NXËNËSËVE U THASH DHE DOJA T’U THEM- Bajram Ramadani

NXËNËSËVE U THASH DHE DOJA T’U THEM
Të dashur nxënës, sigurisht që më vëreni se jam duke u menduar, po, po, por cfar po mendon i nderuar arsimtar më pyetën. U thash, jam duke u menduar së çfar t’u them. Na thuaj, u përgjigjën. U thash, aq shumë kam për t’u thënë , sa që nuk di se çfarë të ju them. Na thuaj atë që mendon se është më e nevojshme për të na thënë, ma kthyen. Në rregull, u thash: të dashur nxënës, sigurisht që ju pajtoheni, se gjëja më me vlerë për njeriun në këtë botë, është vetvetja, qenja e tij, e një personi. Po thanë , pajtohemi. Në rregull thash, pastaj vazhdova: dmth. Ajo që për juve është më me vlerë është vetvetja juaj, shpirti juaj, trupi juaj, mendja juaj, jeta juaj. Është krejt e natyrshme që ne gjësendet që i posedojmë e që janë vlefshme, për ato kujdesemi më tepër, qoft edhe ndonjë gjësend material. Psh. Nëse i kemi dy makina, gjithmonë kujdesi më shumë i kushtohet asaj që është më e re apo më e shtrenjtë. Atë të shtrenjtën nuk e përdorim nëpër rrugë të shkatrruara, kurse atë më të vjetrën e hedhim gjithandej, duke mos u kujdesur edhe aq shumë. Kështu vlenë për këpucët e reja, për këmishën e re, për celularin e shtrenjtë etj. Pasi që për gjithçka që mendojmë se është me vlerë, duhet të kemi vëmendje të posaçme, atëherë mendoj se vëmendja edhe më e madhe duhet t’i kushtohet vetvehtes, që është vlera më e madhe që ti bartë me vete. Pse po u them këtë, po ua them , sepse tani do të kaloni në një rreth më ndryshe të jetës suaj, ky rreth do të jetë pak sa më i gjërë, por edhe më i vështirë, më me probleme, më i rrezikshëm etj. Ai (rrethi) lehtësohet dhe bëhet i mirë, vetëm nëse ju dëshironi, gjithçka mvaret nga ju. Të dashur nxënës, më e shtrejta për ju është jeta juaj, prindërit tuaj, familja juaj, ardhëria juaj. Prandaj , në radhë të parë, t’i kini parasysh këto vlera. Pas kësaj dite, askush nuk kujdeset për ju , sa që ju mundë të u kujdeseni për vetveten tuaj. Sot , e tutje, bota është shëndrruar në botë interesi material, vlerat shpirtërore dhe morale janë gati të ngulfatura, prandaj keni kujdes që mos të bini pre ,e materializmit të poshtruar, me fajin tuaj apo me pakujdesinë tuaj. Bota është mbushur me huligan, me të pa fytyrë, me maskarenj, me alkoolik, me drogaxhinjë etj. Keni kudjdes nga këto kategori njerëzish. Sepse ju jeni të njomë, të pa njollosur, jeni të pastërt në shpirtë, të edukuar, të sjellshëm, kështu që , vazhdoni edhe më tutje me këtë tempo të veprimit, bile edhe më tepër përforcohuni në këtë drejtim. Ju porsosis që, mos të ju pëlqejnë gjërat momentale, mos të ju tërheqin veprimet e ekstravagantëve të pa kujdsshëm në jetën e tyre, pastaj të ju bëjnë edhe juve si ata. Të dini se askujt nuk iu dhimbseni , dhe të gjith mundohen të ju shfrytëzojnë për qëllimet e tyre (me përjashtime shumë të vogla). Mos pranoni që të ju kënaqin kënaqesitë momentale, sepse ato mundë të ju bëhen nyje e të keqes për tërë jetën. Mos u dashuroni vrullshëm për asgjë, dhe në asgjë. Mos u dashuroni në vetura, apo xhipa, mos u dashuroni në kostume apo kravata, sepse dashuria ka të bëjë me zemrën e jo më materien (hekurin, drurin, textilin etj). Sa e sa të rinjë janë bërë viktimë e këtyre lloj joshjeve, e pastaj janë penduar “sa qime i kanë në kokë”. Ju them që asgjë mos vendosni pa menduar mirë, gjatë e thellë. Nëse nuk gjeni zgjidhje në mendjet tuaja, atëherë kërkoni ndihmë nga mendje tjera, të besueshme, kosultohuni më prindërit , konsultohuni me mësuesit , profesorët e mirëfilltë, miqtë e mirë tuajt etj. Çdo njeri është i gabueshëm, por mundohuni që gabimet që mundë t’i bëni, të jenë padashje dhe pastaj të u pendoheni për gabimet e bëra , dhe mos t’i përsëritni më ato gabime. Rruga e juaj është rruga e shkollimit, rruga e arsimimit, rruga e diturisë, rruga e përparimit , rruga e zhvillimit. Mendoj që mjaftë keni lozur dhe jeni argëtuar, tani duhet të mendoni më tepër për jetën tuaj dhe profesionin tuaj për të ardhmen.
Deri sa flisja , i vërjta disa nxënës e nxënëse, duke qajtur në heshtje, të përlotur, dhe më bënë edhe mua të emocionohem aq shumë sa që të më rrokullisen disa lot për faqe. Këto lotë janë të shtrenjtë, sepse dalin pikërisht nga një ndjenjë e një dashurie të madhe ndaj një shtrese , për të cilën të gjithë luten, prindërit, mësimdhënësit dhe e tërë shoqëria, për mbarësi, lumturi prosperitet, etj. Të dashur nxënës, këto këshilla nëse nuk i dëgjoni nga unë, nuk është me rëndësi, por nëse mundeni kërkoni kushdo qoftë, që të u këshillojë , me rëndësi është vetëm e vetëm të u udhëzoheni, dhe kudo që të shkoni, dhe kudo që të gjendeni, të jeni dinjitoz, të jeni të vetëdijshëm, të jeni krenarë, dhe të jeni të matur për çdo veprim. Me verpimet tuaja e përfaqësoni së pari vetvehten, e përfaqësoni familjen tuaj, e përfaqësoni besimin tuaj, e perfaqësoni kombin tuaj. Për në fund sot, ju dëshiroj suksese të shumta në shkollimin e mëtutjeshëm , dëshiroj që së shpejti të ua tejkaloni mësusëve tuaj me dituri, ju dëshiroj jetë të lumtur, profesione të mira dhe dobiprurëse për juve dhe popullin, dhe ju dëshiroj çdo të mirë, shëndet, harmoni, lumturi, dhe çdo mirqenie ne jetën tuaj individuale, shoqërore, familjare etj.
Me nderime, arsimtari i juaj i vobekt në dituri, Bajram Ramadani.