Publikuar me datën: Wed, Aug 25th, 2010

NË MAQEDONI PO FRYEJNË ERËRAT POST-REVOLUCIONARE DHE NDËRKOMBËTARE

Rastet e politizuara ,siç janë disa raste të intervenimit të policisë në do fshatra shqiptare , por edhe rastet e tjera që si pasojë patën burgosjen e shumë individëve ,duhet të jenë raste ku forca politike shqiptare duhet të jetë unike dhe të ketë qëndrime që do të reflektojnë dëshirën për një ardhmëri më të lumtur për familjet shqiptare.

 Në hapësirën deritani të perceptuar si mes social ku nuk ka ndryshime ne favor të përmirësimit të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoni,por edhe sa i përket mosmarveshjeve tjera ndërkombëtare, dalëngadalë vërehet zbutja e mohimeve të betonuara të rolistëve të përbetuar e të pasqyruar ne qeverinë Gruevski !Sipas gjitha gjasave së pari shtypja e pandërprerë ndërkombëtare për ndryshim të politikës joreale të Gruevskit dhe kompanisë në VMRO-DPMNE refuzimi i heshtur i po asaj politike  nga participienti shqiptar në qeveri ,si dhe opinionet e publikut shqiptar se politika Gruevski është e gabuar, në horizont shohim rezultate të cilat shkojnë në favor të vërtetimit të tezave  se në fund do të ketë ndryshime të rëndësishme si në politikën e VMRO-së ashtu edhe në qasjen e përgjithshme të shtetit ndaj problemeve egzistuse jo vetëm të atyre mesnacionale por edhe të kontestit reth emrit me Greqinë  ,Serbisë reth kishës por edhe qasja e përgjithshme e institucionit shtet ndaj aderimit në Nato dhe Be.

Duhet të kemi të qartë se politika ,,a la Gruevski,, nuk do të pësojë aq ndryshime që të na habisë,por ,nese flasim rreth çështjeve të pazgjidhura mes shqiptarëve dhe maqedonasve,është më se e sigurt se gati të gjitha kontestet do të hapen me dëshirë që të zgjidhen.Kjo është pra nevojë për të siguruar së paku poena në arenën ndërkombëtare,pasi edhe shtypja më e madhe vjen nga ai dretim ,veçanërisht për implementim të Marveshjes së Ohrit(të cilën tanimë do analistë e kanë varosur ,diku ne Butel),dhe normalisht presioni i brendshëm për ndryshime, së pari si pasojë e Revolucionit të shqiptarëve në vitin 2001 dhe opinionit të përgjithshëm shqiptar ku mbisundon mendimi se Gruevski udhëheq politikë nacionaliste dhe se politika e përgjithshme në taborin maqedonas është anti BE.

Partia politike shqiptare ,participient ne qeverinë Grujevski ,sipas gjitha gjasave do të justifikojë heshtjen e deritanishme,dhe do të vërtetojë se në të  vërtetë ajo paska pasë vizion për ardhmërinë duke u bazuar në forcën post revolucionare, që me ndikimin e saj afatshkurt dhe afatgjatë domosdo një ditë të reflektojë forcën për ndryshime,pasi forca revolucionare nuk zhduket derisa të ndodh ndonjë ndryshim rrënjësor tjetër e që do të përmbys atë që ka paraprirë,konkretisht Luftën e 2001.Njeriu i thjeshtë siç jam unë ,këtë ndikim revolucinar dhe post revolucionar nuk mund ta kuptojë lehtë ,por shteti ku na jetojmë këtë e ndjen dhe duhet ta kuptojmë se është një ndjenjë që shumë rëndon por në të njëjtën kohë edhe obligon.Lufta e 2001. ishte një tërmet në ketë teritor dhe prej atëherë ka filluar rindërtimi në baza të reja , të refuzuara në fillim nga maqedonasit por nga kjo që përmenda më lart tani vinë ditë të cilat premtojnë ndryshime.!

Ndryshime tjera , deri në vitin e rri,në bazë të rezultateve që priten të ndodhin në krahinën tonë,janë edhe ndryshimet në qeverinë Gruevski sa i përket kyçjes së fytyrave të reja në kabinetin qeveritar!Disa ministri që kanë dështuar në punën e tyre do të kenë fytyra të reja udhëheqëse e veçanërisht ministria e arsimit,ajo e shëndetësisë,punëve dhe politikës sociale.Për shkak të turbulencave mund të ndodh të ketë ndryshime edhe në ministrinë e punëve të jashtme dhe atë të punëve të brendëshme. Kyçja e frymës së re nëpër vendet më të rendësishme të digastereve të qeveritare do të jetë më shumë si pasojë e ndryshimeve të përgithshme shoqërore të shtyra nga ajo që u përmend më lart,por edhe për shkak të   orvatjes për ndryshim të mënyrës së të gjykuarit rreth fenomeneve shoqërore që do të jenë cak i revidimit i proceseve të ardhshme që do të ridefinojnë definitivisht shtetin në të cilin jetojmë si shtet polietnik .Kjo do të jetë shumë e rëndësishme sepse përfundimisht do të përul nacionalizmin maqedonas me synime për formim të shtetit etnik maqedon,dhe do të ul pakënaqësinë tek popullata shqiptare që eshtë prezente për shkak të mos zgjidhje të disa kërkesave që datojnë qysh pas mbarimit të luftës.

Pra na pret një vjeshtë interesante!Përqëndrimi parësor i shqiptarëve duhet të jetë në heqjen e ,,sëpatës së luftës,, në mes veti,pastaj analizimi preciz dhe racional i asaj se si të veprohet në raste të negociatave me maqedonasit rreth problemeve egzistuese.Rastet e politizuara ,siç janë disa raste të intervenimit të policisë në do fshatra shqiptare , por edhe rastet e tjera që si pasojë patën burgosjen e shumë individëve ,duhet të jenë raste ku forca politike shqiptare duhet të jetë unike dhe të ketë qëndrime që do të reflektojnë dëshirën për një ardhmëri më të lumtur për familjet shqiptare.

Ndodhitë në BFI  dhe lindja e do mosmarëveshjeve brenda konfesionale,janë një ndër ngjarjet që mund të ndikojnë renditjen dhe kohën e ndryshimeve shoqërore në vendin tonë.!                     Në përgjithësi faktori politik shqiptar të ketë parasysh se një numër të madh të  popullatës e ka buzë greminës se varfërisë dhe çdo vendim eventual e që do të ketë të bëjë me hapjen e vendeve të punës ,ta ketë si prioritet për popullin e vet.

Nga LULZIM Z. HAMIDI

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close