Nesër jep betimin Presidenti i ri i Shqipërisë

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bujar Nishani, do të japë betimin në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, të martën pasdite, më 24 korrik.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka njoftuar se Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendim që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme plenare të martën, në orën 18.30.
“Ju bëj me dijeni se të martën, në orën 18.30, sipas Kushtetutës, do të zhvillohet seanca e betimit të Presidentit të Republikës”, ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit Jozefina Topall.
Ajo ka thënë se në axhendën e seancës janë përfshirë edhe një sërë ligjesh.