Publikuar me datën: Mon, Apr 18th, 2011

Një punonjës i EULEX-it suspendohet, të tjerë transferohen

Prishtinë, 18 prill – Një punonjës ndërkombëtar i Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, është suspenduar prej detyrës, ndërsa disa të tjerë janë transferuar përkohësisht në detyra të tjera brenda misionit për shkaqe sigurie.
Sipas një komunikate të EULEX-it, të gjithë këta persona kanë qenë pjesë e Njësitit për Mbrojtje të Afërt, të ngarkuar për sigurinë fizike të Shefit të Misionit.
Suspendimi dhe transferimi janë marrë si masa mbrojtëse pasi që aftësia e njësitit për të kryer detyrat e tij është kompromentuar.
Një hetim i veçantë i brendshëm lidhur me akuzat për keqpërdorim të postit zyrtar dhe shkelje, i cili është pothuajse në përfundim, është i pandikueshëm dhe po vazhdon. Rezultatet e këtij hetimi priten para fundit të muajit.
Të shtunën, mediat në Kosovë kishin raportuar se ka shpërthyer një skandal në Misionin e BE-së në Kosovë, EULEX. Një zyrtar i lartë i EULEX-it ka abuzuar me pozitën e tij zyrtare në Kosovë, e që ka qenë e lartë dhe me përgjegjësi.
Denoncimin për abuzimin e detyrës nga ky zyrtar i EULEX-it e ka bërë personeli lokal i Misionit. Sipas burimeve brenda EULEX – it, i denoncuari më pastaj ka kërcënuar punëtorët vendor në EULEX për të heshtur rastin.
Ndërkohë brenda EULEX-it rasti është vlerësuar si shumë sensitiv dhe është kërkuar që rasti të hulumtohet me shumë seriozitet.
Të shtunën nuk ishte bërë publik emri i abuzuesit nga EULEX-i, përveç se thuhej se ai ka ushtruar dhe ka pasur një pozitë të lartë në hierarkinë e Misionit.
Sot, disa media kosovare, që u morën me rastin, raportonin se fjala është për një punëtor francez të EULEX-it, i cili më herët kishte shërbyer në forcat e KFOR-it, ndërsa që prej dy vjetësh punon në EULEX.
Klan Kosova, duke raportuar për sjelljet e tij skandaloze, ka raportuar se ai kishte fyer punëtorët shqiptarë, ndjenja e tyre kombëtare, simbolet kombëtare e veçmas flamurin për të cilin kishte thënë se “është një leckë e pavlerë dhe vlen vetëm për të pastruar prapanicën”. Numrohen edhe sjellje të tjera abuzive të tij në raport me vendorët.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close