Neziri, kërkohet zgjidhje afatgjatë

Video: Neziri, kërkohet zgjidhje afatgjatë

FLUTRA LATIFI
Bashkëpunimi i Komunës së Sarajit dhe organizatës humanitare Global-Konstrakshën ka rezultuar me renovim të Shkollës Fillore Dituria në Saraj, me çrast janë krijuar kushte tejet të volitshme për zhvillimin e procesit edukativo arsimor në këtë objekt shkollor.
“Ështe bërë një renovim shumë i mirë për të krijuar kushte tejet të volitshme për zhvillimiun e procesit edukativo arsimor me kontribut edhe të Kryetarit Bekim Murati dhe në të ardhmën do të vazhdohet edhe me tutje”, theksoi zv/ministër i arsimit Safet Neziri.
“Komuna e Sarajit ka investuar 300 mij denarë me çrast është bërë lyerja e shkollës dhe poastu edhe në vendbanimin Lubin”, theksoi kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.
Sa i përket problemit me kombinimin e paraleleve Zv/Ministri i Arsimit Safet Neziri, është shprehur se në bazë të informatave që do të grumbullohen nga inspektorati shteteror i Arsimit duhet të gjindet rrugdalje afatgjate lidhur me atë se nxënës mund te kombinohen në një paralele. Ndërkohë edhe Komuna e Sarajit ka sjellë vendim për kombinimin e paraleleve.
“Në kornizë kohore nuk kemi ofruar sepse tentojmë që sa më shpejt të gjindet zgjidhje, që sa më shpejt të arrimë rezultatat, sepse nga aspekti pedagogjik nuk është në rregull që të kombinohen 2, 3 programe dhe duhet gjetur rrugdalje”, theksoi zv/ministër i arsimit Safet Neziri.
“Në sh .f Dituria numri i nxënësve që ndjekin procesin mësimor në gjuhën maqedonë është shumë i vogël ne nuk kemi mundësi ligjore por do të shohim se si do të rrjedhin konsultimet me MASH-in më tej”, theksoi kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.
Ndërkohë sa i përket skepticizmit të Kryeministrit Nikolla Gruevski se nuk do të ketë ndërrim të emrave të shkollave në Komunën e Çairit, Zv/Ministri Safet Neziri theksoi se të gjitha nismat duhet shqyrtuar dhe beson se do të gjindet rrugdalje përmes dialogut lidhur me këtë çështje.