Publikuar me datën: Sun, Apr 29th, 2012

Pa koordinator për veriun

Ylber Hysa, në fund të shkurtit të vitit 2010 ishte emëruar koordinator i Qeverisë së Kosovës për integrimin e Veriut. Menjëherë pasi pati marrë detyrën, ai kishte thënë se misioni i tij mund të ketë sukses, për të zbatuar strategjinë e Qeverisë..

Por, dy vjet më vonë, pjesa mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të funksionojë jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Të gjithë ata që janë disfatistë dhe që tash i kanë çuar duart përpjetë, besoj që nuk janë pjesë e kësaj strategjie”, kishte thënë Hysa, për Express.

Por, ish-nënkryetari i ORA-s nuk e çoi deri në fund misionin që i ishte ngarkuar – integrimin e pjesës veriore në sistemin ligjor dhe kushtetues të Kosovës.

Ylber Hysa, prej të mërkurës, është emëruar në detyrën e re, si ambasador i Kosovës në Maqedoni. Gjatë mandatit të tij, përpos disa takimeve që ka pasur dhe hartimit të disa raporteve, puna e tij nuk ka dhënë rezultate. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ende nuk ka gjetur një zëvendësim për këtë detyrë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se nuk e di, nëse do të ketë koordinator të ri, sikurse nuk e di nëse do të ketë edhe strategji të re për Veriun.

“Kryeministri vendos këtë”, ka qenë përgjigjja e Hajredin Kuçit, i cili më herët ka theksuar se njeriu që pritet të emërohet në postin e koordinatorit të ri duhet të jetë i pranueshëm për serbët lokalë.

Burime të Expressit brenda Qeverisë kanë thënë se ka mundësi që të mos ketë fare koordinator.

“Në Qeveri ende nuk është diskutuar për zëvendësimin e Hysës. Duhet njëherë të shohim se çka dëshirojnë veriorët, e pastaj të vendosim”, ka thënë zyrtari i Qeverisë.

Ndryshe, idenë për të emëruar një zyrtar të ri për veriun është kundërshtuar nga sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë realitetin në Veri, para se të marrë hapa të tjerë për pjesën më problematike të Kosovës.

Pavarësisht emërimit të koordinatorit, tash e dy vjet Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të ketë ndonjë ndikim në pjesën më problematike të Kosovës. Strategjia për integrimin e pjesës veriore nuk ka gjetur zbatim dhe tash me veriun po merren KFOR-i dhe EULEX-i, pasi serbët lokalë i kanë bllokuar rrugët me barrikada si pasojë e aksionit të ndërmarrë nga Policia e Kosovës, në korrik të vitit të kaluar.

Zyrtarë të BE-së tani po kërkojnë që pala kosovare të hartojë një strategji socioekonomike për veriun, por gjërat në këtë drejtim nuk kanë lëvizur ende.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close