Këtë tani duhet ta kryejë EULEX-i dhe njëkohësisht të punojë në çështjet aktuale”. Pack pranoi se bashkëpunimi mes shefit të EULEX-it, Yves de Kermabon, dhe atij të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, nuk po ecën pa tensione.
Deputetja Pack është treguar e zhgënjyer me samitin e fundit të Bashkimit Evropian në Sarajevë. Ajo ka thënë se samiti nuk kishte asnjë synim, prandaj as që mund të pritej diçka prej tij. “Fakti që Skënder Hyseni bashkë me përfaqësuesin e UNMIK-ut kanë qenë në një tavolinë me Vuk Jeremiqin po konsiderohet si sukses i madh. Kjo është diçka e bukur, por unë nuk do ta mbivlerësoja”. Pack e ka quajtur “të tmerrshëm” propozimin e të ngarkuarës së BE-së për Politikë të Jashtme, Caterine Ashton, që BE-ja të caktojë një të ngarkuar të posaçëm për Ballkanin. “Ky është një propozim i tmerrshëm. Ne kemi mjaft emisarë të posaçëm, kemi mjaft institucione evropiane dhe ndërkombëtare. Ata po ia shkelin këmbët njëri-tjetrit. Njerëzit në rajon nuk kanë mirëkuptim për këtë dhe janë ngopur me Bashkimin Evropian”.
Lidhur me vendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) mbi legalitetit e pavarësisë së Kosovës, Pack tha se vendimi nuk do të jetë “as mish, as peshk”. Sipas Doris Pack, vendimin e GJND-së secila palë do ta interpretojë sipas kutit të vet. “Mendoj se vendimi nuk do të jetë i tillë, që vetëm njëra palë apo tjetra të jetë e lumtur”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close