Nis regjistrimi i diasporës

Nga sot është lansuar platforma elektronike, online, për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës. Ministra e Diasporës ka njoftuar se adresa
për regjistrim është www.rdks.info, derisa ka ftuar pjesëtarët e diasporës që të bëhen pjesë e këtij procesi.
“Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata,si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.
Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.
Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera, dhe të dhënat janë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.