Publikuar me datën: Thu, Feb 24th, 2011

Oda e Thaçit

Si u përdhunua Parlamenti i Kosovës ditën e votimit për president? Çka do të thotë kjo për demokracinë e vendit?


Një moment tjetër i dhunimit të Kuvendit të Kosovës. Sekretari personal i Hashim Thaçit, Hajredin Kuçi, kërkoi një pauzë pesëminutëshe që sipas gjasave kishte për qëllim ushtrimin e presionit, apo joshjes, apo të dyjave ndaj deputetëve që nuk po e votonin Pacollin për president. Duke e ditur se një ndërprerje e votimit do të ishte shkelje e rëndë e procedurave, kryeparlamentari Krasniqi nuk po e jepte pauzën e kërkuar.
Në këtë moment, tashmë kryeministri jolegjitim, Hashim Thaçi, filloi të ecte drejt daljes së sallës së Parlamentit me porosinë e qartë se të tjerët duhej ta përcillnin atë. Prandaj, ai po ecte i pasigurt, me hapa të ngadalshëm, me sytë në celularin e tij dhe herë pas here hidhte një shikim nga mbrapa. Ishte një moment emblematik i mënyrës së qeverisjes së Thaçit. Përzierja e injorancës me presionin dukeshin në secilin hap të tij drejt daljes nga salla. Me një naivitet prej fëmije ai po përgatiste një varrosje definitive të institucionit më të rëndësishëm të vendit, Parlamentit.
Pikërisht në momentin kur i bie bravës së derës,  në celularin e tij bie një mesazh që e bën atë të kthehet mbrapsht si me sustë. Nga kush a thua? Nga ata që rrinin lart mbi sallën e Parlamentit, prapa xhamave? Sido që të jetë ky mesazh e la të shtangur Thaçin. E shtangu mesazhi në telefonin e tij më shumë sesa Kushtetuta e vendit, pavarësinë e së cilës e kishte shpallur tre vjet më parë. A thua a ka menduar ai ndonjëherë pse ndonëse e lexoi Deklaratën e Pavarësisë nuk fitoi vota të mjaftueshme për të bërë Qeveri, por u detyrua të vjedhë dhe prapë kjo nuk mjaftoi, por u detyrua që të bëhej kryeministër i pakicave?
Ai ngeli i shtangur duke mos e ngritur asnjëherë kokën nga mesazhi që ia ngriu lëvizjen. Kështu qëndroi derisa e vuri re se më në fund sekretari i tij i devotshëm, Hajredin Kuçi, filloi të lëvizte drejt tij. Ai u nis ta braktiste prapë sallën, duke e lënë mbrapa Kushtetutën e Kosovës dhe duke dalë për t’u marrë me mesazhet në celularin e tij.
Pra, ja ku është shteti që krijoi Thaçi! Në ekranin e celularit të tij. “Mos dil pej salles, a i ke vet nderkumtarët. Mos u ban budall, a din qi t’maron kariera pulitike”, mund të ketë qenë për shembull mesazhi në telefonin e tij. Kurse një tjetër që e tërhiqte për të dalë jashtë mund të ketë theksuar kështu: “O qu dil jasht se po pret  gjenerali, e ka ndreq punen krejt. Hajde e mos u merzit se Pacolli pagun”.
Potencialisht të tilla mesazhe mund të kenë qenë mbrëmë më të rëndësishme për kryeministrin Thaçi sesa Kushtetuta e vendit. Në anën tjetër kryesuesi i Kuvendit përfundimisht e konfirmoi atë që dyshohej qysh prej kohësh. Kuvendi është oda e Hashim Thaçit. “Qyre une pi jepi pesë minuta pushim, po dine qi kjo osht shkelje e Kushtetutes”, tha Krasniqi dhe u ngrit dhe vetë për ta lëshuar sallën e Kuvendit. Rreth një orë më vonë, Thaçi në ekspozenë e tij tha se shkelja e Kushtetutës e kishte sjellë vendin në krizë institucionale. Kush po paguan këtu?
Nëse shoqëria kosovare e kapërdinë edhe këtë dhunim të Parlamentit, atëherë nuk mendoj se meriton demokracinë. Nëse ky përdhunim i institucioneve që tashmë është bërë praktikë e Thaçit tejkalohet në këtë mënyrë, atëherë mendoj se duhet mbyllur Parlamenti dhe vendimet duhet marrë tek oxhaku i odës së Thaçit. S’kemi pse e mashtrojmë veten se po ndërtojmë institucione.
Presionet banditeske ndaj Parlamentit nuk bëjnë tjetër gjë veçse vulosin dyshimet e hedhura mbi lidershipin kosovar. Duke qenë kaq ordinerë në sallën e Parlamentit, aty ku i ka sytë tërë publiku, si mundet dikush ta vërë dorën në zjarr për të tillë liderë kur ata ngarkohen edhe me krime makabre. Formula Thaçi e Pacolli si e tillë ka qenë problematike, kurse pas asaj që ndodhi në Parlament, ajo është vdekjeprurëse për demokracinë e vendit. Prandaj, ky zhvillim i rëndë për shoqërinë kosovare duhet kthyer mbrapsht dhe këtë duhet ta bëjë vetë shoqëria kosovare. Prej përdhunimit të djeshëm të Parlamentit, institucionet e Kosovës e humbën përfundimisht legjitimitetin e tyre dhe qytetarëve u jepet e drejta të kërkojnë zgjidhje të tjera

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close