Publikuar me datën: Tue, May 24th, 2011

Nje rruge në Miçingan i vihet emeri i ushtarit shqiptaro-amerikan Gentian Marku

Nga;Lek Mrijaj

Këshilli Bashkëjak i qytetit Warren, në shtetin federal veri-lindor Miçingan, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka votuar javën e kaluar në mënyrë unanime, që njëra perej rrugëve të këtij qyteti të marr emrin e dy ushtrave nga ky qytet të vrarë gjatë shërbimit ushtarak në kuadrin e forcave të armatosura amerikane në Operacionin “Liria e Irakut”. Rruga e re tani, do të mbajë emrin e dy ushtarëve që vdiqën para tre muajëve, të cilët kanë qënë efektivë i forcave marinse amerikanë. Ata janë njëri emigrant nga Shqipëria, dhe tjetri emigrant nga Korea e Jugut, të quajtur Gentian Marku, 22 vjeçarë, dhe In Kim, 23 vjeçarë. Xhaxhai i koreano-amerikanit, Christopher Kim, nga qyteti Madison Heights, tha se: “Éshtë një nder i madh për atë dhe familjen e tij – që njëra prej rrugëve të këtij qyteti në shenjë respekti, tani do të ketë emrin e nipit të tij. Kjo rrugë do t’i bëjë nder atij – jamë i sigurtë që edhe prindrit janë krenarë” thotë, ai pas kësaj ngjarje.

“Diçka edhe më të rëndësishme do të bëjmë me anë të një Rezolute, e cila do t’u dedikohet të gjithë atyre bijëve e bijave amerikanë, që gjatë shërbimit ushtarak – po kryejn një sakrifcë sublime” ceku media e këtij shteti se ka thënë gjatë ceremonisë së përurimit të rrugës, Presidenti i Këshillit Bashkëjakë – zoti James Fouts.
Zoti Fouts, tha se: “Qyteti Warren, gjithashtu, do të marrë në konsiderat për vendosjen e një pllake përkujtimore me të gjithë emrat e atyre ushtarakve, të cilët janë plagosur ose kanë kryer akte të larta trimerie nga sulmet terroriste në Irak e Afghanistan”. Mirpo, Ed Bayer, drejtori i planimetrisë së qytetit, tha se “Kur dhe ku do të vendoset për këtë Memorial, tha ai, unë nuk jamë ende i sigurtë, por di se së shpejti do të zgjedhim ndonjë rrugë në qytetin tonë – Warren, ka pohuar Ed Bayer.

Në ceremonin e inagurimit, autoritetet thanë se:”In Kim, vdiq më 7 dhjetor 2004, “jo në një aksident të zakonëshëm”. Ai u vra duke shërbyer gjatë patrullimit me një auto ushtarake, si pjestarë i trupave të Marinës nga batalioni “Marine Corps”, në Operacionin Liria e Irakut”. Më parë u tha se nuk ka pasur shumë detaje rreth vdekjes së tij?. Por, familja ka mësuar më pasë se kamioni 7 tonësh ushtarak, me të cilin po transportonte Kim, u godit paprimtmas nga një predhë e terroristëve, dhe shpërtheu në flakë duke marrë jetën e tij.
Në vitin 2001- shkolla e mesme” Warren Mott High School” diplomoi emigrantin koreanojugorin . Kim sipas njoftimeve, ka qënë shofer ushtarak për transportimin e armatimeve në batalionin e Transportit ” 9th Communications Battalion, 1st Marine Expeditionary Force , nga baza ushtarake Camp Pendleton e Kalifornisë.

Ndërkaq, për Gentian Markun thuhet se ai u integrua shumë shpejtë në jetën amerikane, kur si një fëmijë e filloj punën e kamarierit, në njërin prej restoranteve në qytetin Warren, afër Detroitit. Marku, emigroj në SHBA- kur ai ishte veqëse 16 vjeçar, dhe nisi punën së parit në restoratin me emër “Big Boy”, një restorant ky që frekuentohej më së shumëti, prej ushtarakëve dhe policëve të kësaj zone. Ndoshta, mendojnë, ata që e njihnin nga ky qytet, kjo ka qënë edhe arsyeja, pse ai u “dashurua” me rrobën ushtarake, ku edhe më 25 nentor, të vitit të kaluar, ai dha edhe jetën nën flamurin amerikan.

Tani pas vdekjes, ata që njihnin u kanë thënë medieve të ndryshme se, ishte e vërtet se ai ëndëronte gjithmon të bëhej një ushtarak i aftë. Këtë dëshirë prej një të riu dinamik, j’a la me plotë kuptimin e fjalës në dorë gjithë vullnetit të madh dhe pasionit, për t’a bërë një ditë realitet. E pikërishtë kur ai do të binte në kontaktet e para me “erën” e ushtrisë, i inkuadrua për her të parë në shkollën ushtarake” U.S. Marine Corps”. Në këtë shkollë, ai arriti edhe të kryej studimet, i diplomuar në shkollën ushtarake, “Warren Woods Tower”, në 2001, Heroi më i ri i SHBA-s, u vra në Fulluxha – Irak, vitin e kaluar duke luftuar, edhe Ditën e Faleminderimeve “Thanksgiving Day”.

Ushtari amerikan me origjinë shqiptare Gentian Zef Marku 23 vjec, ka gjetur vdekjen në qytetin irakian të Falluxhas në datën 25 nëntor 2004, gjatë luftimeve të ushtrisë amerikane me terroristët. Shqiptaro-amerikani Gentian Zef Marku, nga Piraj i Lezhes, sherbente ne kompanine “Bravo” te Batalionit te Pare te Marinsave në Falluxha, u gjetë i vrarë pas një sulmi në Falluxha. Ai humbi jetën më 25 nëntor, kur nga luftimet për të marrë nën kontroll qytetin – rebel të Falluxhas ne Irak lanë të vrarë atë ditë edhe 10 trupa amerikane. Më pasë pë Gentian Markun, u tha se “Kjo ka qënë dhe ëndrra më e madhe e djaloshit shqiptar, që nga dita kur iku nga Shqipëria. Që nga dita kur familja e tij fitoi llotarinë amerikane e u vendos në Warren të Detroitit(Miçingan).Sipas tyre ai i’a kishte dalë mbanë, i ndihmuar shumë dhe nga fati, që t’i shpëtonte skamjes se vendit të tij, ashtu si dhe qindra e mijra shqiptarët, që kanë lënë vendin e tyre dhe marrë rrugën e mundimeshme të gurbetit. Në këtë rrugë ai nisi të ambjentohej me jetën e re të ëndërrva në “tokëne Eldorados” e cila, për tani pas vdekjes, është shumë e vështirë të “pranohet”, ashtu si dhe për prindërit, të afërmit, miqët e shokët, bashkëatdhetarët, e i gjithë kombi ynë, në këtë ndarje të dhimbeshme dhe “dhuratë” e ligjeve të pamëshirëmshme të natyrës. Gentian Marku, siç e cekem edhe më lart, kishte përfundur me sukses tre vitet e studimeve në Kolegjin Ushtarakë, në auditorin e së cilës e forcoi më shumë dëshirën për t’u bërë një ushtarak i zoti. Aq sa i prindërit, nuk panë asnjë arsye sepse, ai duhej të privohej nga jeta ushtarake, ose t’a ndalonin vrullin e tij për t’u nisur ushtar drejt Irakut. Babai e përcolli të birin në luftë, me gjithë bekimin e tij e të Zotit. Por për asnjë ditë nuk e gjeti qetësinë edhe pse i biri, ngandonjëher i dërgonte nga telefoni vetem mesazhe shprese, e lajme të mira deri në ditën kur të tjerët do i sillnin gjemën e madhe më 25 tetor 2004 – “Ditën amerikane të Falenderimeve. I larguar prej Shqipërisë në vitin 1998, nëpërmjet Llotarisë Amerikane, Gentian Marku, së bashku me familjen e tij, Gentiani, asokohe ishte 16 vjeçar ishte vendosur në shtetin federal Miçigan të SHBA-së. Pas mbarimit të Kolegjit Ushtarak, ai hyri në Trupat Marinsa, të ushtrisë amerikane më datën 10 shkurt të vitit 2002 me një kontratë 4 vjecare, e cila mbaronte në vitin 2006. Gentian ishte djali i vetëm i familjes dhe ka një motër më të vogël se veten. Ndërkaq, edhe Shqipëria vendi që e lindi, i bëri të gjitha nderimet për humbjen e birit të saj si Hero i Amerikës. Varrimi i tij u krye më të gjitha nderimet e larta në fshatin Piraj të Lezhës. Mijra vetë u tha se morën pjesë në varrimin e tij. Prindërit, të afërmit, gjyshi dhe xhaxhallarët, bashkëatdhetarët tanë në Amerikë, autoritetet amerikane , të gjithë sbashku bënë që trupi i tij të kthehej dhe të varrosej në vendlindje. Kjo u bë pasi sipas tyre ky ka qenë edhe amaneti i fundit i Gentianit.

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close