Publikuar me datën: Fri, May 20th, 2011

Në keto kohe edhe vete ZOTI eshte me ne ,por a jemi ne me veten tone?

Nga;Lek Mrijaj

 

Me gjithe problemet dhe peripetite,renjet dhe ngritjet,per shqiptaret vitet 1998-2011, jane vitete e kthesave te medha,koha kur jo vetem superfuqia boterore,shtetet me te forta te Europes,drejtesia nderkombetare por edhe vete Zoti ishte ne anen tone ne anen e drejtesise dhe njerezimit.
U deshte guxim ,vendosemri,atdhedashuri dhe sakrifice deri ne flijim te cilat kurre nuk ju munguan shqiptareve por keto nuk do te mjaftonin pa ndihmen dhe perkrahjen e fuqive vendimmarrese ne radhe te pare te SHBA-ve ,Anglise,Frances,Gjermanise percaktimet e te cilave jane lokomativa qe percakton drejtimin e politikes ne bote.
U deshte lufta dhe flijimi i me te mireve : i luftetareve trima te UÇK-se,i femijeve ,motrave e nenave,te rinjeve dhe pleqeve pra te dhjetramijera shqiptareve ,por kete here kjo lufte,ky guxim,kjo sakrifice e katrahure fale Zotit dhe miqeve tane beri kthesen e madhe historike per ndryshim nga shum perpjekje dhe sakrifica gjate historise.
Sot instanca me e larte e drejtesise nderkombetare e perbere nga perfaqesues te vendeve dhe kontinenteve te ndryshme te botes permes gojes se plakut te thinjur Owada i dha edhe bekimin e drejtesise boterore vendimit dhe percaktimit te nje populli per liri dhe vetevendosje duke lene me goje hapur kundershtaret te pavaresise te cilet e kerkuan kete me shprese se vendimi do te jete kunder.
A duhet tani te ndalet secili nga ne shqiptaret dhe te reflektoje se paku per nje qast,duke lene huqet e zenkat,interesat e ngushta dhe inatet partiake e personale: Ne kete kohe kur fuqite vendimarres,drejtesia me e larte e njerezimit madje edhe vete Zoti eshte ne anen tone,ne anen e ketij populli te shumvuajtuar dhe te shkelur e te coptuar ne shekuj nga roberia e barbareve dhe padrejtesit historike,pra ne vete a jemi sa duhet me veten tone? A jemi sa duhet nesherbim te interesave madhore te kombit dhe atdheut dhe me veprimet,sjelljet,shkrimet, opinionet a po kontribojme qe te realizohet maksimalja e mundeshme sepse ndoshta nuk do te kemi kohe dhe shanse tjeter te tille?
Kete reflektim duhet ta bejme te gjithe duke filluar nga presidenti e kryeministri,te gjithe bartesit e funksioneve politike e te drejtesise,sherbimeve publike e administrates, perfaqesues te mediave dhe OJQ-ve,ne njerzit e thejeshte punetore ,fshatare,nxenes, studente e pensioniste.Secili ne takatin e vete sa jemi duke kontribua ne kete drejtim .
Kjo vlene per te gjithe sepse shume gjera nuk deshmojne kete perkushtim.Nuk jane ne kete lini sjelljet papergjegjesi deri ne devijime e abuzime te shum pushtetareve , punetoreve publik,te njerzeve te drejtesise dhe rendit,te njerzeve te mediave e percaktimit te opinioneve publike.Ndryshe nuk do te kishte ndodhur gjithe kjo rremuje ne kete kohen kur pritnim kete vleresim tejet te rendesishem nga instanca me e larte e drejtesise ne bote.Nuk do te ngjalleshin lugeterit qe strukeshin neper kthina te erreta per te demkosur luften dhe sakrificen e nje populli madje me perkrahjen dhe zhurmen e madhe .
Te vendosim pra secili nga qeshtjen me madhore para lakmive,interesave,tekeve,inateve dhe sillemi i madh e vogel,pozite e opozite duke kryer punet re obligimet tona te perditeshme,duke jetuar jeten ne garen politike e njerezore pa cenuar interesin kombetare dhe atdhetare sepse nuk mjafton fakti se te tjeret jane me ne pa qene ne me veten tone.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close