Publikuar me datën: Fri, Feb 25th, 2011

Në Maqedoni s’ka zgjedhje para majit

Shkup, 25 shkurt – Dorëheqja e kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KQZ), Aleksandar Novakoski ndikon në shtyrjen e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Edhe pse të dy procedurat, ajo e emërimit të kryetarit të KQZ-së, e cila zgjat minimum 20 ditë, dhe ajo e përgatitjes së KQZ-së për zgjedhje, procedurë kjo që zgjat minimum 45 ditë që nga momenti i shpërbërjes së parlamentit mund të zhvillohen paralelisht, mbledhja e parlamentit për të votuar kryetrarin e ri të KQZ-së është e vështirë.

Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të realizohen para 65 ditëve, që nda momenti i shpërbërjes së parlamentit, raporton sot “Lajmi” i Shklupit. Sipas Ligjit kryetari i KQZ-së, emërohet nga parlamenti dhe parlamenti është ai që duhet t’ia pranojë dorëheqjen. “Pasi ta pranojë parlamenti dorëheqjen e kryetarit, Komisioni për emërim duhet të hapë konkurs. Pastaj ky komision në afat prej 3 ditëve i jep kohë opozitës që të propozojë kandidatin e mundshëm që ata mendojnë, prej atyre që kanë konkurruar. Nëse në afat prej 3 ditëve opozita nuk jep ndonjë propozim, atëherë Komisioni i propozon parlamentit që të emërojë ndonjërin prej kandidatëve që kanë konkurruar. Pas kësaj kandidati votohet në parlament dhe kryetari i KQZ zgjidhet me dy të tretat e votave në parlament”, sqaron nënkryetari I KQZ-së, Subi Jakupi. Ai thotë se si procedurë, emërimi i kryetarit të ri zgjat minimum 20 ditë. Kjo është hera e parë që kryetari I KQZ-së jep dorëheqje. “KQZ është e gatshme për zgjedhje, edhe pse ndryshe është kur janë zgjedhje të rregullta dhe ndryshe kur ato janë të jashtëzakonshme, mirëpo ne gjithmonë jemi të gatshëm që ti përballojmë sfidat”, thotë Jakupi. Të premten Parlamenti do të diskutojë për zgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ-së

Dorëheqja e kryetarit të KQZ-së, Novkovskit për VMRO-DPMNE-në është një tentim i LSDM-së, për të ikur nga zgjedhjet e parakohshme, ndërsa për BDI-në e drejtë legjitime. “Është e drejtë legjitime e secilit që të jap dorëheqje, kuptohet se motivet i di ai. Gjithsesi në kuadër të asaj që parashihet me ligj, ku kryetarin e KQZ-së i takon opozitës që ta propozojë ne do ta respektojmë”, tha deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti.
Të mërkurën kryetari I KQZ-së dha dorëheqje, pasi i është cenuar autoriteti. Aleksandar Novakovksi ka qenë anëtar i KSHZ që nga viti 2005, ndërsa në krye të komisionit u zgjodh në vitin 2006..
Dorëheqja e kryetarit të KQZ-së, Novkovskit për VMRO-DPMNE-në është një tentim i LSDM-së, për të ikur nga zgjedhjet e parakohshme, ndërsa për BDI-në e drejtë legjitime. “Është e drejtë legjitime e secilit që të japë dorëheqje, kuptohet se motivet i di ai”, tha deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti.
Deputeti i Partisë Liberale Demokratike (PLD), Andrej Zhinovski akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevskin se nuk i bën publike mjetet financiare të cilat janë ndarë për votimin e shtetasve të Maqedonisë të cilët jetojnë në diasporë. Ai kërkoi përgjigje nga Gruevski për shkak se ato mjete nuk janë të tija personale por janë të popullit. Gruevski në vend të përgjigjes tha se Zhernovski është kundër procedurës së zgjedhjeve në diasporë dhe nuk e shikon se këtë procedurë e praktikojnë të gjithë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close