Në Malishevë sot protestë kundër arrestimeve

Malishevë, 17 mars – Organizatat e dala nga Lufta, përkatësisht degët e tyre në Malishevë, organizojnë sot një protestë në orën 12:00. Sipas një njoftimi, protesta mbahet në qendër të Malishevës më “Sheshin e Dëshmorëve” kundër arrestimit nga ana e EULEX it të luftëtarëve të UÇK së. Nga komuna e Malishevës dje nga EULEX-i janë arrestuar disa veteranë të luftës. Përndryshe edhe deputeti dhe nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj është nga Banja e Malishevës.