Publikuar me datën: Sat, Aug 21st, 2010

Ohri, vendi i mundshëm i takimit Prishtinë-Beograd

Prishtinë, 21 gusht – Maqedonia mund të jetë vendi i mundshëm për bisedimet teknike Prishtinë-Beograd, kur të vendoset nga palët, shkruan e përditshmja Lajm, duke cituar  burime diplomatike në Maqedoni. Sipas këtyre burimeve, Ohri është në mesin e qyteteve kandidate, ku do të mund të zhvilloheshin bisedimet eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, nëse dy vendet arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë.
“Nëse vendoset që këto bisedime të zhvillohen në Ballkan, atëherë qyteti i Ohrit është konsideruar në mesin e adresave më të mira ku do të ulen të dy palët. Ohri njihet si qyteti ku u arrit Marrëveshja kornizë e Ohrit, me të cilën qe ndërprerë konflikti i armatosur ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në vitin 2001, andaj llogaritet si vend i përshtatshëm edhe për negociata mes palës serbe dhe kosovare”, tha një diplomat që kërkoi të mbetet anonim.
I njëjti burim nuk përjashton mundësinë që selia e bisedimeve sërish të jetë Vjena, ose ndonjë kryeqendër tjetër evropiane, por nuk përjashtohet mundësia që negociatat të zhvillohen me raunde – njëherë në Prishtinë e njëherë në Beograd.
Faktori ndërkombëtar vazhdimisht po bën presion mbi Prishtinën zyrtare dhe Beogradin që të ulen në bisedime për të zgjidhur disa mosmarrëveshje. Vetë ulja e tyre në bisedime do të thotë se të dyja vendet do të pajtohen të vazhdojnë rrugën për hyrje në BE. Të dyja palët janë të gatshme të bisedojnë, por për tema të ndryshme. Kosovarët pranojnë të bisedojnë me Serbinë vetëm si një shtet fqinj dhe vetëm për çështje teknike, kurse Beogradi kërkon që me Kosovën të bisedohet për statusin final, pasi e konsideron të papranueshme pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close