Publikuar me datën: Sun, Jul 24th, 2011

Opozita e shoqëria civile arsyetojnë Jahjagën para Pacollit

Prishtinë, 24 korrik – Njëri nga tre nënshkruesit e marrëveshjes që Atifete Jahjaga të bëhet presidente, Behgjet Pacolli e ka vënë në dyshim shfrytëzimin për lobim që është duke ditur t’ia bëjë Jahjaga postit të presidentes, shkruan sot Koha Ditore.

“Trampolina e presidentit është një vend ideal për shtetformim dhe sidomos për njohjet. Unë besoj që njerëzit që punojnë rreth presidentes këtë e dinë dhe të isha unë këshilltar i presidentes do t’i koordinoja vizita të shumta në vende të botës asaj”, ka thënë Pacolli. “Detyra ime është ta informoj presidenten, ajo është shefja e diplomacisë kosovare, unë gjithmonë e informoj për lëvizjet e mia, por ata nuk janë të obliguar që të më informojnë çka bëjnë ata dhe unë shumë pak di për aktivitetet e presidentes, pa pretendime”.

Mirëpo, anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se presidentja Jahjaga është një gjë e mirë për Kosovën. “Puna që po e bën jashtë Kosovës është me peshë të madhe dhe shumë pozitive për Kosovën: ajo po e prezanton një imazh të ri për Kosovën. Ne tashmë së fundi gjatë një vizite që e kemi pasur në Bruksel si deputetë të Parlamentit të Kosovës kemi vërejtur se në institucionet më të larta në Bashkimin Evropian emri i presidentes është përmendur në frymë shumë pozitive për punën e saj”, ka thënë ajo.

“Për sa i përket Pacollit, ai është subjektiv dhe shpirtngushtë për shkak të rrethanave që është gjetur ai më herët lidhur me postin e presidentit”.

Drejtori i institutit “KIPRED”, Krenar Gashi thotë se “deri më tani, presidentja Jahjaga ka bërë një punë shumë të mirë në bazë të kompetencave kushtetuese, ka përfaqësuar vendin në disa samite me shefa shtetesh dhe ka qenë e ftuar në disa vizita zyrtare”. Gashi ka thënë se Pacolli duhet ta dijë se nuk i takon presidentes që të lobojë për njohje.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close