Në fshatin Sferkë të Klinës një i ri vdes nga rryma elektrike

Klinë, 24 gusht – Berat Hamdi Gashi ( 1989) nga fshati Sferkë i Klinës, ka mbetur i vdekur nga kontakti me rrymë elektrike. Ngjarja e kobshme për familjen Gashi, ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00 në shtëpinë e të ndjerit, njoftojnë familjarët.
Policia ka dalë në vend të ngjarjes, konfirmon rastin, por nuk jep detaje tjera.
Merret vesh se i ndjeri Berati në momentin kritik, kishte hipur në çatinë e shtëpisë së tij për të rregulluar një reflektor dhe kontakti me rrymën i ka kushtuar me jete. Vdekja është konstatuar nga stafi shëndetësor i QKMF-së “ Nënë Tereza” në Klinë. Familja Gashi në lagjen Musliaj të fshatit Sferkë, ishte duke u përgatitur për një aheng familjar, fejesën e njërit prej vëllezërve të Beratit. I ndjeri është varrosur sot në varrezat e fshatit të tij të lindjes.