Publikuar me datën: Sat, Apr 17th, 2010

Në Mitrovicë u shënua “Festa e Abetares”

Mitrovicë, 17 prill – Abetarja është prijëse e zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë dhe ajo unifikoi popullin tonë por ndihmoi dhe perfeksionoi vetë gjuhën tonë, e cila sot hapëron fuqishëm përkrah gjuhëve më të njohura të botës, u tha në manifestimin e sivjemë “Festa e Abetarës” që u mbajt në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Mitrovica u prezentua nga shkolla fillore “Andon Zako Çajupi”, rajoni i Gjakovës nga shkolla “Avdyl Frashëri” e Xerxës së Rahovecit, Gjilani me shkollën fillore “Halil Alidema” nga Pozharani i Vitisë, Ferizaji me shkollën fillore ” Qamil Ilazi” nga Kaçaniku, Peja me shkollën fillore “Bajram Curri” nga Istogu dhe Prishtina nga shkolla fillore “Pandeli Sotiri” e Obliqit.
Në manifetsimin “Festa e abetares”, morën pjesë z/ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Agim Hyseni, kryetari i komunës Avni Kastrati, drejtori i Arsimit Ali Bejta, prindër, mysafirë dhe veteranë tëarsimit si dhe njëri ndër autorët e Abetares, Ramiz Hoxha
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, thanë mes tjerash se edhe abetarja e cila unifikoi popullin tonë dhe ndihmoi dhe përfeksionoi vetë gjuhën tonë, përjetoi fatin e popullit tonë ndër vite, ndërkohë që sot ajo është bazë e mirë për ngritjen dhe dijet.
Ndërkaq, zv/ministri Hyseni duke ju drejtuar nxënësve të pranishëm theksoi se është dita e tyre por gëzimi i të gjithë neve të tjerëve, nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve.
Ai vlerësoi se rruga që hapi sot abetarja është rruga më e sigurtë, andaj i porositi ata që mos t’i lënë kurrë shkronjat pasi nëpërmes tyre dhe dijës nga librat mësojnë madhështinë e kësaj bote.
Shkollat pjesëmarrëse janë prezentuar me pika të ndryshme, kryesisht recitimet rreth atdheut, shkronjave, librit, pavarsisë dhe prindërve. Po ashtu pati edhe disa pika muzikore dhe vallet me motive nga të gjitha trevat tona që u interpretuan aq bukur dhe pastër nga nxënësit e klasës së parë të shkollave.
Në përfundim të manifestimit, zv/ministri Hyseni dhe zyrtari i arsimit Habib Aliu ndanë mirnjohje për shkollat pjesëmarrëse, ndërkaq me mirënjohje të veçantë u nderua njëri nga autorët e abetares Ramiz Hoxha.
Përveç zyrtarëve të arsimit, komunës dhe mësimdhënësve, në manifestim morën pjesë edhe shumë prindër të fëmijëve që tashmë kishin përfunduar abetaren.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close