Publikuar me datën: Thu, May 24th, 2012

Nga Doganat 7 milionë euro më pak se vjet

Planet e Qeverisë për mbledhjen e të hyrave nga Doganat e Kosovës këtë vit mund të dështojnë. Ecuritë e të hyrave në Doganat e Kosovës nuk po ecin sipas planeve të parapara. Deri në javën e 19-të të këtij viti Doganat kanë mbledhur 27 për qind të buxhetit të planifikuar nga të hyrat doganore, apo rreth 2.83 për qind më pak se plani i paraparë për arkëtim nga doganat për këtë vit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas të dhënave nga Doganat, gjatë këtij viti janë grumbulluar 237 milionë e 751 mijë e 537 euro. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë grumbulluar 244 milionë e 686 mijë e 128 euro apo 6 milionë e 934 mijë e 591 euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këtë vit doganat kanë marrë për obligim të inkasojnë deri në fund të vitit rreth 867 milionë euro apo 40 milionë më shumë sesa kishin mbledhur gjatë tërë vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, thotë se nuk ka arsye për shqetësim. Sipas tij, të hyrat nga doganat deri në fund të vitit do të përafrohen me planin edhe nëse nuk përmbushet tërësisht ai plan.

“Analizat tona tregojnë se importi gjatë janarit e shkurtit ka qenë dukshëm më i vogël se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, kryesisht si reflektim i ndikimit të motit të vështirë dimëror. Të hyrat gjatë kësaj periudhe kanë qenë më të ulëta se planifikimi, por nuk shohim ndonjë arsye për shqetësim sepse gjatë muajit mars të hyrat që kemi grumbulluar janë më të larta se marsi i vitit të kaluar, gjithashtu edhe të hyrat e muajit prill kanë qenë më të larta. Edhe këtë muaj kemi rikuperuar dhe kjo tregon se gradualisht po kthehemi në normalitet”, thotë Stavileci.

Sipas të dhënave të Doganave, në asnjë muaj nuk është arritur të grumbullohet 100 për qind e planit të paraparë. Muaji shkurt ka qenë muaji më i keq për të hyrat në dogana. Vetëm 84 për qind është arritur plani.

Sipas zëdhënësit të Doganave, gjatë këtij vitit është bërë një planifikim më ndryshe se një vit më parë, ku parashihet që në muajt e parë të ketë më pak të hyra.

“Doganat e Kosovës presin që gjatë muajve të verës të jenë të hyrat më të larta, prandaj ata në planin e të hyrave barrën kryesore e kanë koncentruar në muajt e verës. Deri në fund të vitit ne planifikojmë të përmbushim planin apo të afrohemi shumë pranë 99-përqindëshit”, ka thënë Stavileci.

Vështirësitë në përmbushjen e planit të të hyrave nga doganat do t’i kushtojnë Qeverisë, e cila ka dështuar edhe në planifikimet e të hyrave nga shitja e PTK-së.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close