PA U SAKRIFIKUAR NË PROFESION NUK MUND TË JESH HERO

PA U SAKRIFIKUAR NË PROFESION NUK MUND TË JESH HERO
Revista „AlbPlanet“: Kam bindjen se punëtorët e përkushtuar të arsimit i sjellin të mira kombit dhe mund të quhen edhe heronj; cili është autoriteti i mësimdhënësit sot sipas jush, sa respektohet ai nga rrethi dhe shoqëria, sa vlerësohet puna e tij nga institucionet?
Nehat Jahiu: Ndoshta nuk më përket mua ta them këtë që ju e keni thënë në këtë pyetje tuajën, sepse edhe unë i takoj këtij profesioni si një punëtor i arsimit, por duhet thënë gjithnjë të vërtetën pa marrë parasysh se në çfarë pozite je kur të bëhet një pyetje e till, sepse opinion kërkon përgjigje të saktë dhe unë jam i till që gjithnjë më pëlqeu apo dikujt tjetër përgjigjet e mia i jap ashtu siç duhet dhënë pa kurfarë hamendjeje. Është më se e vërtet ajo që e thuani edhe ju me bindjen tuaj se punëtorët e arsimit kanë qenë janë dhe do të jenë ata të cilët i kanë sjellur, i sjellin dhe do ti sjellin të mirat kombit të tyre dhe lirisht siç potenconi edhe ju se mund të jenë heronj, por këtu unë do të kisha shtuar se kjo nuk vlenë për të gjithë punëtorët e arsimit në përgjithësi. Kjo vlenë vetëm për ata që janë të lidhur ngushtë shpirtrisht dhe fizkisht me tërë qnien e tyre me profesionin e arsimit që kanë zgjedhur që nga fillimi i karrierës së tyre e deri në përfundim të karrierës duke e kryer këtë mision të shenjtë me nder dhe respekt. Pa u sakrifikuar në këtë profesion nuk mund të jesh hero. Unë lirisht do e them edhe këtë për fat të keq me një keqëardhje se disa në kohëra të ndryshme , por edhe sot janë rastësisht në këtë profesion,rastësisht e bartin emrin punëtor i arsimit dhe këta individ që nuk janë të paktë duhet sa më shpejtë të largohen nga ky profesion, sepse nuk e kanë vendin aty. Këtë e them me plot vetëdije dhe përgjegjësi se duhet sa më shpejtë të ikin nga ky prefesion se rastësisht janë në këtë instucion arsimor që nuk duhet të jenë. Sa i përket edhe pyetjes se cili është autoriteti i mësimdhënësit sot nga rrethi apo shoqëria edhe ketë përgjigje do e them troç e shqip. Autoriteti i mësimdhënësve nga rrethi jo në përgjithësi, por jo edhe pak është mjerim. Sot shumë pak për të mos thënë aspak, sepse duhet bërë përjashtime mësuesi nuk ka fare respekt nga rrethi ku ai jeton dhe vepron. Shumë më teper respektohet një rrugaç, një hajn dhe…, një… se sa një arsimtar i mirëfilltë i cili tërësisht ia ka përkushtuar jetën e tij arsimimit dhe edukimit të gjeneratave, ardhmërisë së poppullit të tij. Dua ta plotësoj përgjijen e pyetjes në tërësi duke mos lënë anësh se edhe nga ana e shoqërisë autoriteti i mësidhënësit në këto vitet e fundit është mbivlerësuar dhe është nënçmuar dhe mbivlerësuar dhe nuk i është dhënë vendi të cilin ata e meritojnë. Nga institucionet puna e mësimdhënësit, gjithnjë flas për mësimdhënësin e mirëfilltë është shumë përbuzëse në çdo aspekt. Është për keqardhje për mësimdhënësit se në çfarë niveli të jetesës së tyre kanë mbetur në këtë kohë të pa kohë siç e quaj unë në të shumtën e rasteve. Mjerim… Është absurd mbi absurdin!… Është turp!… Atëherë çfarë respekti kërkojmë të ketë mësimëdhënësi. Unë besoj se këtu nuk duhet koment…
