Publikuar me datën: Fri, Jan 6th, 2017

Nga letra e Haradinajt deri te thirrja e Kosovës për lirimin e tij

Nga qendra e paraburgimit në Colmar të Francës, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai shpreh keqardhje se si disa shtete ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviqit, derisa merr shembull plot shtete të tjera, siç janë Gjermania, Austria e që sipas tij, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi, raporton KTV.

“Ne si popull e si individë nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lëre më nga fletarrestet e tij. Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës: Rrugën e shtetit të Kosovës nuk do të mund ta ndalë askush. Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë që Kosova ia ka nisur një letër të dytë shtetit Francezë me të cilin kërkon që të lirohet ish-kryeministri Haradinaj.

Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i cili e ka quajtur goditje të rëndë për Kosovën këtë arrestim.

Ai tha se Ministria e Drejtësisë, në letrën dërguar autoriteteve francezë ka shpjeguar faktet se shteti i Serbisë nuk ka më juridiksion mbi shtetin e pavarur të Kosovës, e po ashtu sipas tij, MPJ-ja do t’ua nisë një letër të gjitha shteteve anëtare të Interpolit që fletarrestet e tilla të mos merren për bazë.

2 ditë pas arrestimit të Haradinajt, Hoxha tha se ka planifikuar dhe ka bërë një kërkesë që të udhëtojë në Francë për të parë nga afër situatën.

Megjithatë, ai ka bërë thirrje që të ruhen marrëdhëniet miqësore mes shtetit të Francës dhe Kosovës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbesë në paraburgim në Francë, deri në një kërkesë zyrtare të Serbisë për ekstradimin e tij

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close