Publikuar me datën: Sun, Jul 24th, 2011

Norvegjia e shokuar, vrasësi i dyshuar pranon krimin

Norvegjia e shokuar, vrasësi i dyshuar pranon krimin

Oslo, 24 korrik   – Avokati i njeriut të dyshuar për kryerjen e sulmeve në Norvegji tha se klienti i tij e ka pranuar përgjegjësinë për vrasjet.
Geir Lipeshtad nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivet e mundshme që mund ta kenë çuar Anders Bering Breivikun në shkaktimin e dhunës.
“Ai (Breiviku) thotë se beson që veprimet ishin barbare, porse në kokën e tij ato ishin të nevojshme”, tha Lipeshtad.
Breivik, 32 vjeç, u arrestua nga policia të premten, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje të paktën 85 persona në një takim rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, si dhe për shpërthimin në ndërtesat e qeverisë në Oslo, ku humbën jetën 7 persona.
Breivik është përshkruar si fundamentalist i krishterë i krahut të djathtë, me pikëpamje anti-myslimane. Hetuesit janë duke hulumtuar nëse ai është autor i një dokumenti 1,500-faqesh që është postuar në internet, e që përshkruan planifikimin e sulmit.
Breivik pritet të paraqitet para gjyqit të hënën.
Ndërkohë, policia ka konfirmuar se ai kishte postuar në internet materialet dhe planin e detajshëm për ditën e masakrës. Atij i janë dashur 80 ditë për përgatitjen e bombës, të cilën e vendosi tek ndërtesa qeveritare.
“Besoj se kjo do të jetë kyçja ime  e fundit online. Është e premte, 22 korrik”, kishte shkruar ai të premten në orën 12:51.
Norvegjezi 32-vjeçar, cili shkaktoi të premten vdekjen e shtatë personave në shpërthimin para zyrave qeveritare në Oslo dhe të mbi 85 të tjerëve në sulmin e armatosur në ishullin Utoeya, kishte blerë gjashtë tonë pleh artificial para se ta kryente masakrën. Një nëpunës në kooperativën bujqësore të Norvegjisë deklaroi se burri i identifikuar si sulmuesi kishte blerë në dyqanin e tij gjashtë tonë pleh artificial në muajin maj. Plehu artificial mund të përdoret për prodhimin e mjeteve shpërthyese. Dhe, sipas raportimit të medieve norvegjeze, bomba e përdorur në Oslo ishte e prodhuar pikërisht nga plehu artificial dhe se i dyshuari ishte pronar i një kompanie “Breivik Geofarm”, të cilën kompania furnizuese tha se ai e kishte përdorur për ta blerë materialin. “Plehu i është dërguar më 4 maj”, tha Oddny Estenstad, zëdhënëse e rrjetit furnizues “Felleskjoepet Agri”. Nga ana tjetër, policia hapi të shtunën pistën e hetimit për një sulmues të dytë të përfshirë në sulmet më të përgjakshme në historinë e Norvegjisë. Sipas policisë, edhe disa bomba të tjera të pashpërthyera janë gjetur në ishullin Utoeya, transmeton sot,nëpërmjet një raporti më të gjerë gazeta Koha Ditore.
Kryeministri, Hens Stoltensberg, duke e parafrazuar shokun që shteti i tij kryesisht i qetë 4.8 milionë banorësh ka përjetuar, tha: “Parajsa jonë tashmë është shndërruar në ferr”.
“Ajo që ndodhi në Utoeya është një tragjedi kombëtare”, tha ai. “Që nga Lufta e Dytë Botërore vendi ynë nuk ka përjetuar një krim më të madh”.
Tmerri gjysmorësh
Dëshmitarët e sulmit në ishullin, jo shumë larg kryeqytetit norvegjez, thanë se sulmuesi, i identifikuar si Anders Behring Breivik dhe i njohur për qëndrimet e tij të djathta ekstreme dhe antiislamike, e ka kryer të gjithë tmerrin në tubimin e të rinjve të Partisë laburiste për jo më shumë se gjysmë ore.
Zëvendësshefi i policisë, Roger Andresen, nuk pranoi të spekulonte për motivin që besohet se fshihet prapa sulmeve, por tha se sulmuesi shtatgjatë, me flokë të bardhë dhe sy të kaltër, ende nuk ka thënë gjë që nga arrestimi, të premten.
“Ai e përshkruan veten një të krishterë, që anon kah krishterimi djathtist, në ueb faqen e tij në ‘Facebook’”, tha Andresen.
Spekulimet fillestare pas shpërthimit në Oslo ishin përqendruar në grupet militante islamike, por duket se vetëm Breivik – dhe mbase një tjetër ndihmës i paidentifikuar – ishte përgjegjës. “Kemi dëgjuar të dhëna të njëjta të dëshmitarëve edhe për një tjetër sulmues. Por ende jemi duke hetuar”, citon e përditshmja norvegjeze “Verdens Gang”, inspektorin policor, Einar Aas, të ketë thënë.
Skena terrori
Të rinjtë në kampin në ishull, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Oslos, flasin për skena terrori që “nuk kishin fund”.
“I pashë njerëzit që nisën të hidheshin në det, rreth 50 persona notonin drejt bregut. Po qanin, dridheshin, ishin të tmerruar”, tha Anita Lien (42), e cila jeton buzë liqenit Tyrifjord, disa qindra metra larg Utoeyas. “Ata ishin aq të rinj, ndërmjet 14 dhe 19 vjeç”.
I mbijetuari Jorgen Benone tha: “Ishte kaos i vërtetë… Mendoj se disa kanë humbur jetët, duke u përpjekur që të dilnin në breg. Kam parë shumë njerëz se si qëlloheshin për vdekje. Jam përpjekur të qëndroja sa më i qetë që kam mundur. Isha fshehur prapa disa gurëve. E kam parë sulmuesin një herë, rreth 20 apo 30 metra larg meje. Mendoja se më erdhi fundi, se do të vdisja”, tha ai.
“I kisha mbledhur të gjithë në shtëpinë kryesore për të biseduar rreth asaj që kishte ndodhur shumë pak kohë më parë në Oslo. Papritmas dëgjuam të shtëna. Në fillim menduam se nuk ishte diçka me rëndësi. Pastaj të gjithë filluan të vraponim”, tha një e mbijetuar, një 16-vjeçare e quajtur Hana. Shumë prej të rinjve u fshehën nëpër ndërtesa apo ikën në pyje, ndërsa të shtënat jehonin përreth ishullit, ku po mbahej kampi vjetor i të rinjve të Partisë Laburiste, partisë dominuese në Norvegji që nga Lufta e Dytë Botërore. Vetë sulmuesi Breivik është një ish-anëtar i Partisë populliste, një mason dhe blogist, i cili shpesh herë ka kritikuar multikulturalizmin dhe islamin.
Stoltensberg më pas fluturoi me helikopter në një hotel në qytetin Sundvollen, ku shumica e të mbijetuarve janë dërguar për këshillim dhe marrje në pyetje nga policia. “E gjithë bota po mendon për ta”, tha kryeministri, duke folur para familjarëve të viktimave. Pas arritjes së Stoltenbergut, policia arrestoi një burrë jashtë hotelit, i cili ishte ndaluar pasi që posedonte thikë dhe dyshohej se synonte të sulmonte kryeministrin.
Bota dënon sulmet “qyqare” në Norvegji
Qeveritë perëndimore u rreshtuan menjëherë për të shprehur ngushëllimet për sulmet e dyfishta në Norvegji, të cilat i quajtën “qyqare”.
Me Norvegjinë e përfshirë në fushatat ajrore si në Irak ashtu edhe në Afganistan, shefi i NATO-s tha se Aleanca është e bashkuar kundër akteve “të urryera” të dhunës, përderisa presidenti amerikan, Barack Obama, i nxiti shtetet përreth botës që të nisin bashkëpunimin në përpjekjet antiterror.
“Sulmet ishin edhe një rikujtues se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka për obligim që të parandalojë dhunën e këtij lloji që të mos ndodhë përsëri”, ka thënë Obama, gjatë një takimi me kryeministrin e Zelandës së Re, John Key.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, u shpreh i shokuar dhe e dënoi dhunën, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Kombet e Bashkuara janë së bashku me popullin e Norvegjisë në këtë moment të tmerrshëm”, tha zëdhënësi kryesor i OKB-së, Martin Nesirky.
Ndërkaq shefi i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy, foli për “shokun e thellë” që ndien për vrasjet e tmerrshme. “I dënoj në mënyrën më të fuqishme të mundshme këto vepra qyqare, për të cilat nuk ekziston asnjë justifikim”.
Kryeministri britanik, David Cameron, shteti i të cilit më 2005 ishte goditur nga sulme terroriste të përmasave të ngjashme, tha se ndihet i fyer nga sulmet “djallëzore” dhe premtoi të bashkëpunojë me Oslon në kërkim të kryerësve. Ndërsa nga Berlini, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se është “absolutisht e tmerruar”.
Bombardimi i së premtes në zyrat qeveritare në Oslo dhe vrasjet në ishullin Utoeyas, janë më të mëdhatë që kanë ndodhur në historinë e Norvegjisë, e cila në të kaluarën është kërcënuar për intervenimet në fushatat ushtarake nëpër botë, por asnjëherë nuk është sulmuar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close