OJQ-LVP: Shqiptarët në zgjedhje u dekoruan me epitetin “tradhtarë”

OJQ-LVP: Shqiptarët në zgjedhje u dekoruan me epitetin “tradhtarë”
<!–
–> Organizata Jo Qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, i ka vlerësuar zgjedhjet e djeshme Presidenciale si të qeta dhe demokratike, dhe dy kandidatëve të cilët kaluan në rrethinë e dytë i uron sukses në garën e mëtutjeshme.
Ajo e cila ka shqetësuar këtë organizatë, ka qenë fakti që populli Shqiptarë për herë të parë në një palë zgjedhje është trajtuar si tradhtarë në të gjitha rrethanat e zgjedhjeve.
-Kemi vëzhguar me shumë vëmendje të gjitha rrjetet sociale, por po ashtu kemi vizituar edhe shumë vendvotime sidomos në komunat e Çairit, Butelit, Tetovës dhe Sarajit etj, dhe ajo çka ka qenë shumë prekëse ishin postimet dhe deklarimet e shumë anëtarëve të të dyja partive politike shqiptare, të cilët disa i quajtën Shqiptarët “tradhtarë” pse po dalin me në votime, ndërsa disa të tjerë i quajtën Shqiptarët “tradhtarë” pse nuk po dalin në votime, thuhet në komunikatën e OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”.
Sipas kësaj organizate këtë “epitet” Shqiptarët e morën si “peshqesh” në këto zgjedhje nga dy partitë politike shqiptare. të cilat edhe një herë u dëshmua se më shumë kishin për interes matematikat e tyre politike, sesa interesin kombëtarë apo avancimin e sistemit politik në vend.
-Këtë “epitet” Shqiptarët e morën si “peshqesh” në këto zgjedhje nga dy partitë politike shqiptare. të cilat edhe një herë u dëshmua se më shumë kishin për interes matematikat e tyre politike, sesa interesin kombëtarë apo avancimin e sistemit politik në vend. OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, do të mbetet e pavarur, dhe e heshtur deri më 28 prill, kur do të dalë me vlerësim të zgjedhjeve Parlamentare dhe rrethinë e dytë të atyre Presidenciale, me qëllim që të mos ndikon në fushatë zgjedhore për njërën apo tjetrën parti, përfundon komunikata.