Publikuar me datën: Mon, Apr 23rd, 2012

‘Novinite’: Ndarja e shpëton Maqedoninë nga gjakderdhja

Ndarja preventive e Maqedonisë është opsioni më paqësor për të ardhmen e këtij vendi, për të shmangur skenarët e konflikteve horror.

Kjo është shkruar nga gazeta e përditshme bullgare “Novinite”, e cila është transmetuar si lajm qendror nga mediat në Shkup.

Sipas gazetës, Maqedonia ka rol kyç në stabilitetin e tërë rajonit, ndërsa destabilizimi I saj mund të jetë mënyra më e mirë për të rikthyer luftën ndërkombëtare dhe vetëm për gjysmë ore konflikti do të ndizet në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Greqi, Rumani dhe Turqi, transmeton INA.

Sipas gazetës, duhet të gjendet një zgjidhje që do të mund të garantonte stabilitet afatgjatë në Maqedoni. “Për të ruajtur paqen dhe të shmangen skenat e reja horror në Ballkan, është e nevojshme që të shqyrtohen të gjitha opsionet, ndërsa zgjidhje më argumentuese është ndarja preventive e Maqedonisë”, shkruan “Novinite”.

Gazeta më tej shkruan se edhe pse është shmangur konflikti i vitit 2001, tensionet etnike akoma vijojnë, ndërsa tani janë rindezur nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc dhe se tani shqiptarët dhe maqedonasit akoma edhe më shumë po urrehen mes tyre.

Sipas “Novinite”, nga ndarja preventive do të shfrytëzojnë të gjithë, me ç`rast shqiptarët do të kënaqin idetë e tyre të mëdha kombëtare, ndërsa maqedonasit do të humbin një pjesë të vogël, në rast se tani do të ndahen nga shqiptarët, dhe jo pas dy dekadave, për shkak se nataliteti i shqiptarëve shënon rritje rapide.

“Është fakt se shumë nga shqiptarët etnikë në Maqedoni, qoftë për arsye kulturore, kanë rritje më të madhe të popullsisë nga ajo e maqedonasve sllavë dhe ata e shohin faktin se jetojnë me bindjen se pas 20,15 apo 10 viteve do të jenë në pozicionin për të kërkuar federalizimin e Maqedonisë dhe pjesën më të madhe të këtij vendi”, thekson gazeta bullgare.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close