Publikuar me datën: Wed, Feb 23rd, 2011

Opozita: Rrugë e rrezikshme për Kosovën

Prishtinë, 23 shkurt – Përfaqësuesit e partive politike opozitare zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe votimin në Kuvendin e Kosovës të kabinetit të ri qeveritar e cilësojnë si lajm jo të mirë për vendin.

Ata, sipas Radio Evropës së Lirë, konsiderojnë se zgjedhja e Behxhet Pacollit në postin e presidentit dhe e Hashim Thaçit në postin e kryeministrit është bërë për interesa personale dhe jo për interesat e qytetarëve të vendit.

Glauk Konjufca, anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje tha se me zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë se Kosovës, nuk ka ndodhur institucionalizimi i institucioneve, por e kundërta.

Sipas tij seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u zgjodhën Presidenti dhe Qeveria, ishte dëshmi e demaskimeve të mëdha.

“Me zgjedhjen e Pacollit president, nuk do të bëhet më i mirë Pacolli, por Kosova do të jetë shtet më i pasigurt. Në anën tjetër, Jakup Krasniqi, në vend që të sillej në momentet më vendimtare si Kryetar i Kuvendit, ai shërbeu si Sekretar i PDK-së, kur tha se pauza e dhënë gjatë votimit ishte antikushtetuese, por në të njëjtën kohë vetë e dha këtë pauzë”, tha Konjufca.

Konjufca tha se si Pacolli ashtu edhe Thaçi nuk janë në politikë për të mirën e Kosovës, por të dy sipas tij, janë e keqja e Kosovës në rrafshin politik e ekonomik.

“Behxheti i frikësohet Thaçit, kurse Thaçi i do paratë e Behxhet Pacollit . Hashim Thaçi gjatë fushatës zgjedhore thoshte se nuk do të bënte koalicion me titistë, por në fund ai bëri koalicion me të vetëquajturin Tito i Kosovës. Vetëvendosje është kundër Titos dhe kundër kryeministrit të Titos”, deklaroi ai.

Ardian Gjini shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se koalicioni PDK-AKR dhe partitë e tjera nga minoritetet, nuk do të sjellë rezultate pozitive për Kosovën.

“Arsyeja është se këta dy njerëz kanë bërë marrëveshje biznesi dhe i kanë degraduar institucionet e Kosovës në vazhdimësi. Dhe kjo marrëveshje nuk ka aspak të bëjë më interesat e qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës, por ka të bëjë ekskluzivisht me interesat e individëve dhe grupeve te caktuara. Mendojmë se kjo është kulmim i asaj që ka filluar para tri viteve, të ndërtimit të një sistemi të zaptimit të Kosovës”, tha Gjini.

Gjini ka deklaruar po ashtu se seanca e Kuvendit, nuk i ka kontribuuar demokracisë në Kosovë, dhe siç shprehet ai, Kosova tash ka rrëshqitur në një rrugë të rrezikshme.

“Kosova ka hyrë në një rrugë tepë te zorshme, tepër të rrezikshme; është manipuluar vullneti i qytetarëve të Kosovës; është manipuluar sistemi i zgjedhjeve edhe në Kuvendin e Kosovës. Është imponuar zgjedhje e dy njerëzve që nuk po i do shumica e shqiptarëve në Kosovë”.

“Dhe tani duhet të fillojmë që të jemi të qartë se shqiptarët janë në opozitë në Kuvendi e Kosovës. Mendoj se nuk është gabim që të fillohet dhe të thuhet kështu. Këto institucione nuk kanë mandat që të negociojnë në emër të qytetarëve të Kosovës”, tha Gjini.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës , institut ky që monitoron punën e Kuvendit, ka reaguar duke thënë se gjatë votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës është shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja e punës e Kuvendit. Driton Selmanaj tha:

“Në këtë rast ne konsideroj se liria e shprehjes edhe e vendimit, dhe e qasjes së deputetëve është cenuar dhe mënyra se si është ndërpre seanca plenare na bën të besojmë që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ndihen të lirë për të votuar për preferencat e tyre politike”, tha Selmanaj

Ndryshe zyrtarët e LDK-së kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet kryesia e partisë dhe nga ai takim do të dilet me një vlerësim lidhur me seancën e Kuvendit të Kosovës ku është zgjedhur presidenti dhe është votuar kabineti i ri qeveritar.

Të tria partitë në opozitë, kanë braktisur sallën e Kuvendit gjatë procedurave të votimit për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close