Publikuar me datën: Mon, Oct 17th, 2016

NJË IMAZH QË NA MUNGON

NJË IMAZH QË NA MUNGON

E them qartë pikpamjen time.
Nuk dua ta shohë më këtë tablo korruptive e tradhëtie! Të flakim tej edhe demagogjinë e maskën e tyre pseudodemokratike, po e zbulojnë fytyren e vetë tradhtare si Enver Hoxhaj, ministër i jashtëm, degjenerimin e tij të plotë në renegatë të kombit e të shqiptarëve në përgjithësi.
Duke gjykuar mbi pikpamjet e ministrit të jashtëm, mbi deklarimin rreth mendimit të tij dhe mbi tërë hipotezatë e një pseudointelektuali fundamentalistë islam “modern”, mund të arrihet lehtë në mendimin se këtu kemi të bëjmë me një fenomen të tipit injorantë të shkëputur nga mbrojtja e atëdheut. O Zot! Faktet provojnë në menyrë më të qartë se pikpamjet e Enverit janë një shprehje konkrete e vijës së udhëheqjes antikombëtare të PDK,ës , janë shprehje e pamaskuar e qëllimeve të tyre tradhtare. Ka një paradoks që dua ta vë në dukje dhe që lidhet me faktin se gjatë gjithë mandatit të tij si ministëri jashtëm Hoxhaj, ka bërë një politikë të shëmtuar ndaj Perëndimit dhe një enigmë me disa të panjohura rreth çështjes së vetë dhe i pa zoti e servilë ndaj Turqisë.
Si e mendon, edhe vet Enveri i Hoxhës nuk ka ditur apo nuk ka pasur guxim ta ngrisë zërin ndaj Erdoganit dhe ambasadorës së Turqisë për sjelljetë e tyre antishiptare e që mos ti fusin më hundët në Shtetin tonë. Këtu Hoxhaj nuk ka byth dhe nuk e lën imazhi i tij me gënjeshtra e mashtrime prej servili…! Pse atëherë u rrebelua dhe e godet aq fort kryeministrin e Shqipërisë!!! Me urdhër të kujtë:
“Të Thaçit apo të Veselit?”
Po a ndodh në ndonjë shtet tjetër, a mund të gjendet diku ndonjë dokument që një ministër të ketë sulmuar apo të ketë akuzuar vëllezërit, miqtë, shokët apo përsona të tjerë zyrtarë të të njejtëit gjak e gjuhë?
Absolutisht jo… nuk ka asnjë rast të tillë në botë.

Pse desha ta bëjë këtë shkrim.
Këto imazhe nuk na mungojnë, janë këtu në mendjet tona? Prandaj, ta duam dhe ta respektojmë atdheun tonë.
Askush nuk lind i korruptuar apo tradhtar.
Lindën stuhit korruptive, lindën frymëzuesit dhe përkrahës të kursit politikë të saj… por gjatë gjithë këtij udhëtimi stuhit korruptive dhe krimi i organizuar u bënë të përbindëshme. E shndërruan vendin dhe kufijtë në plaçkë tregu…!

Do të doja të shohë imazhin e gjakut të derdhur në këtë tokë dhe dua ta prekë atë. Të vdekurit janë aty, heronjtë janë aty, vetëm duhet ta kthejmë imazhin e heronjve, dëshmorëve e martirëve dhe të ish të burgosurve politikë. Emrat e tyre të humbur në beteja të shumta harrohen sa hap e mbyll sytë. Jo thjesht se ky është fat i pashmangshem i luftës, por sepse ata që vdiqën nga tehu i shpatës mund të kishin çuar në botën tjetër edhe shumë armiqë të kombit, ndërkohë që jetën e dhanë duke e mbrojtur atdheun.
Do të doja të mosë dëgjoja më rënkimet e atdheut. Këto zhurma korruptive jo. Këto imazha na shoqëruan gati 18 vite rreshtë! Jo, nuk është një fenomen i rastit, por shprehje e qëllimeve tradhtare të pushtetarëve moderne dhe hoxhallarëve mesjetar në përgjithësi.
Imazhi është e njëjta histori e vjetër, e vërteta gjindet te parrullat e qeverisë pa korrupsion e hajdut… Të pangopur këta zuzar… A nuk është ky një hapë i madh i përparimit të vendit tonë???
Realiteti është këtu: Organizata pronto, varfëri, papunësi, korrupsion dhe krimë të organizuar.
Gjithçka mungon… Gjithacka u zhduk si në filmat horror… Këtë imazh që mungon kujtë duhet besuar…? Shteti ynë duhet ta rrimarrë vetën.

Ribërja e lirisë!
Duket ndoshta ireale të presim që gjithçka do të zgjidhet në një të ardhme të afërt. ?farë perceptimesh të reja mund të fusim në sistemin qëndror të trurit tonë, gjatë kësaj kohe të amullisë?
Një qeveri e ardhshme duhet të shkatërrojë gjitha padrejtësitë. Dhe nëse një gjë është e trashegueshme, thjesht do të ketë ndryshim të hormoneve, të qeveritarëve dhe të hoxhallarëve. Nëse diçka është e pranishme në kokat e tyre, edhe kësaj do ti gjendet ilaçi.
Apo më mirë është të ngrejmë burgje, të ndërtojmë vende për këta njerëz që të mund të marrin kurra psikiatrike, meditimi, studimi dhe të bëhen më intelegjentë për të mirën e kombit dhe shtetit, dhe t’u japim atyre vëmendjen e dashur e një qenie njerëzore. Veprimet e tyre nuk kanë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është qenia jonë kombëtare.
* * *

Atdheu rënkon në gjysmë roberi, ati i duhen djem trima e të shkolluar (me një fjalë njerëz të pendës dhe të mendjës pjellore). Po të kishim pasur shkollë kombëtare më herët, edhe lirinë do ta kishim fituar më herët. Formula për shkollën kombëtare dhe lirinë e atdheut në brendinë e saj paska pasur vuajtje e flijime të mëdha.
Ndoshta, pos ndjenjës së kësaj krenarie të ligjshme, e kishim edhe ndjenjën e frikës se shtetin e Dardanisë mund ta vrasin edhe rrufetë, që vinin nga Serbia, Mali i Zi, Turqia e Greqia dhe kishat sllavo-greke, etj) e nganjëherë edhe nga anët e tjera të horizontit. Prandaj, hartën tragjike të atdheut e vizatoi dora që e burgosi gjysmën e Dardanisë. Duhet grisur këtë hartë, duhet shkatrruar ky Shtrat i Prokrustit turko – serbe, në të cilën është vënë me dhunë atdheu.

Kur i shkruaj këto rreshta, nuk mendoj kurrë që paqja e stabiliteti dhe mirkuptimi i sotëm, i arritur me aq mundim, të rrezikohen për shkak të shqiptarëve, qofshinë ata politikanë apo fetarë radikal… Problemet në Dardani janë shumë delikate. Ne jemi bindur tanimë, se epërsia e pushtetarëve është robërimi i të tjerëve, ky është qellimi në të cilën është drejtuar veprimtaria e uzurpuesve qeveritar. Sot po flasim për dekriminalizimin, i gjithë vëndi është përfshirë brenda kësaj beteje korruptive dhe krimit të organizuar, ky popull që as e krijoi vetë e as i takon ta vuajë. Unë sot deklaroj se ky popull, kjo drejtësi që e krijuanë vetë po tregohet e pafuqishme përballë mënyrave kriminale e korruptive, me të cilat po dominohet edhe ky parlament, çerdhe hajdutësh.
Pas kaq kohësh e ndjej veten më shumë se mirë të deklaroj se beteja për mosdorzimin e politikës përballë krimit politik. Natyrisht, çdo vend vendi veçoritë e tij të kalimit në demokraci ashtu i ka edhe vendi ynë, të cilat varen si nga kushtet kombëtare të së cilit vend ashtu edhe nga kushtet e epokës historike përkatëse. Marrja parasysh e tyre është krejt e domosdoshme për të përcaktuar një vijë të drejtë, një binary, një strategji e taktikë të drejtë në pavarësi të poltë, sepse nga këto veçori varen format, metodat e kalimit të vendit nga centralizmi ideologjik të tipit të odave e kafeneve në demokraci të vërtetë.

Fjala domokraci nuk e kupton fjalën anarki. Gjithashtu, duhet nënshtruar vetëdijës kritike dhe opinionit demokratik të gjitha shkarjet politiko-diplomatike nga vija e interesave vitale kombëtare. Ndërsa, mosmarrja e parasysh e fjalës demokraci të shpie në anarki, korrupsion e krim të organizuar, në shkëputjen nga realiteti objektiv nga imazhi që duhet ta ketë vendi ynë, i sjellë dëm të çështjes kombtare. Nga e gjithë kriza që përjetojnë sot shqiptarët, kriza politike e morale duket më tragjike.
Sot nuk mund të tolerojmë përseritjen e dështimeve historike. Është tragjike kur këta hajdutë na përcaktojnë një fat të lig, por është vetëvrasëse kur vetë e pranon atë fatë…

Afrim Cakas foto.

Text shkruasi

Afrim Caka

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close