Publikuar me datën: Sun, Feb 27th, 2011

Nikollë Mrijaj (1911-1999) Intelektual, atdhetar e kuvendar i odave të burrave

Nikollë Mrijaj (1911-1999)

Intelektual, atdhetar e kuvendar i odave të burrave

nga Klajd Kapinova

New York, USA

1911?1999 dy data të shënuara të historisë së familjes Mrijaj

Fillimshekulli dhe fundi i tij në analet e historisë së popullit tonë kanë mbetur si ngjarje të rëndësishme plot luftra dhe përpjekje për pavarësi dhe liri. Ishte viti 1911, kur më 6 prill, nacionalistët të udhëhequr nga trimi i maleve kreshnike të Hotit e Grudës Dedë Gjo Luli, në maje të Deçiçit ngritën flamurin e Skënderbeut, pas një robërie të gjatë 5 shekullore të kolonizatorëve osmanë. Dy vjet më vonë më 1913 Kosova shkëputet nga trungu amë dhe trojet etnike shqiptare do të copëtohen padrejtësisht, kur fëmija Nikollë sapo kishte mësuar fjalët e para në gjuhën e nënës. Këto ndjenja të thella atdhetare, ai do t’i marrë qysh në djep nga prindërit e tij të dashur, të cilët kishin një taban të hershëm atdhetare. Kjo ishte karakteristikë e të gjithë viseve shqiptare, të zonave, ku, historia është vulosur përmes grykës së ngrohtë të pushkës.

Ditet do të kalojnë, duke ia lënë vendin muajve dhe viteve, që në kalendar, kishin të shënuar gjakun e fatosave të lirisë, historinë dhe qendresën heroike të shqiptarëve, që për afërsisht një shekull do të qendrojnë të pushtëruar e keqtrajtuar nga çizma e rëndë e kolonizatorëve serbë. Klika e egër e Beogradit, gjithnjë kërkonte çkombëtarizimin e Kosovës, kthimin e saj në një shtëpi të dytë për kolonët ardhacakë serbë.

Si në vegim, tek shfletoj faqet e dhimbshme të shkruar për popullin martir dardan, më parakalojnë imazhet e mbijeteses së këtij populli, që mbi gjakun e bijve më të denjë të saj, ka shkruar epopenë e lavdishme të historisë së gjithë martirëve të saj, duke e merituar me të drejtë epitetin “Kosova martire”.

Nikolla, u largua nga kjo jetë plot histori të trazuar, duke parë më në fund lirinë e ëndërruar prej kohësh nga të parët e tij. Viti 1999, ka hyrë në historinë e popullit kreshnik të Kosovës, si data e lirisë së shqipes në vendin e shqiponjave. Ai vdiq i qetë, se fëmijët, nipat dhe mbesat e tij tashmë do të flasin e shkruajnë gjuhën shqipe (ndonëse një pjesë jeton dhe punon në SHBA dhe Evropë, shënimi im, K.K.), se serbët nuk do t’i qendrojnë më mbi krye si çekan. Ata doket dhe zakonet e të parëve do t’i ruajnë dhe pasurojnë jo në mënyrë të fshehur, por hapur dhe do të mburren se janë vijues të të parëve të tyre dardanë…

Një histori 90 vjeçare e Nikollë Mrijaj nga Klina

Duke shfletuar me kujdes disa dokumente dhe dorëshkrime, që ruhen në familjen e njohur Mrijaj në Kosovë, mësojmë hap pas hapi, për disa nga pjesët kryesore të jetës së Nikollë Mrijaj. Kështu gjyshi i tij, ishte i njohur në një seri luftrash kundër Perandorisë së “pathyeshme” pushtuese osmane, ku, së bashku me shume bashkëluftëtarë vendas kishte shërbyer në lëvizjet e Kapidanit të Mirditës Bib Doda, deri sa u vra nga turqit e rinj (lëvizja xhonturke që përfshiu edhe vendet që ishin koloni e Perandorisë Osmane, shënimi im K.K.), në vitin 1907.

I ati i tij Pren Nikolla, ishte një intelektual i njohur asokohe, ishte shkolluar në një kolegj të njohur të Austri. Shkaku i vijimit të shkollës është, I ati kujdesej shumë për djalin e vetëm dhe ishin shumë kohë të turbullta historike. Një ditë e pyesin ushtarët austriakë, pse ti, nuk po rrin per një kohë të gjatë me ne si përpara. Unë, thotë ai, kam frikë se nga luftimet midis shqiptarëve dhe turqve, mund të më vrasin djalin e vetëm. Atëherë, austriakët i premtojnë se ta strehojmë ne djalin dhe kështu ai pati fatin e mirë të shkollohet në Austri. Më pas, ai kishte shërbyer me sukses për shumë vite si kryetar komune së Zllakuqanit deri më vendekjen e tij të hershme në moshën 33 vjeçare.

Pas tetë vitesh…

Pas tetë vitesh, detyren e të atit e vijon i biri Nikollë Mrijaj, duke qenë një nder më të rinjtë në drejtim të Komunës së Zllakuqanit.

Për të riun, kishin filluar hallët dhe problemet e komunitetit të tij, ndonëse ai nuk kishte përvojë dhe eksperincë pune. Ai gjithnjë kuvendonte me të atij dhe në një farë mënyrë babai i mësoi “sekretet” e punës së tij me popullin, se si duhet të sillej, komunikonte dhe të respektonte përherë votën e popullit, shqetësimet, brengat dhe gëzimet e bashkëfshatarave të tij. Tashmë jeta e kishte pjekur para kohe, duke e burrëruar dhe fisnikëruar gjithnjë këtë njeri zemërbujar.

Nikolla fëmijë, hapat e para të dijes, do t’i marrë në shkollën e kishës së komunës Zllakuqan. Asokohe dyert e shkollës së parë shqipe i kishte hapur meshtari françeskan martir atë Shtjefen Gjeçovi (1873?1929) në vitin 1889. Si mësues të parë, që për herë të parë e mësoi në gjuhën e nënës abc?në, shkrim e këndim, ka qenë françeskani i kulturuar atë David Pepaj.

Gjatë jetës së tij, punoi si nëpunës në disa komuna, si: Zllakuqan, Gurrakoc, Istogu (Burimi) dhe Klinë. Partia Komuniste Jugosllave e dënoi tre herë me burgim për shkak, se ai nuk iu bind asnjëherë urdhërave të tyre dhe për ketë disa herë ia morën librezën e partisë. Për herë të fundit, është denuar kur Nikolla kryente detyrën e sekretarit dhe arkëtarit në një sipërmarrje komunale të komunës së Klinës me drejtor asokohe Millan Bashanoviqi. Ai asnjëherë nuk e deshti këtë librezë dhe bënë shumë mirë që ia morën për të mos ia kthyer më.

Sipas një shkrimi të gazetës “Politika” e Beogradit, të vitit 1939, shënohet, se një delegacion shqiptar i kryesuar nga patër Tomë Xhaja, së bashku me deputetin e Parlamentit të Jugosllavisë, atdhetarin Adem Dushin, Nikollë Mrijaj, Llesh Gjon Lleshi e shumë burra të tjerë të Lugut të Drinit, u takuan në Beograd me Kryeministrin Dr. Vllatko Maçek. Ky delegacion kishte ngritur zërin e protestës, kundër kolonizimit serb e malazez në këto treva.

Në vitin 1940, një delagacion i kryesuar nga Adem Dushi e Nikollë Mrijaj me disa bashkëvendas të tjerë u gjenden në Tiranë në zyrën e Ministrit të Arsimit shkrimtarit Prof. Ernest Koliqit, ku, kërkuan gjatë bashkëbisedimit, që t’u dërgojnë sa më shpejt që të jetë e mundur të dërgonin në Kosovë arsimtarë për të mësuar shkrim e këndim, mbasi politika e Beogradit për çkombëtarizim ishte shumë e madhe. Kosova kishte shumë nevoj që bijtë e tyre të vijonin të flisnin gjuhën shqipe, që gjendej përballë presionin të egër të gjuhës cirilike sllave. Pas këtij takimi shumë të rëndësishëm, menjëherë Prof. Ernest Koliqi me cilësinë e Ministrit të Kulturës dërgoi Prof. Rexhep Krasniqin, Mati Logoreci, së bashku me shumë profesorë dhe arsimtarë të tjerë nga qyteti i Shkodrës dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë, që iu përgjigjen njëzëri thirrjes kombëtare të Ministrit Koliqi. Mendohet se të kësaj periudhe janë edhe hapja e mbi 200 shkollave në gjuhën shqipe në Kosovë, ku dominon shumë kontributi i intelektualëve nga qyteti i Shkodrës.

Nikollë Mrijaj edhe gjatë periudhës së vitit 1945 dhe në vitet në vijim ndihmoi në mënyrë të fshehur lëvizjet nacionaliste në Kosovë, që luftonin për bashkimin e të gjithë trojeve etnike në një shtet të vetëm dhe për lirimin e Kosovës nga pushtuesit shekullorë serb. Kështu me radhë do të ndihmojë në luftën e njohur të Drenices dhe në veçanti ndihmoi me të gjithë mundësitë çeten nacionaliste të udhëhequr nga trimi i Kosovës Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Prof. Ymer Berisha e sokoleshen shkodrane Marije Shllaku. Gjithashtu i erdhi në ndihmë popullatës së vendit. Ndue Përlleshin e kishte bashkëvendas, shokë të fëmijërisë dhe rinisë. Në Beograd, kur Nikollë Mrijaj ishte me shërbim ushtarak në garden e Krajl Aleksandrit ishte edhe Ndue Përlleshi. Nikolla punonte ato ditë në një depo armësh dhe i kishte dhuruar Ndout një revolver, të cilën e mbajti si kujtim tërë jetën. Edhe kur ndeshte brigada apo çeta në mal Nikolla i kishte orientuar partizanët në drejtime të rrejshme, në mënyrë që të mos të ballafaqohen me çetat e Ndue Përlleshit e të tjera çeta nacionalistësh që vepronin me shumicë asokohe në të gjithë Kosovën, në luftë kundër komunizmit dhe pushtimit kolonial serb. Ai ka strehuar dhe ndihmuar me të gjithë mundësitë lëvizjet për lirinë e Kosovës dhe nacionalistët e flaktë të çështjes amtare.

Në vitet e pleqërisë ky burrë i madh dhe i urtë në shumë kuvende burrash të Lugut të Drinit, kishte pasë fatin e mirë që të marrë pjesë në shumë momente delikate dhe të rëndësishme të pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave në zonën e tij, falë përvojës për t’u marrë me njerëz dhe kuvenduar shtruar me të gjithë. Njihte shumë mirë “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, historinë e fisme të Derës së madhe të Kapidanve të Mirditës, nga ku e ka prejardhjen edhe fisi Mrijaj, që prej kohësh më vonë ishte shpërngulur në Kosovë.

I paisur me këto virtyte të moçme dhe fisnike shqiptare, Nikolla la një emër të mirë në të gjithë trevën e vet dhe në tërësi në Kosovë ku kishte shumë miq dhe dashamirë, me të cilët kishte bashkëpunuar për çështjen e shenjtë kombëtare.

__________________
Shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close