Publikuar me datën: Sun, Jan 22nd, 2017

Opozita s’e kupton pse Kosova duhet të dialogojë të martën me Serbinë në Bruksel

Rifillimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të sjellë ndryshim në përbërjet e delegacioneve të të dyja palëve.

Përveç, kryeministrit Isa Mustafa që do të marrë pjesë në takimin që pritet të mbahet të martën në Bruksel, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se pjesë e delegacionit të Prishtinës, do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

“Kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, tha Abrashi për Koha.net.

Por, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, nuk ka mundur ta konfirmojë nëse takimi i së martës do të ndodhë apo jo.

“Siç e dini, Mogherini e ka lajmëruar një takim të mundshëm mes kryeministrave, ka pasur konsultime intensive, mirëpo deri në këtë moment, nuk mund ta konfirmoj që takimi të ndodhë apo jo, ky takim ka për qëllim relaksimin e situatës pas tensioneve të javëve dhe muajve të fundit mes të dyja shteteve”, i ka thënë KTV-së Murtezaj.

Kohavisioni ka insistuar të marrë edhe qëndrimin e Presidencës së Kosovës, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Nga ana tjetër, pala serbe nëpërmjet kryeministrit Aleksander Vuqiq konfirmoi se ky takim do të mbahet të martën, ku përkrah tij do të jetë edhe presidenti Tomisllav Nikoliq.

“Të martën në mbrëmje do të vazhdojmë dialogun në Bruksel me Prishtinën, me mbështetjen e përfaqësueses së BE-së Federiga Mogherini. Serbia do të jetë e përfaqësuar në nivel të lartë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, ndërsa unë si kryeministër i Qeverisë. Mendoj që edhe shqiptarët do t’i sjellin përfaqësuesit e tyre më të lartë të shtetit. Shpresoj se do të ketë mjaftueshëm mirëkuptim që të mos dërgohen më armë në zonat e banuzra me serbë për të treguar muskujt. Ajo që është më e rëndësishmja për Serbinë është shmangia e konflikteve dhe provokimeve”.

Për “Vetëvendosjen”, dialogu me Serbinë nuk ka asnjë arsye të vazhdojë.

Ndërsa, AAK-ja konsideron se mbajtja e këtij takimi është miratim i ndalesës së Ramush Haradinajt në Francë.

Pasi u ndalua hyrja e trenit ilegal serb në Kosovë, shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federiga Mogherini, si ndërmjetësuese e dialogut, ftoi në një takim krerët e dy qeverive.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close