Publikuar me datën: Thu, May 10th, 2012

Nesër në Maqedoni protestojnë shqiptarët, të shtunën maqedonasit

Në Maqedoni për nesër janë paralajmëruar protesta të vetorganizuara të ndara nga shqiptarët dhe të shtunën nga maqedonasit, informon INA.

Protestat po organizohen përmes rrjeteve sociale, ku siç paralajmërohet të premten do të mbahen protesta të shqiptarëve në të gjitha qytetet e Maqedonisë Veriperëndimore me moton “Stop rasteve të montuara”.

Protestat që thirren përmes njoftimeve sidomos nga facebook, tashmë kanë marrë jehonën e tyre dhe se janë publikuar edhe oraret e mbajtjes së tyre në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Strugë, Dibër, Kërçovë, etj.

Ndërkohë, thirrje për protesta janë bërë edhe nga rrjete sociale maqedonase. Në një nga thirrjet që ka marrë mbështetje masive është ajo e një grupi të ashtuquajtur “Protesta para qeverisë”, ku thirren qytetarët për të protestuar të shtunën para Qeverisë. Sipas mesazheve të bëra ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve. Në këtë profil interneti virutal nuk kanë shpëtuar fyerjet e rënda antishqiptare dhe antifetare.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se po ndjekë të gjitha porositë në internet lidhur me organizimin e protestave të paralajmëruara.

“MPB po ndjek këto porosi dhe gjuha që përdoret në ato portale është e pahijshme. Si institucione përgjegjëse do të ndërmarrin të gjitha masat për të mbrojtur sundimin e së drejtës. Do të reagojmë ndaj çdokujt që do të shkelë rendin dhe ligjin”, ka theksuar ministrja Jankullovska. Protestat deri tani nuk janë mbështetur nga asnjë parti politike, por ato janë vetorganizuar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close