Publikuar me datën: Sat, Mar 5th, 2011

Në rivotimin e mundshëm Pacolli s’i ka të 62 votat

Prishtinë, 5 mars – Behgjet Pacolli ka dy mbështetës më pak në Kuvendin e Kosovës sesa që kishte në raundin e tretë të seancës së 22 shkurtit, kur është zgjedhur president. Siç shkruan sot “Koha Ditore”, deputetët e PDK-së, Hydajet Hyseni e Nait Hasani, të cilët kanë zëvendësuar në Kuvend deputetët që kanë shkuar në ekzekutiv, nuk do ta mbështesin Pacollin në rast të rivotimit për president, kanë thënë të premten burime të gazetës. Prandaj, sipas këtyre burimeve, edhe nuk mund të llogarisë në votën e tyre në rast se Gjykata Kushtetuese jep verdiktin për përsëritje të votimit të presidentit për shkak të shkeljes së procedurave, siç kanë pretenduar 34 deputetë të opozitës. Ndërkohë, kryetari i kësaj Gjykate, Enver Hasani, ka paralajmëruar të enjten në KTV që “nëse themi është shkelur (Kushtetuta v.j.) përsëriten procedurat e zgjedhjes së presidentit”. Kushtetuesja do të japë përgjigje brenda shtatë javësh.
Hydajet Hyseni nuk ka thënë troç se nuk do ta jepte votën për Pacollin, nëse procedura e zgjedhjes së presidentit kthehet në rivotim, por këtë e ka lënë të nënkuptueshme. Ai ka shtruar nevojën që presidenti të jetë personalitet që gëzon mbështetje të gjerë dhe që përfaqëson unitetin e popullit, e që nuk ka qenë rasti me Pacollin.
“Nuk kam ndonjë opinion të veçantë (për z. Pacolli v.j.). Për mendimin tim ajo që është thënë edhe me Kushtetutë që presidenti i vendit duhet të jetë faktor uniteti i popullit, nënkupton që të ketë edhe besimin e gjerë. Presidenti në vende të ndryshme zakonisht është figurë konsensuale që zgjidhet me konsensus edhe të pozitës e edhe të opozitës”, ka thënë Hyseni. “Mendoj që Kosova nuk duhet të jetë përjashtim”.
Të martën Pacolli është konfirmuar president nëpërmjet një procesi votimi në Kuvend që e ka bojkotuar opozita dhe që mezi është mbështetur nga të gjithë deputetët e partive në pushtet. Ai është vënë në krye të shtetit me votat e vetëm 62 prej 120 deputetëve. Këtë mbështetje e ka fituar tek në raundin e fundit, pasi që në të parin kishte marrë 54 vota, kurse në të dytin vetëm 58 sosh.
Deputeti Hyseni ka thënë se nuk do t’i bindej kurrfarë presioni sa i takon orientimit të votës së tij. Ai ka theksuar të jetë betuar për të katërtën herë që në misionin e deputetit të popullit t’i përmbahet asaj që është interes i popullit, që është interes i vendit dhe që është edhe obligim kushtetues. Kjo, sipas tij, nënkupton që deputeti të jetë i pavarur në vendimmarrjen e tij dhe, siç thuhet shprehimisht në Kushtetutë, të mos i nënshtrohet asnjë mandati detyrues.
“Prandaj edhe unë jam i bindur që në vendimmarrjen time do të jem i pavarur dhe pa iu nënshtruar kurrfarë ndikimi”, ka shpjeguar Hyseni. “Konform këtij obligimi do të ishte edhe votimi im për këtë çështje dhe për të gjitha çështjet”.
Deputetët e PDK-së i janë nënshtruar presionit të kryeministrit për të votuar Pacollin, pas dy raundesh që hezitonin ta bënin një gjë të tillë. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, që është sekretar i përgjithshëm në PDK, ka treguar publikisht se deputetëve u ishte thënë se po s’e votuan nuk do të futeshin në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e reja të parakohshme që do të impononte mosvotimi.
Vetë Krasniqi ka deklaruar se ka qenë midis 4 deputetëve të PDK-së që s’ia ka besuar votën Pacollit. Ngjashëm ka thënë edhe Fatmir Limaj, nënkryetar i DPK-së dhe njeriu më i votuar pas Thaçit në këtë parti.
Nait Hasani, ndonëse nuk ishte deputet me rastin e votimit të presidentit, kishte kundërshtuar zgjedhjen e bërë. Ky anëtar i Kryesisë së PDK-së, që tash është bërë deputet, ka deklaruar se Pacolli nuk e përfaqëson unitetin e qytetarëve të Kosovës dhe se fuqia e AKR-së në Kuvend do të jetë shumë e dobët.
Edhe ai pati pranuar se kryeministri Thaçi ka insistuar te deputetët e PDK-së të ndryshonin qëndrimin e tyre dhe ta votonin Pacollin për president në rundin e tretë të votimit. E deputetët që votuan për Pacollin, sipas Hasanit, nuk kanë as dinjitet të mirëfilltë.
Tash, kur është ngritur dilema se procedura e zgjedhjes së presidentit mund të përsëritet, Hasani ka thënë se mban qëndrimin e mëhershëm. Megjithëkëtë, ai ka shprehur besimin se votimi për presidentin nuk do të përsëritet, pasi ka konsideruar që kjo do të përbënte një shkelje tjetër.
“Nuk ka mundësi që Gjykata Kushtetuese ta kthejë çështjen në Kuvend. Nëse kjo ndodh, ajo e bën një shkelje të dytë, që ata që e kanë zgjedhur nuk janë aty që ta zgjedhin prapë. Nëse e kthen çështjen në Kuvend, duhet të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë deputeti Hasani. “Megjithatë, unë e kam dhënë deklaratën time dhe nuk kam ndërruar dhe nuk ndërroj qëndrim”.
Mirëpo, në rast se Kushtetuesja konstaton se në këtë rast nuk ka pasur shkelje të procedurave, atëherë është edhe një çështje tjetër që pritet ta adresojë opozita –shkeljen e Kushtetutës nga presidenti Pacolli, i cili kishte votuar për Qeverinë në cilësinë e deputetit, pasi kishte filluar t’i rrjedhë atij funksioni i presidentit. Ushtrimi i dy funksioneve publike nga presidenti kualifikohet si shkelje e rëndë e Kushtetutës, për çka Kuvendi obligohet ta shkarkojë presidentin.
Qeveria e Kosovës s’ia ka dalë të enjten në tentativën e saj për ta zhvlerësuar votën që ka marrë nga ai. Shumica e deputetëve votuan kundër propozimit të deputetit të AKR-së, Ibrahim Makolli, për të zhvlerësuar votën e Pacollit. Madje propozimi nuk ka gjetur përkrahje as te deputetët e partive në pushtet, ani se propozimi kishte mbështetjen e Qeverisë.
Propozimin Makolli e ka arsyetuar në këtë formë: “Në faqen 33 të transkriptimit , ose në vendimin për votimin për Qeverinë, nëse nuk gaboj dhe do të duhej të konsultohej mirë kjo pjesë, më duket që kryesuesi i seancës e ka ftuar presidentin ose është deklaruar që presidenti nuk është në sallë, dhe po ashtu kemi 65 vota për Qeverinë”.
Kryeparlamentari Krasniqi i është kundërpërgjigjur të premten deputetit Makolli. Ka thënë se përmbajtja e arsyetimit që ka dhënë Makolli në seancë nuk është e vërtetë.
“(Nuk është e vërtetë v.j.) as njëra e as tjetra. Unë nuk e kam ftuar. Në fund të seancës, kur kam dashur t’ia uroja presidentit detyrën dhe kabinetit qeveritar bashkë, nuk ka qenë. Kjo ka qenë ajo që e kam thënë emrin e presidentit, por jo pse e kam ftuar për të votuar”, ka thënë Krasniqi. “Kjo është e vërteta. Mund të shikohet. Edhe në transmetim ka qenë ajo”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close