Publikuar me datën: Thu, Mar 10th, 2011

Nuk do të pranojmë zgjidhje që kërkojnë ndryshime ligjesh

Bruksel, 10 mars – Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, i ka thënë “Kohës Ditore”, gjatë një interviste pas ruandit të parë të bisedimeve me Serbinë, në Bruksel, se “nuk do të pranojmë zgjidhje që kërkojnë ndryshime ligjesh”
Duke rrëfyer përshtypjet e para, pas bisedimeve, ajo tha se ky dialog është një ngjarje që po ndodh pas pavarësisë së Kosovës dhe praktikisht është dialog i dy shteteve të pavarura, që dallon nga proceset e tjera, në të cilat kemi qenë në kuptimin e bisedimeve me Serbinë. Fjala është për dialog për çështje teknike dhe praktike për problemet që janë grumbulluar tash e 11 vjet, prej kohës së luftës kur kanë filluar pengesat e ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet, të cilat, nëse gjejmë zgjidhje, mund të ndikojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve, qoftë në Republikën e Kosovës ashtu edhe në shtetin e Serbisë. Ka edhe dimension tjetër, interesat për avancimin e proceseve të integrimeve Evropiane, duke qenë se Kosova ka shprehur hapur aspiratat për integrime dhe ka hyrë në proces, sado që nuk është ende në raporte kontraktuale, por megjithatë po zhvillohen procese. Ne jemi të interesuar që të gjitha këto standarde, përfshirë edhe ato të fqinjësisë së mirë, t’i plotësojmë. Kam përshtypjen se ky është edhe interesi i Serbisë.
Tahiri ka sqaruar se ky dialog ka origjinën te Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila në shtator të vitit të kaluar ka njohur vendimin apo opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Deklarata e pavarësisë së Kosovës ka qenë një akt legal dhe e njëjta Rezolutë ka ftuar palët në bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Këtë rol e ka marrë BE-ja, e cila nuk është e vetmja ndërmjetësuese, por janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, pjesë e dialogut janë edhe Shtetet e Bashkuara.

Duke qenë se BE-ja e ka marrë detyrën e lehtësues nga Rezoluta, e ajo flet decidivisht për Kosovën dhe njeh Mendimin e GJND-së dhe pavarësinë e Kosovës, atëherë ma merr mendja se as BE-ja, pa marrë parasysh problemet që ka me pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë, nuk mund të mbetet në qëndrimet e saj, por duhet të reflektojë në kornizën që ofron Rezoluta, ka shtuar ajo.  
Shqetësimet e shfaqura në opinionin kosovar, sidomos nga opozita parlamentare, Tahiri
i konsideron  të bazuara. Arsyeja është sepse po bisedohet me Serbinë e cila ka pasur një ndërhyrje agresive në Kosovë me okupim, me gjenocid dhe shumë të këqija që ka bërë. Prandaj, edhe është i kuptueshëm shqetësimi sa herë që duhet të bisedohet me një vend armik, ish-okupator me të cilin sot jemi në raporte jomiqësore. Mendoj se është shqetësim i bazuar, por edhe atë ditë kur u debatua në Parlament u tha nga shumë folës, e thashë edhe unë, se ky është një obligim ndërkombëtar. Tash jemi një shtet i pavarur dhe ne duhet të dëshmojmë sovranitetin tonë dhe ai sovranitet ushtrohet në detyrat e brendshme dhe të jashtme. Nëse Rezoluta e OKB-së ka ftuar për dialog, ky pranim që kemi bërë ne është një përgjigje pozitive ndaj obligimeve ndërkombëtare. Këto na ndihmojnë në avancimin e integrimeve në BE, NATO dhe OKB. Ky dialog pra është çështje teknike dhe e kemi bërë të qartë se çështja e statusit është përmbyllur dhe kurrë nuk mund të jetë pjesë e këtij dialogu teknik. Kosova është shtet që po e forcon shtetësinë, por problemet në këtë çështje gjatë dialogut do të jenë të
pranishme derisa Serbia do ta njohë këtë pavarësi.
Tahiri gjithashtu ka se temat mund të implikojnë çështjen e statusit, por gjithmonë mund të gjendet zgjidhje praktike pa prekur çështjen e statusit. Edhe në këtë dialog kemi ardhur me një varg mundësish dhe me propozime, por me një vijë të kuqe. Të gjitha propozimet tona, por edhe mundësia e marrëveshjes me palën serbe, mund të ndodhë në qoftë se zgjidhja nuk e prek sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Zgjidhjet të cilat kërkojnë ndryshim ligjesh nuk do të jenë zgjidhje, sepse ne nuk do t’i pranojmë”, ishte e prerë ajo. 
E sa i përket mandatit tim, unë i përgjigjem kryeministrit. Ky është një aktivitet qeveritar. Mirëpo ndërlidhja me Parlamentin ishte kërkesë e jona si qeveri sepse, fakti që po flasim me Serbinë ka nevojë për një legjitimitet që të jemi sa më shumë bashkë në këtë sfidë, siç kemi qenë bashkë edhe në sfidat e mëhershme në Vjenë dhe më herët, pra si në politikë ashtu edhe me shoqëri civile. Debati në Kuvend në parim nuk mohoi dialogun, por kërkesat ishin që të ketë një qartësi më të madhe në vijën e kuqe dhe kushtet
Por Tahiri i ka thënë “Kohës Ditore” se sfidë në këto bisedime është sidomos fakti se  ekziston një pjesë e serbëve që nuk pranon ende që të integrohet. Plani i  Ahtisaarit ka një ofertë që shkon përtej standardeve ndërkombëtare veçanërisht për serbët. Pra i dallon prej pakicave të tjera në kuptimin e ofertave, ka thënë ndër të tjera ajo

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close