Publikuar me datën: Fri, May 21st, 2010

Në kërkim të skulptorit për shtatoren e dytë të Nënë Terezës në Prishtinë

Prishtinë, 20 maj – Kryeqyteti i Kosovës do të bëhet edhe me një shtatore të humanistes shqiptare, Nënë Tereza. Do të jetë sheshi para Katedrales Katolike në Prishtinë që mban emrin e figurës së shquar, vendi ku do të ngrihet shtatorja. Këto detaje janë bërë të ditura në konkursin e shpallur, të enjten, nga Agjencia për Integrime Evropiane.
“Monumenti-shtatorja duhet të jetë rreth 4 metra e lartë, derisa materiali i ndërtimit mund të përzgjidhet nga vetë artisti”, thuhet në konkursin me të cilin u bëhet ftese artistëve që deri më 15 qershor të dërgojnë në selinë e Kishës Katolike në Prishtinë, një formë të modelit rreth 50 centimetra dhe një koncept të shkruar për veprën e tyre.
Pikërisht 15 qershori është shënuar si data në të cilën do të përzgjidhet artisti fitues për ndërtimin e kësaj shtatoreje. Ndërkaq vetëm 20 ditë do të jenë në dispozicion për të konkretizuar në skulpturë maketin e saj. Ngritjen e shtatores së Nënë Terezës në sheshin pranë Katedrales, kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, e ka quajtur nder për Prishtinën dhe Kosovën.
Ndërtimi i këtij monumenti është mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë.
“Në mënyrë simbolike, komuniteti ndërkombëtar dëshiron t’i dhurojë këtë monument qytetit të Prishtinës. Për këtë qëllim, ditë më parë në Prishtinë janë takuar 10 ambasadorë të akredituar. Të tjerët po ashtu kanë paralajmëruar mbështetjen e tyre për këtë projekt”, thuhet në njoftimin dërguar bashkë me konkursin.
Fakti që të huajt përkrahin ndërtimin e shtatoreve të tilla, me përmasa kaq të mëdha, është i pakuptueshëm për artistin Mehmet Behluli.
“Në parim nuk pajtohem me formën se si ndërtohen shtatoret te ne, ku gati kush do dhe ku do e vë një shtatore. Në vendet serioze nuk punohet kështu, ka komisione dhe janë disa leje që duhet marrë”, ka thënë Behluli. “Ndërkombëtarët është mirë të na përkrahin por sipas mënyrës qysh shtatoret i bëjnë në vendet e tyre”, ka shtuar ai.
Edhe skulptori Ismet Jonuzi thotë se nuk preferon shtatore të përmasave të mëdha.
“Përmasat nuk e rrisin vlerën e një monumenti”, ka thënë Jonuzi. Madje, sipas tij, skulpturat e përmasave të mëdha zënë hapësirë shumë të madhe, për çka ai dyshon se sheshi para Katedrales e ka.
“Zakonisht shtatoret e përmasave të mëdha u dedikoheshin diktatorëve komunistë si Lenini, Stalini, etj., të cilat kur i ke parë më shumë kanë ngjallur njëfarë frike, se sa që të kanë joshur estetikisht”, është shprehur Jonuzi.
Por për skulptorin Luan Mulliqi, autor i shtatores së Nënë Terezës në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, fakti se ndërkombëtarët kanë shpallur dhe do ta mbikëqyrin këtë konkurs është i rëndësishëm.
“Të paktën kjo garanton një konkurrencë, që gjithçka të jetë transparente, dhe që veprat monumentale të kenë një filtrim profesional, aq më mirë që ai është ndërkombëtar”, ka thënë Mulliqi, teksa ka lënë të hapur mundësinë që pikërisht ai të jetë njëri ndër skulptorët që do të bëhet pjesë e kësaj gare.
Për Mulliqin shtatorja e Nënë Terezës e vendosur në Sheshin që mban emrin e saj, në qendër të Prishtinës është artistikisht e dobët.
“Ajo është vendosur pa ndonjë kriter”, ka përfunduar Mulliqi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close