Obama: Hollbrook ka bërë ndryshime në botë

Washington, 15 janar – Qindra njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për nder të diplomatit veteran, Richard Hollbrook, i cili vdiq në dhjetor.
Presidenti Barack Obama, duke iu drejtuar të pranishmëve, tha se Hollbrook “ka bërë ndryshime në botë”. Ai e quajti diplomatin e ndjerë amerikan “dritë udhëheqëse të një brezi të diplomatëve”, transmeton REL.
Ish-presidenti Bill Clinton, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe ai i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili, ishin në mesin e atyre që ndoqën shërbimin memorial.
Hollbrook, i cili njihet si kryearkitekt i Marrëveshjes së Dejtonit, vdiq në kohën kur shërbente si emisar i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin.