Publikuar me datën: Tue, Feb 8th, 2011

OSBE publikon profilet e komuniteteve të Kosovës

Prishtinë, 8 shkurt  – Misioni i OSBE-së publikoi sot një përmbledhje gjithëpërfshirëse me të dhëna demografike, socio-ekonomike dhe kulturore të komuniteteve të Kosovës.
Profilet theksojnë atributet e veçanta, nevojat dhe brengat e komuniteteve që përbëjnë pakicë në nivelin lokal, si dhe sfidat me të cilat përballen ato.
“Profilet e komuniteteve përcjellin një porosi konstruktive dhe të qartë te të gjithë ata që bartin përgjegjësi për barrierat ekzistuese ndërmjet komuniteteve cilat parandalojnë shumë njerëz që të gëzojnë të drejtat e tyre”, tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer. “Mungesa e mirëkuptimit për nevojat dhe brengat e veçanta apo ndonjëherë edhe të përbashkëta të njëri- tjetrit mbeten sfidat kryesore pë ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë”.
Profilet ofrojnë shtjellim të gjendjes së këtyre komuniteteve në tërë Kosovën, duke u fokusuar në qasjen në shërbime, pjesëmarrjen në jetën publike, siguri, punësim, kthim e re-integrim, qasje në pronë, banim dhe arsim.
Përmbledhja gjen se niveli i gëzimit të të drejtave dhe lirive ndryshon nga komuna në komunë nganjëherë me liri të kufizuar të lëvizjes, pjesëmarrje të pamjaftueshme në jetën publike, qasje të penguar në shërbime dhe marrëdhënie të rënduar ndëretnike si çështje kryesore që kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme.
“Duke identifikuar vështirësitë me të cilat përballen komunitetet, OSBE kërkon të inkurajojë autoritetet që të përgjigjen ndaj nevojave specifike të këtyre komuniteteve në mënyrë më efektive përderisa promovojnë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë”, tha Ambasadori Almhofer.
Profilet janë të bazuara në hulumtimet dhe aktivitetet monitoruese të OSBE-së të bëra gjatë vitit 2010. Ky është një përditësim i përmbledhjes fillestare të Misionit të vitit 2009 rreth komuniteteve të Kosovës. Ato mund të gjenden në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze në faqen zyrtare të internetit www.osce.org/kosovo.
Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë është një nga përgjegjësitë kryesore të Misionit. Gjithashtu OSBE bën vlerësime periodike rreth zbatimit të të drejtave të njeriut nga institucionet që kanë për detyrë mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close