Publikuar me datën: Mon, Sep 24th, 2012

“Njëmijë” argumente se Prishtina ka më shumë banorë seç thotë statistika

Enver Aliu, i cili së bashku me familjen e tij qe tridhjetë vjet jeton në një banesë në Lagjen Kodra e Diellit, në rrugën Afrim Zhitija, është i sigurt  se emri i tij, ai i bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij nuk figurojnë fare në listat e regjistrimit të popullsisë, si banorë të Prishtinës dhe të Kosovës.

“Emri im, dhe i krejt familjes sime nuk gjenden në listat e regjistrimit të popullsisë, sepse neve nuk na kanë regjistruar fare”, shprehet ai i indinjuar me krejt këtë situatë.

Numrin e banorëve të Prishtinës, prej 198 mijë siç e ka paraqitur ASK-ja, ai e quan “joreal dhe të imagjinuar”.

Aliu pohon se i ka numëruar gjithsej 32 anëtarë të familjes së tij që janë lënë jashtë këtij regjistrimi, duke bërë me dije se fjalën e ka edhe për anëtarët e familjes së tij që jetojnë përkohësisht jashtë vendit, por nuk gjenden në asnjë regjistër të popullsisë, ndonëse janë shqiptar të Kosovës.

Avdullah Hoti, nënkryetar i Komunës së Prishtinës ka deklaruar për “Kohën ditore” se Prishtina ka marrë buxhet prej vitit 2003 bazuar në një vlerësim që ka bërë OSBE-ja për numrin e banorëve, sipas të cilit kryeqendra kosovare i ka 338,8 mijë   banorë.

Ai ka thënë se prej atëherë e deri tash buxheti i ndarë Komunës është ndarë mbi këtë bazë të vlerësimeve.

Sipas tij, nuk ka logjikë që një vlerësim që është bërë në vitin 2003, të kontestohet më 2011, me pretendimin se Prishtina i ka përgjysmë më pak banorë sesa atëherë.

Hoti, ka sqaruar se pas të dhënave preliminare mbi numrin e banorëve të Prishtinës që u dha vitin e kaluar, Komuna e ka bërë një vlerësim të popullatës nga disa burime të ndryshme.

“Nga shfrytëzuesit e rrymës dhe faturat për mbeturina, dhe duke i konsoliduar krejt këto me një plus minus 3-5 për qind, doli se shërbimet publike të Prishtinës shfrytëzohen prej afro 450 mijë banorëve”, ka theksuar Hoti.

Ai ka nënvizuar se tashti çështja shtrohet se a janë këta qytetarë të regjistruar në Prishtinë, duke parë se të definohet një banorë i Prishtinës.

“A është banor ai që  e ka një letërnjoftim të Prishtinës, apo ai që i shfrytëzon shërbimet publike të Prishtinë”, ka thënë ai.

Hoti ka vlerësuar se nëse shikohen standardet ndërkombëtare të qyteteve, banorë i qytetit është personi që jeton në atë qytet, shfrytëzon shërbimet publike të atij qytetit dhe paguan  taksa në atë qytet.

Një tjetër argument që e ka përmendur Hoti si treguar real të numrit të banorëve është numri i nxënësve që janë të regjistruar nëpër shkollat e Prishtinës.

“Ne kemi 55 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, dhe nëse merren familjet e tyre dhe shikohet struktura moshore e popullsisë, atëherë nuk ka logjikë të thuhet se  Prishtina i ka 198 mijë banorë”, ka nënvizuar Hoti.

Sipas tij, nëse përdoren këto të dhëna në shpërndarjen e buxhetit për komuna, atëherë Komunë e Prishtinës do të dëmtohet shumë duke iu përgjysmuar granti qeveritar për 4-5 milion euro.

E duke përmendur pasojat e tjera të mundshme, Hoti ka thënë se vitin e kaluar kur dolën të dhënat preliminare, reaksioni i parë  i investitorit për ndërtimin e fabrikës së re të ujit ka qenë se, si u bë që të bëhen plane për ndërtimin e një fabrike të ujit për  400 mijë banorë e tash po dalin 200 mijë.

Pastaj, ka reaguar Kompania e Ujësjellësit, ku kur është bërë studimi i fizibilitetit duke bërë me dije se mbi 400 mijë banorë janë shfrytëzues të rrjetit të ujësjellësit vetëm në Komunën e Prishtinës, ka thënë Hoti

Ai disa herë ka përmendur se “Komuna ka të dhëna jo nga një burim, por nga 5-6 burime të ndryshme, të cilat kontestojnë të dhënat e këtij regjistrimi”.

E të dhënat për numrin e banorëve të Prishtinës po i konteston edhe opozita.

Melihate Tërmkolli, anëtare e kryesisë së AAK-së, dhe ish- ministre e dikasterit qeveritar që ka filluar së pari përgatitjet për regjistrimin e popullsisë, tashti po e quan atë të dështuar dhe joreal.

“Ky është proces i dështuar dhe joreal, mirëpo nuk ka asnjë mundësi korrigjimi, fatkeqësisht nuk ka sepse është proces i mbikëqyrur ndërkombëtarisht, i cili bëhet çdo dhjetë vjet”, ka thënë ajo.

Duke folur veçmas për Prishtinën, Tërmkolli ka thënë se çdo banor i saj e di se Prishtina nuk ka shans t’i ketë 200 mijë banorë.

Ajo pohon se të dhënat e paraqitura në këtë formë për numrin e banorëve të Prishtinës janë “absolutisht të qëllimshme dhe nga dështimi i krejt procesit të regjistrimit më së shumti është dëmtuar Prishtina”

E kjo, sipas saj ka ndodhur për arsye se qytetarët nuk janë njoftuar dhe informuar drejtë rreth rëndësisë për deklarime reale, e në anën tjetër janë lënë me dhjetëra banorë të paregjistruar fare në Prishtinë.

“Dikujt po i pengon që Prishtina të fitojë grante qeveritare, e në anën tjetër edhe ata qytetarë që janë regjistruar diku tjetër, ndonëse jetojnë në Prishtinë sërish do të kërkojnë shërbime në Prishtinë”, ka thënë ajo. Tërmkolli ka thënë se Prishtina numëron mbi 400 mijë banorë dhe se sipas saj, këtë institucionet mund ta verifikojnë kurdo që të duan

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close