Publikuar me datën: Fri, May 13th, 2011

Nuk kalon kërkesa e Serbisë në KS të OKB-së

New –York, 13 maj – (E plotësuar) Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq të enjten e ka ngritur nivelin e kërkesës së Serbisë për krimet e supozuara në raportin e Dick Martyt. Ashtu siç ishte paralajmëruar, që në reagimet e para të Beogradit, menjëherë pas publikimit të raportit të senatorit zviceran, Jeremiq edhe zyrtarisht ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit krijimin e një mekanizmi të OKB-së për të hetuar krimet e supozuara. Kryediplomati serb nuk e ka fshehur dëshirën e Beogradit që ky mekanizëm t`u përngjajë mekanizmave tjerë ndërkombëtarë që kanë hetuar krimet në ish-Jugosllavi, siç ka qenë Tribunali i Hagës. Jeremiq e ka bërë kërkesën në diskutimin e rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, por mundi i ka shkuar huq.
SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Portugalia, Franca dhe disa shtete tjera mbështetëse të pavarësisë së Kosovës kanë deklaruar besimin e tyre në EULEX dhe kanë theksuar se nuk ka nevojë për mekanizma tjerë të hetimit.
Një prezantim në emër të Kosovës e ka bërë ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj. Kryediplomati kosovar u ka thënë ambasadorëve të vendeve anëtare të Këshillit se ai është autoriteti ku duhet kërkuar informatat për atë se çfarë po ndodh në Kosovë.
“Prezenca e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka qenë ndër përpjekjet më të mëdha në historinë moderne të bashkësisë ndërkombëtare për shtetndërtim dhe këto përpjekje kanë sjellë rezultate. Në tre vjetët e fundit, pavarësia e Kosovës ka prodhuar paqe, stabilitet dhe siguri në rajon, dhe sot Kosova po e zë vendin e saj të merituar në bashkësinë e shteteve të lira”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri kosovar ka folur për dialogun me Serbinë dhe e ka ftuar Beogradin që të jetë konstruktiv dhe të orientohet nga Bashkimi Evropian. Sipas Hoxhajt, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të punojë me EULEX-in në hetimet për akuzat që ka ngritur senatori i Këshillit të Evropës, Dick Marty.
“EULEX-i ka kapacitetet e nevojshme për të bërë ndryshime në Kosovë. Ai ka mundësi ta lartësojë sundimin e ligjit, të forcojë luftën kundër korrupsionit, si dhe të hetojë akuzat e ish- senatorit zviceran, Dick Marty, për krimet e luftës gjatë konfliktit. Qeveria e Kosovës e pranon EULEX-in si një arbitër të pavarur të së drejtës, i cili është në gjendje ta përcaktojë legjitimitetin e akuzave të z. Marty. Ne apelojmë tek të gjitha palët të dorëzojnë te prokurorët e EULEX-it informatat dhe provat të cilat mund t’i kenë”, ka thënë Hoxhaj, duke kërkuar nga EULEX-i edhe shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë territorin.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, përveçse është ndarë i pakënaqur nga kundërshtitë për krijimin e një mekanizmi të veçantë që do të hetonte akuzat e Martyt, ka replikuar edhe me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Rosemary di Carlo.
Sipas tij, të gjitha krimet e kryera në Ballkan janë hetuar nga një mekanizëm i OKB-së dhe se Serbia nuk kërkon asgjë më shumë.
“Nëse të gjitha hetimet në krimet e luftës të kryera nga serbët morën mandatin hetues nga KS i OKB-së, atëherë pse hetimi i krimeve të luftës kundër serbëve nuk duhet të bëhet nën kujdesin e Këshillit të Sigurimit? Pse? Cila është arsyeja e këtij standardi të dyfishtë?”, ka pyetur Jeremiq.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Rosemary di Carlo, ka thënë se jo të gjitha krimet e kryera nga Serbia janë hetuar nga OKB-ja. Ajo ka përkujtuar se disa nga këto krime janë trajtuar edhe nga gjykata vendëse. Ambasadorja amerikane, por edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, ai i Francës, dhe vendeve tjera anëtare që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, i kanë dhënë mbështetje EULEX-it që t`i bëjë hetimet për akuzat e senatorit Marty, të cilat i japin lidershipit të Kosovës prapavijë kriminale dhe i përshkruan ata si të infiltruar në trafikim organesh, trajtim çnjerëzor, trafikim droge dhe krime tjera.
Ambasadorja amerikane Rosemary di Carlo i ka dhënë mbështetje edhe shtrirjes së sundimit të ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close