Publikuar me datën: Sun, Jul 18th, 2010

Opiumi i Gruevskit dhe Shqipëria natyrale

Të gjithë popujt e tjerë nisen me kohën para, vetëm ne nuk po e dimë se nga po na dërgojnë këto akrepat e orës sonë. Populli ynë sikur të ishte jetim.

Autor/Shkruan: SEVIME NEBIJA/INA
Ashtu po veprojmë kohës së fundit sa që busulla e fatit, ka kohë që është humbur e këmbët tona po ecin pa kohë. Këmbët tona po ecin mbi shumë rrugë të paqarta, por që nga bukuria e tyre po e mashtrojnë syrin tonë. Fillimi i këtyre rrugëve ishte i shtruar me lule. Në fillim syri ynë u mashtrua nga bukuria e luleve dhe nga aroma e këndshme. Por më pas, pasoi ajo më tragjike ngase nën lule ishin të fshehura gjembat dhe gacat. Ata gjemba të mallkuara na shpuan këmbët dhe nuk na lejuan të ecnim rrugës tonë ndërsa ata gaca te mbuluara, na djegën shpirtin dhe nuk na lejuan as edhe te qajmë.

Klithmat e të gjorëve dëgjohen vetëm atëherë kur peshorja anon kah i padrejti. Anon pikërisht kah ai (Gruevski), që ka fuqinë për të sunduar në mënyrë të ashpër kundër një populli. Peshorja anon kah ai që edhe po të vret një njeri nga ne, nuk ka mëshirë e aq më pak të i dhimbset një jetë e pafajshme.

Shkaku se për të do jetë një shqiptar më pak dhe pas asaj do gjejë shumë argumente të rrejshme për tu arsyetuar para popullit se ai nuk është fajtori por fajtorë qenkemi vetëm ne, shqiptarët.

Çdo gjë ka pse-në e vetë dhe në këtë rast parashtrohet pyetja : përse ai vrasës pa identitet po bën kështu gjeste mizore ? Përgjigjja gjendet brenda një shteti, brenda një populli dhe ajo është që ai egërsirë dëshiron të prish marrëdhëniet mes një kombi dhe të na shkatërroj gjer në thelb.

Fatmirësisht për ketë, frika neve nuk na mund, shkaku se kemi shumë replika që datojnë shekuj më pare dhe japin shpjegim e argumente për rrjedhën e popullin shqiptar. Ndërsa, për ata, ende sot ka mbet jeta e paqartë dhe si ashtu te paturpshëm e pyesin njëri-tjetrin: A be tato koj sum jas? Od kade doagam? Koi se nasite predci?

Kuptohet se po kërkojnë përgjigje për identitetin e tyre por vështire e kanë dhe nuk e pranojnë realitetin, se ata vetëm një term i karakterizon, e ai term është “sllavë të vjetër”. Kjo nuk është e pranueshme tek ata, sepse për sllavët nuk ka shumë vepër për tu lavdëruar ndërsa për popujt tjerë sadopak ka diçka qe krenohen me identitetin e tyre. Kështu që, ata, janë në gjendje gjithçka të bëjnë, që para dyerve të familjes së madhe të BE-së, të tregojnë se paskan një identitet dhe një jetë nga e kaluara dhe që shumë heronj dhe mbretër do ta karakterizonin heroizmin e Maqedonisë. Kështu ata, duke vjedhur shumë heronj të huaj dhe shumë elemente nga kombet tjera, ata po krijojnë një mit historie për identitetin e tyre të mundshëm.

Kjo ka bërë, që shekuj me radhë, Ballkani të mos bëhet rehat. Kjo ka sjellë gjer tek urrejtja e popujve fqinjë. Kjo ka sjellë gjer tek paqartësitë e etniteteve në një shtet.

Për stabilitetin e Ballkanit, problemi i vetëm është zgjidhja e kësaj paqartësie të vogël, paqartësia maqedonase dhe ajo që ka më shumë peshë sa i tërë Ballkani, është çështja e Iliridës apo thënë më mirë problemi i çështjes se Shqipërisë Natyrale.

Edhe për ketë teme do doja te hyja ne një polemike te vogël historike me detaje te cekura. Bëhet fjalë pikërisht për periudhën e vitit 1913 ne Konventën e Londrës atëherë kur fuqitë e mëdha caktuan kufijtë dhe fatin e shqiptarëve pa i pyetur dhe bënë padrejtësinë më te madhe ndonjëherë në histori duke ndarë tokat shqiptare vetëm e vetëm qe të mos armiqësoheshin shtete tjera ballkanike. Kjo ishte padrejtësia me e madhe në histori që iu bë popullit shqiptar. Ja, ende sot po ndjehen plagët e asaj kohe. Gjurmët tona për Shqipërinë Natyrale ende sot datojnë.

Që në atë kohë, kjo ishte temë shume e përfolur por fatkeqësisht përfaqësuesit e popullit tanë që vinin nga gjitha viset shqiptare, duke filluar pre Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Preshevës, ata në këtë kongres nuk kishin privilegjin dhe autoritetin e duhur për të vendosur me fatin e popullit tonë. Ndërsa sot, edhe po të kemi këtë privilegj apo autoritet për t’i bashkuar fuqitë tona për Shqipërinë Natyrale, ne do ua kthejmë kurrizin, por ku mbetet arsyetimi? Kuptohet dhe është shume e qarte, kur brenda një kombi në një shtet ka përçarje dhe nuk ka pajtim, atëherë si do jemi te gatshëm t’i bashkojmë fuqitë me vëllezërit tanë nga Shqipëria dhe Kosova. Kur të vjen koha e duhur, ata do na trokasin në derë për të iu dhënë besën dhe fjalën e premtuar, ndërsa ne si do u përgjigjemi?Mos ndoshta do tu themi :” dëgjoni vëllezër, ne kemi zemër trimërie dhe flake për këta troje edhe populli është për këtë qellim mijëvjeçar, por me vjen rënd te them se kërkohet kohë, njëherë duhet te sqarojmë gabimet tona mes nesh e më pas do jemi një komb me një zemër dhe gjithë do vendosim në një zë” !.

O njerëz, o qeveritar populli nuk pret te përmirësoni gabimet e juaja. Shqiptarët nuk kane kohe te merren me punët e juaja individuale. Ju jeni përfaqësues të popullit. Ju duhet të rrëfeheni atë se çka kërkon populli. Mos ndoshta populli shumë kërkon dhe juve nuk ju mbetet hise ne pasuri? Kjo me bën të mendoj, se mes partive shqiptare ne këtë shtet, burimi i mosmarrëveshjeve rrjedhë nga ajo, se ‘hiset nuk i kane të ndara ashtu siç kërkojnë ata personalisht, e për ketë duhet ndërhyrës. Pikërisht nevojitet pala e tretë për te ju ndarë “mexhen”, se gjer ku dëshirojnë pasuri çdonjëri prej tyre. Por harrojnë se për çdo gjë ka limit. Në këtë lojë, pala e parë qenka qeveria, pala e dyte konsiderohet opozita ndërsa pala e tretë padyshim se është populli. Neve na duket vetja se jemi ata arbitrarët e lojës dhe po mundohemi qe në mënyre sa më të drejte të gjykojmë, ndërsa nuk po e kuptojmë ,qe ne këtë rast bëhemi viktima dhe çdoherë në ketë mënyre biem në kurth të tyre….Përse nuk iu u bëhet vonë personaliteteve politike për popullin shqiptar?Kuptohet se janë verbuar nga luksi dhe po t’ia përmendesh ndonjë kërkese në emër te popullit, ata përgjigjen tyre e japin në qeveri me kokën ulur duke heshte ndërsa “VMRO – istët” të krenuar me fitoren e tyre ngritin kokën dhe ende sulmojnë.

Si lejuat me shume vetëdije, “VMRO –ja” të ju verbonte duke ua lyer kokën me mjaltë, në të njëjtën mënyre ashtu siç edhe ua bëri edhe partive tjera te mëparshme të cilat ishin në qeveri. Ne te njëjtën mënyre edhe ata i zhduki dhe i përçau .A nuk është turp kjo që lejuam, që një njeri të na sjell një popull në gjendje të mjerueshme?Ai po mundohet ta luan rolin e Milloshit dhe ketë shtet ta bej Maqedonizëm. Ai dalëngadalë po na merr fuqinë, ku ne mënyrë shume te mençur, ne institucione shtetërore 97 % punësoi njerëzit e vet . Ndërsa shqiptaret i punësoi nëpër vendet ku nuk i sjellin rrezik atij dhe popullit te tij.

Vallë vërtet ka fuqi Gruevski për të zhduk një popull?. Në ketë rast, populli shqiptar sadopak po jeton, por çka do bëjnë ata fytyra politike qe premtuan shume dhe asgjë nuk bënë. Vallë, kur të humbin garën e ardhshme a do na kërkojnë falje dhe do na lusin sërish te japim votën dhe sërish ata të keqpërdorin votën tonë. Po qe se ju u verbuat nga luksi, populli nuk mashtrohet lehte sepse populli nuk është aq i pasur sa për te dal mëndësh. Juve nuk ju vjen rendi të pësoni dhe te vuani, se këtë na keni lënë neve, popullit.

Në shumë udhëkryqe te paqarta na keni sjelle, dhe kur vjen koha te gjendemi para semaforëve, nuk dimë nga cila ane te ia mbathim, shkaku se edhe neve na verbuat dhe na vratë e dal ngadalë fuqia po na humb, e ju çfarë po bëni?Vetëm po shikoni dhe po heshtni.

O politikanë, a nuk është për të na ardhur çudi dhe rastësi se ditë për ditë në media, qofshin shqiptare apo maqedonase, tema kyçe dhe më të spikatura shtjellojnë temat kundër popullit shqiptar. Një dite dëgjojmë se në komunën e Kumanovës, Likovës, Tetovës etj, shume shtëpi shqiptare u bastisen nga njësite speciale. Te nesërmen dëgjojmë qe njësite speciale ekzekutuan disa shqiptare që tentonin të kalonin kufirin në mënyrë ilegale .Lajm i ardhshëm thotë, se një djalë i ri, u gjet i vrare nga arma e vet, pikërisht në kohën kur njësitet speciale sulmuan shtëpinë e tij për te konfiskuar armët pa leje që e kishte fshehur .

A e keni analizuar një gjë. Perse vetëm tek shqiptaret po ndodhin këto probleme? Perse vetëm në shtëpitë shqiptare po bastiset?Perse vetëm shqiptaret po i zënë ne mënyrë ilegale?Perse qytetareve maqedonas nuk po i ndodhin këto gjera?A mendoni se në shtëpitë maqedonase nuk mundemi me gjet arme pa leje si dhe shumë gjëra kundërligjore?Kuptohet se gjithçka është montim, gjithçka. Duke filluar qe nga prishja e marrëdhënieve ndëretnike, fajtor i bënë shqiptarët. Rasti i Brodecit. Gruevski në mënyre dinake por me fund të suksesshëm arriti t’i ngatërroj shqiptarët, sikur se rrjeti i merimangës të i kishte kapluar dhe nuk arritën të gjenin daljen dhe patjetër e patën nen urdhrin e tij te kryejnë aksione kundër vëllait.

Sulmi tjetër është enciklopedia e mallkuar. Një libër pa vlerë. Një libër me gënjeshtra dhe të pa vërteta. Një libër me mite të përfolura dhe te dhëna te pasakta, ashtu siç i ka konvenuar vet popullit maqedonas, ndërsa autoret konsideroheshin akademik dhe profesorë të shquar. Deri sa ata mësojnë se heronjtë dhe idealet shqiptare janë maqedonase, shembull me Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun e te tjerë. Por maqedonasit ende nuk po e kuptojnë, se po jetojnë ne një kohe me elemente të ngatërruara, me atë demokratike dhe post moderne, por me e vërteta është se po jetojnë në tranzicion të vazhdueshëm .Tranzicion që na mbyti popullin nga gjitha ata trendet e reja botërore qe po vijnë nga tregjet e huaja, si ato ne shkence, në ekonomi, në politikë, në arsim, në medicinë në jetën sociale etj .

Një shembull tjetër është Rasti i Sopotit. Ata të cilët përjetuan ferrin për se gjalli. Perse çdoherë nga ana maqedonase vetëm shqiptarët etiketohen si tradhtarë ?Pas shumë kërkimeve, u pa se edhe kjo ishte një montim politik. Tash cili do jetë viktima e radhës, qe Gruevski do ta fajësoje për vuajtjet e vëllezërve sopotas? Ndoshta tash gjithë barrën do ia hedh Gjykatës së Larte, duke prolonguar se ai është i pafajshëm dhe se gabimet vet gjyqi i paska bere e ndërsa ai nuk paska gisht ne ketë pune. Por çka është me e keqja, se vëllezërit tanë vuajtën plot 7 vite, e kjo vuajtje nuk paguhet as edhe me vet pasurinë e shtetit.

Gruevski me mençurinë e tij sërish partitë shqiptare po di si t’i fusë në një thes. Çdoherë kur e sheh veten në rrezik, politikanet tanë i fton në biseda për gjëra të kota. Tash pasoi “projekti 2014”, kjo që për një moment, na bënë te harrojmë vuajtjet e mëparshme, dhe na bënë që tani të merremi me këtë lojë.

Ideja dhe motivi i kësaj loje daton me herët. Që para dy viteve, në qendër te Shkupit, patëm pare se si bëheshin gati ndërtesat e mëdha dhe vendet për bustet maqedonase. Shume jam kureshtare te di, se juve politikanëve çfarë opiumi po ju jep Gruevski, që po ju fut në gjumë të thellë?

Shumë ujëra po rrjedhin nën urë por që të gjithë mbeten të turbullta.

Qeveri zgjohu nga gjumi. Sa vite ju duhen për te përmirësuar gabimet? Ndoshta edhe 50 vjet nuk ju mjaftojnë, sepse gabim pas gabimi po bëni dhe asnjëherë nuk po përmirësoheni. Zgjohuni dhe vetëdijesoheni se princi me kali te bardhe ka kohe qe ka ardhur ne qendër shqiptare, e tash priten edhe mbretërit tjerë te arrijnë. Zgjohuni se populli ynë ndjenë uri për liri ,demokraci, prosperitet. Zgjohuni dhe thoni stop me sulmeve te Gruevskit.

Shume vuajtje na sollën ndërsa ne ende me ndihmën e Zotit jemi duke jetuar.

Tash që pason një datë shumë e rëndësishme për popullin tone, pikërisht për vitin 2013 çfarë do behet me trojet tona?Kohe qe nga Konventën e Londrës e gjer ne vitin 2013 do bëhen plot 100 vite marrëveshje për Ballkanin dhe pas kësaj periudhe duhet marrëveshje të re të sajohet. Kjo periudhë shekullore nuk kujtohet për gjë tjetër pos për shume padrejtësive qe iu bënë trojeve shqiptare. Vallë a do kthehet gjithçka si me parë që ka qenë Shqipëri Natyrale apo sërish padrejtësitë do vazhdojnë? Çfarë lloje Uragani do na përcjell në sekondat përfundimtar të marrëveshjes së re me shtetet e fuqishme ?Nuk kemi vizionar të dalluar për te parashikuar kohën.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close