Publikuar me datën: Sun, May 9th, 2010

Në Sarajevë vetëm me trajtim të barabartë

Prishtinë, 9 maj – Gjatë një bisede me korrespondenten e agjencisë Beta, gjatë vizitës në Berlin, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke u përgjigjur në pyetjen se a është e gatshme Prishtina të marrë pjesë në samitin e Sarajevës sipas formulës së propozuar nga shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini, ka thënë se “”Kosova nuk do të marrë pjesë vetëm në qoftë se nuk do të gëzojë trajtim të barabartë”.
“Në të gjitha rastet e tjera do të marrim pjesë, sepse është në interesin tonë dhe në interesin e rajonit. Me rëndësi është vetëm që gjithçka të bazohet në parimet e barazisë. Në këtë rast do të marrim pjesë”, tha Sejdiu.
Në Këshillin e Bundestagut për Çështje të BE-së, nënkryetari i Qeverisë serbe, Bozhidar Gjeliq ka propozuar që në Sarajevë të bisedohet për këto fusha: ekologjinë, energjinë, politikën sociale dhe ekonominë . Në pyetjen se a do të ishte e pranueshme kjo agjendë edhe për Kosovën, Sejdiu u përgjigj se “Prishtina është e gatshme  të bisedojë për të gjitha temat që janë me interes të përbashkët”.
“Natyrisht, për të arritur tema të caktuara në tavolinën e bisedimeve, duhet të bëhen përgatitje. Çdo ide duhet shqyrtuar veç e veç. Dhe gjatë kësaj duhet të kihet parasysh se Kosova është shtet i pavarur”, ka shtuar ai.
I pyetur nëse Kosova ndihet me obligime, që duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, të ndërmarrë masa të caktuara  pas shpalljes së vendimit të GJND-së rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, pa marrë parasysh se çfarë mendimi do të ishte ai, Sejdiu tha se Kosova  “nuk dëshiron të prejudikojë se si do të jetë mendimi këshillëdhënës i kësaj Gjykate”.
Në lidhje me bisedimet e mundshme Prishtinë-Beograd dhe në pyetjen nëse do të zhvillohen këto bisedime a do të duheshin ndërmjetësues, përkatësisht kush do të mund të ishin ata, SHBA apo ndonjëri nga shtetet e Evropës, Sejdiu tha se “nuk ka ndonjë sinjal të veçantë lidhur me këtë”.
 “Por, në interesin tonë është qasja miqësore dhe, shikuar nga ana jonë, nuk ka arsye për tensione. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për tema të ndryshme, vetëm jo për statusin. Sa i përket ndërmjetësuesve të mundshëm, kjo çështje duhet të analizohet”, tha kryetari i Kosovës.
Ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia “si dy shtete sovrane mund të bisedojnë për lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për zhvillimin ekonomik, apo për përvojat e vendeve të Ballkanit për integrime në BE. Kjo është qasja jonë, qasja miqësore”.
Në pyetjen se pse dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në medie mund të lexosh vetëm lajme negative për jetën e qytetarëve serbë në Kosovë, Sejdiu ka theksuar se
“gjithsesi ka edhe medie që raportojnë informata pozitive”.
“Shumë qytetarë serbë janë kthyer në këtë kohë në Kosovë, mirëpo në ta bëhet presion i vazhdueshëm. Për këtë apelojmë sërish Beogradin që të lërë serbët e Kosovës të qetë, që të mund të realizojnë qëllimet e tyren në shoqërinë në të cilën jetojnë. Ne sigurisht nuk dëshirojmë që ata të jetojnë në sistemin e aparteidit, në të cilin ne kemi vuajtur. Ka ardhur koha për bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, ka thënë presidenti Sejdiu, raporton B92.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close