Në Vienë shfaqen filmat e regjisores Shota Bukoshi

Prishtinë, 13 prill – Kultur Kontakt Austria dhe Instituti për Film dhe Dramaturgji Transmediale ftuan regjisoren Shota Bukoshi në Vienë për t’i shfaqur filmat e saj. Në qendër të evenimentit “Fokus në skenën kulturore të Kosovës”, më 10 prill në Brunnenpassage të Vienës ishin filmi i saj dokumentar “Dy rrëfime dashurie” dhe filmi i shkurtër “Aureola e shthurur”, të cilët tashmë janë shpërblyer në festivale të ndryshme
Kombëtare dhe ndërkombëtare si Dokufest, Skena Up, Tirana International Film
Festival, Young short & ambitious, Një botë, etj.
“Dy rrëfime dashurie” flet për jetën anash dhe njëkohesisht mes shoqërisë,
Për tentimet e dy çifteve romë t’ia bëjnë disi dashurive tyre si dhe
pasojave te tyre, përderisa filmi i shkurter “Aureola e shthurur” për kah
estetika e hiperbolizuar shtiret si komedi përderisa sulmon vrazhdë rolet
tradicionale të femrës shqiptare.