Publikuar me datën: Thu, Dec 29th, 2011

Opozita askund, Qeveria dhe Thaçi s’kanë arsye për shqetësim

Prishtinë, 29 dhjetor – Viti 2011 pati nisur edhe me një fillim të ri në skenën politike të Kosovës – krijimin e Qeverisë së re me oponentët e saj partiakë në Kuvend. Gjatë vitit që po lëmë pas, ekzekutivit të vendit me në krye Hashim Thaçin iu drejtuan një varg kritikash për veprimet e saj në fusha të ndryshme.

Por, çfarë bëri opozita kosovare përveç se kritikoi partitë në pushtet?

Njohësit e rrethanave politike në Prishtinë flasin për ekzistimin e një krize parlamentare në Kosovë, për shkak të, siç thonë ata, mungesës së një opozite apo blloku opozitar, i cili do të duhej ta kryente funksionin e tij si në çdo demokraci parlamentare.

Analisti Jusuf Buxhovi thotë se me opozitën aktuale, kryeministri Thaçi nuk ka arsye për t’u shqetësuar fare për mandatin e kabinetit të tij.

“Hashim Thaçi si politikan – madje tani me sa po shihet, nuk ka fare nevojë të brengoset se një opozitë e tillë mund ta rrezikojë. Përkundrazi, çdo sjellje e saj, për fat të keq, po i sjell atij pikë”, shprehet Buxhovi për Radion Evropa e Lirë, për të shtuar se me hyrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend ka ndryshuar vetëm përbërja e legjislativit, por nuk është përmirësuar niveli i debatit politik në këtë institucion.

Buxhovi – njëri nga themeluesit e LDK-së, hedh fajin pikërisht te kjo parti, e cila, siç thotë ai, ka dështuar përgjatë viteve të kaluara – qoftë në rolin e saj gjatë bashkëqeverisjes së dikurshme me Thaçin, qoftë tani, kur bën pjesë në radhët e partive që s’janë më në pushtet.

“Barra më e madhe i bie LDK-së. Përgjegjësia është tek ajo parti, sepse është një parti shtet-ndërtuese; është një parti, e cila ka udhëhequr lëvizjet shtet-formuese në vitet ’90; një parti që ka merita të mëdha në këtë lëvizje, por që ka dështuar në jetën parlamentare. Ka dështuar edhe në kohën e Rugovës, veçmas nga zgjedhjet e para të vitit 2001 dhe ato të vitit 2004, kur pati hyrë në bashkëqeverisje me kujtesën se kjo bashkëqeverisje i ka lejuar apo i ka krijuar një komoditet udhëheqësve të LDK-së për të vepruar keq. Këtu unë e shoh krejt defektin e kësaj që po ndodh”, thekson Buxhovi.

Të kundërtën e thotë analisti Ismail Hasani, me vlerësimin se LDK-ja dallon nga partitë e tjera opozitare.

“Lëvizja Vetëvendosja aktualisht operon me gjuhën stigmatizuese verbale karshi pozitës, gjë që nuk i kontribuon zhvillimit të proceseve politike në Kosovë – përjashto LDK-në që, si parti opozitare dhe si partia e dytë në Kosovë për nga numri, ka reaguar në situata të ndryshme, duke i adresuar kërkesat dhe kritikat Qeverisë me një platformë, e cila është ndryshe nga subjektet e tjera politike, siç është rasti i Vetëvendosjes”, shprehet Hasani për REL.

Subjekti politik që nuk u përmend fare nga këta dy analistë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë, emërues i përbashkët i vlerësimeve të Buxhovit dhe Hasanit mbetet mungesa e ofrimit të alternativave reale për përmirësimin e qeverisjes aktuale, që, sipas tyre, do të duhej të vinin nga të gjitha partitë opozitare të përfaqësuara në Kuvend.

“Pikërisht insistimi im është te mungesa e platformës për veprim unik të bllokut opozitar. Subjektet politike që përfaqësohen në Parlament, e që janë në opozitë, ushqehen me ndjenjën e vetëmjaftueshmërisë. Ato konsiderojnë dhe e shohin veten si faktor të rëndësishëm në Parlament, si subjekt politik, ndërkohë që sjelljet do të duhej të ishin më të koordinuara si bllok opozitar”, vlerëson Hasani.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close