Publikuar me datën: Sat, Jan 15th, 2011

Nga mosdoganimi në veri të vendit humben mbi 30 milionë euro

Prishtinë, 15 janar – Humbjet nga moskontrollimi i kufirit në veri janë rreth 30 milionë euro në vit, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica.
Sipas tij, vështirësia kryesore që Dogana e Kosovës ka në aspektin e luftimit të kontrabandës, është veriu i Kosovës, gjegjësisht moskontrollimi i dy vendkalimeve kufitare, “Porta 1” dhe “31”, e në të cilat janë bërë pothuajse tre vjet që doganierët e Kosovës nuk janë prezentë fizikisht.
“Përmes këtyre dy pikave, sipas informacioneve që kemi, vazhdojnë të vijnë sasi të konsiderueshme të mallrave, ku vozitësit apo kompani të caktuara që i udhëzojnë ata, nuk vijnë në terminalin doganor në Mitrovicë për zhdoganim përfundimtar. Terminali në Mitrovicë është pika më e afërt e Doganës së Kosovës”, tha Huruglica.
Në pyetjen se a ka ndonjë nismë të re për të ushtruar funksionin e doganës në veriun e vendit, kreu i Doganës u përgjigj se angazhimi ka shkuar së paku në tre drejtime. “Ajo që kemi mundur të bëjmë fillimisht, ka qenë një vendosje e një mbikëqyrjeje shumë më të rreptë të asaj zone, përmes lëvizjeve të njësive antikontabandë – gjithmonë me qëllim që nëse nuk arrijmë të ndalim në burim kontrabandën, atëherë së paku ta parandalojmë që ajo të shpërndahet në pjesën kryesore të Kosovës, domethënë në pjesën qendrore të Prishtinës, por edhe në pjesë të tjera.
Faktori i dytë është bashkëpunimi i ngushtë me policinë, Administratën Tatimore, por edhe institucionet tjera, me të cilat kemi krijuar një trup për t’i goditur grupet e caktuara të kriminelëve. Kemi konfiskuar vazhdimisht mjete të transportit, mallra dhe vazhdimisht bëjmë tentime që kompanitë apo njerëzit që merren me këtë dukuri, t’i godasim.
Fusha e tretë, jo më pak e rëndësishme, ka qenë ngritja e një bashkëpunimi me EULEX-in, edhe në aspektin politik, edhe në atë operativ. Kemi kërkuar nga ata që të marrin veprime më konkrete ekzekutive në ndalimin e këtyre gjërave, për arsye se EULEX-i i ka njerëzit e vet në vendkalimet kufitare. Pra, nga ta kemi kërkuar që të mos jenë prezentë vetëm fizikisht, por të marrin veprime konkrete me qëllim të ndalimit të këtyre shmangieve”, ka theksuar Huruglica.
Ndërkaq, në pyetjen se ç’sfidë paraqet kërkesa dhe pritja e qeverisë së ardhshme të vendit për mbledhjen e më shumë të hyrave nga Dogana për të mbuluar rritjen e pagave të arsimtarëve, shërbyesve civilë dhe policëve, Huruglica është përgjigjur se çdo rritje e buxhetit nënkupton se duhet të ketë më shumë të hyra për të plotësuar atë pjesë të shpenzimeve. “Doganës i bie një barrë më e madhe, për faktin se dogana vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në buxhetin e Kosovës. Edhe në vitin që kemi përfunduar, kontributi ynë nuk kanë rënë nën 65% të totalit të buxhetit – domethënë është një kontribut shumë i lartë. Do të jetë një vit mjaft sfidues për organizatën tonë, por ne kemi shpresa të fuqishme dhe plane se si dhe ku të fokusohemi më shumë. Do të duhet një përkrahje shumë më e fuqishme e Policisë së Kosovës, institucionit të prokurorisë, gjykatave, administratës tatimore, ministrive përkatëse, në mënyrë që me një mobilizim gjithëpërfshirës ne të mund ta kryejmë pjesën tonë, por edhe ata të na ndihmojnë të arrijmë realizimin e këtij plani”, tha ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close