Publikuar me datën: Mon, Apr 26th, 2010

Në Mitrovicë qetësi, me gjithë incidentet

Mitrovicë, 26 prill  – Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë në Mitrovicë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, se situata në dy javët e fundit ka qenë kryesisht e qetë, përkundër disa incidenteve që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve. Kreu i komunës, Avni Kastrati, tha se gjendja e sigurisë gjatë kësaj kohe ka qenë e qetë, ndërsa incidentet që kanë ndodhur nuk kanë ndikuar në situatën e përgjithshme. Në këtë kontekst, ai përmendi protestën e banorëve të Zhabarit dhe bllokimin e rrugës me 24 prill pas ndërprerjes kolektive të energjisë elektrike si dhe shkatërrimin e dy antenave të IPKO së në Rudar, përkatësisht në Koshtovë të Leposaviqit. Ai theksoi se në takime që ka pasur me zyrtarë të KEK ut janë marrë vesh që tash e tutje të mos ketë ndërprerje kolektive të energjisë elektrike dhe se kjo marrëveshje tashmë ka filluar të jetësohet. Në anën tjetër, ai dënoi shkatërrimin e antantave të IPKO së në veri dhe kërkoi nga autoritetet që të marrin masa për të identifikuar kryesit e këtyre veprimeve kriminale. Në lidhje me situatën e sigurisë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, përmendi edhe një incident që ka ndodhur në Lagjen e Doktorëve, ku është gjuajtur me gurë në drejtim të një familjeje shqiptare. Në këtë drejtim, ai vlerësoi maturinë e popullatës shqiptare në vëri të qytetit dhe kërkoi masa më të mëdha të sigurisë. Për situatë të qetë në këtë takim kanë folur edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të KFOR it, të cilët kanë theksuar gatishmërinë e tyre për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close