Publikuar me datën: Wed, Dec 8th, 2010

Në përkujtim të dëshmorëve SOT ATA PREHEN TË QETË NË TOKËN E LIRË TË KOSOVËS

Shkruan:Shaban CAKOLLI

Janari është muaji në të cilin figura të mëdha të kombit tonë ranë  heroikisht në ballë të detyrës
të shejtë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar:Që nga Gjergj Kastrioti,Isa Boletini(i vrarë pabesisht
nga shovenistët malazez) e dei më 17 janar 1982,kur  UDB-sërbo-sllave në Untergrupenbach të
Gjermanisë vrau atdhetarët zemërzjarrtë-Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën

.Këta trima
shquheshin  me punën e tyre patriotike,solidaritetin e madh vëllazëror ndaj bashkatdhetarëve,të
cilët i ndihmonin në çdo rast,shquheshin për nga intelektualiteti,në organizimin e demostratave shqiptare
anekënd  shteteve perendimore…..Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu kanë luajtur  një rol të veçantë në
senzibilizimin e opinjonit të huaj rreth çështjes së Kosovës.UDB-ja i vrau,sepse ua kishte frikën.
Ata kishin  të vetmin ideal Shqipërinë e bashkuar.Ne i vlersojmë  lart,nderojmë veprën dhe figurën
e tyre.Që nga rënja e tyre në atë janar të kobshëm,në çdo janar janë tubuar shqiptarët e mërguar
nga të gjitha shtetet e Perendimit dhe bënim homazhe mbi varrezat e tyre,në vendin ku pushonin
vëllezerit Gërvalla dhe  Kadri Zeka.Kolona të mëdha njerëzish kalonin në heshtje duke vënë lule
mbi varret e martirëve.Edhe shikimet e tyre sikur donin të thonin:Ne jemi me ju,idealin tuaj nuk e tradhtojmë
Mirëpo ,deri sa bëheshin homazhe mbi varrezat e dëshmorëve në Shtutgart,koha në të cilin ndodheshim
hapte varre të reja dhe çdo ditë shtonte numrin e dëshmorëve.E në atë kohë kur ne tuboheshim për homazhe
në Shtutgart,atdheun e kishim nën rënkimin e plagëve nga pushtuesi,luftën e kishim përpara.
Ne donim të jetonim të lirë,por liria kërkonte më shumë sakrifica.Dhe deshtën trimat e deshi dhe zoti dhe
ngjau mrekullia:Trima mbi trima veshën supet ngjeshën armet e i thanë pushtuesit:Kurrë më nuk
durojmë robërinë tënde.Me gjak e sakrifica liria erdhi.E për këtë liri vite më parë kishin rënë
Jusufi,Bardhoshi  dhe Kadriu,kurse ne saherë tuboheshim për homazhe te varrezat e tyre,më dukej sikur po
dëgjoja zërat e tyre:Mos na e shtoni barrën duke na shkelur mbi varre,mos na rëndoni me lule të vyshkura të perendimit
mbi kokë,po bëni çmos të e bëni atdheun e  lirë!Na i bartni eshtrat në atdhe,sepse vetëm atje do të
prehemi të qetë.Eh,dhimbje që nuk përshkruhej:Ne kishim të bënim me armikun më të ndyrin,që
të vriste trimat liridashës dhe as të vdekur nuk i lejonte që trupi i tyre të kthehej në tokën e atdheut!
Falë luftës çlirimtare të UÇK-së,erdhi edhe ajo kohë,kur mbi varrezat e tyre u dëgjua një zë i shumë
pritur:Erdhëm të ua bëjmë me dije se amanetin tuaj e quam në vend-Liria për të cilën u sakrifikuat ju erdhi!
Atëherë trimat u ringjallën,lanë  gërmadhat e përendimit,e toka e Kosovës  i priti krahëhapur.
U kishte ndërtuar troje  plot stoli atdheu,e rrugët ua kishte shtruar me lule plot aromë  lirie.
Kosova i priti krahëror hapur,e sot ata prehen të qetë në tokën  e lirë të Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close